By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të kërkohet anulimi i Rezolutës 1244 të KS të OKB-së!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Të kërkohet anulimi i Rezolutës 1244 të KS të OKB-së!
Opinion

Të kërkohet anulimi i Rezolutës 1244 të KS të OKB-së!

Kosova Times
Last updated: 2023/10/13 at 12:00 PM
Kosova Times Published October 13, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Klasa e papërgjegjshme politike me këta liderë të korruptuar dhe të tejinkriminuar për dy dekada rresht e shkatërruan shtetin e Kosovës, si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë diplomatik. Tre viteve të fundit, nga papjekuria dhe naiviteti i klasës aktuale në pushtet është rrezikuar seriozisht ekzistenca e shtetit të fituar me mund të madh dhe sakrifica të panumërta.

Nga krimi i organizuar në rrezikim të shtetit

Përveç përfshirjes së pjesës dërmuese të liderëve partiak në krim të organizuar, politikanët e shkatërruan shtetin në mënyrë sistematike dhe në baza ditore, duke i shkaktuar dëme të pariparueshme.

Klasa e papjekur politike apo më mirë të themi naivët politikë të Kosovës, përveç humbjes së besimit tek qytetarët e vendit, e kanë humbur besimin edhe tek ndërkombëtarët shkaku i gënjeshtrave dhe mashtrimeve që iu bënë në vijimësi qytetarëve, skandaleve dhe abuzimit të pushtetit për interesa personale si dhe lojes më fjalë rreth marrëveshjeve ndërkombëtare.

Edhe pse 15 vjet shtet i pavarur dhe mbi 24 vjet në liri, Kosova është shndërruar në shtet të krimit të organizuar dhe i nëntokës të mafio-oligarkëve, pa ekonomi të tregut, por me monopole, pa sundim të ligjit e me krim të organizuar, pa arsim cilësorë dhe me gjysmanalfabetë, pa shëndetësi e me shumë të sëmurë, pa e kontrolluar tërë territorin e vet, pa e njohur Kosovën si shtet të vetin të gjithë qytetarët e saj, pa liberalizim të vizave, pa Kartonin e Gjelbër në Evropë e pa shumëçka tjetër bazike për jetë normale të qytetarëve.

Klasa politike e kriminalizuar, pa dallim pozitë dhe opozitë, përveç degradimit dhe humbjes së imazhit të shtetit, e kanë vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e shtetësisë së Kosovës.

Liderët shtetërorë për t’i ikur marrëveshjes për Asociacionin, më shumë e promovojnë luftën sesa paqen, thuajse Kosova është pronë private e tyre!

Kësisoj po rrezikohet ekzistenca e shtetit të Kosovës, pikërisht nga kjo klasë naivësh politikë pa përjashtuar të paren e shtetit dhe as njërin lider apo parti politike aktuale në Kosovë.

Eksperimentet e rrezikshme kriminale në veri

Nga protestat e serbëve të veriut në muajin Maj e deri tek sulmi i 24 shtatorit në veri të vendit, gjithçka ishte një testim dhe eksperiment i rrezikshëm për jetën e qytetarëve, Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

Dështimi i planit serb në veri më 24 shtator, nuk e nënkupton mposhtjen përfundimtare të Serbisë, e cila do të kërkojë pretekst të ri për invazion në veri të vendit dhe destabilizim të rajonit në përgjithësi.

Edhe më tutje mbetet shqetësues hezitimi i bashkësisë ndërkombëtare për ndëshkimin dhe sanksionimin e Serbisë për sulmin në veri, me justifikimin e “mbledhjes së fakteve” edhe pse ato janë të shumta dhe të pakontestueshme nga askush!

Heshtja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmit terrorist në veri, nënkupton mbrojtjen në heshtje të Serbisë dhe anashkalimin e rrezikut që i kanoset shtetit të Kosovës.

Pas sulmit në Veri, lidershipi ynë pa humbur kohë duhet t’i kërkojë KS të OKB-së heqjen e Rezolutës 1244, e cila e njeh sovranitetin e Serbisë në Kosovë, ku këtë të fundit e trajton si territor të papërcaktuar.

Pra, liderët shtetëror duhet ta lënë gjuhën e patriotizmit në raport me ndërkombëtarët. Në vend të heroizmit dhe trimërisë, duhet të flasin dhe kërkojnë veprime energjike të bashkësisë ndërkombëtare për presion më të madh kundër presidentit Vuqiq, përkatësisht të kushtëzimit me heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, e cila e përcakton Kosovën pjesë integrale të saj.

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Kosova Times October 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Varhelji:Serbia është e nevojshme te përafrohet me qëndrimin e BE-së ndaj Rusisë

Kosova Times Kosova Times May 10, 2023
Spahiu: Kryeministër koncentrohu!
Rusët kanë një armë të re të fuqishme të quajtur Harp
4 vjet në qeverisje, pagat rriten me 6.8 euro
Kurti: Radoiçiq vazhdon përgatitjet për sulme tjera në vendin tonë|
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?