By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mijëra njerëz në Tel Aviv demonstrojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
August 9, 2025
15 vatra të zjarrit aktive në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR-it
August 9, 2025
Sqarimi i ministrisë për pronën e News24 me kontratë qiraje deri në 2033
August 9, 2025
Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital
August 9, 2025
Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UNDP lanson BOOST II në mbështetje të bizneseve në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > UNDP lanson BOOST II në mbështetje të bizneseve në Kosovë
Financa

UNDP lanson BOOST II në mbështetje të bizneseve në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/13 at 4:55 PM
Kosova Times Published October 13, 2023
Share
SHARE

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë lansoi edicionin e dytë të Boost x Kosovo për të mbështetur rimëkëmbjen e gjelbër në sektorin privat. Ky edicion: Sfida e Gjelbër e Kosovës: NextGen vjen si rezultat i suksesit të edicionit të parë, i cili ka qenë me ndikim të thellë, me mbi 90% të të pranishmëve që shprehin një rekomandim të fortë për programin. Ky edicion është i fokusuar në Tranzicionin e Gjelbër dhe Digjital të 30 ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), nga të cilat 10 do të marrin grante për miratimin e zgjidhjeve të propozuara.

Valët e fundit të të nxehtit dhe përmbytjet e shpejta që ndodhën në Kosovë shërbejnë si një ilustrim i qartë i ashpërsisë së sfidave të ndryshimeve klimatike, duke krijuar një gamë të gjerë rreziqesh për bizneset dhe veprimtarinë e tyre të përditshme. Për të ndihmuar në adresimin e këtyre tronditjeve mjedisore dhe ekonomike, kjo sfidë e hapur synon të përgatisë bizneset për t’u përshtatur me ndikimet e ndryshimeve klimatike duke përshpejtuar kalimin drejt praktikave të qëndrueshme të biznesit.

Sfida është e hapur për të gjitha NMVM-të që kërkojnë të forcojnë aftësinë ripërtëritëse të tyre, duke përvetësuar njohuritë dhe financimin e nevojshëm për zgjidhje inovative, të cilat adresojnë krizat mjedisore, ekonomike, sociale dhe shëndetësore. Përqafimi i një strategjie të rimëkëmbjes së gjelbër jo vetëm që ofron potencial për të krijuar mundësi të reja punësimi dhe për të rindërtuar ekonominë e vendit, por gjithashtu hap rrugën për një të ardhme rezistente ndaj klimës, duke forcuar konkurrencën e Kosovës.

Programi i përshpejtimit BOOST x Kosova do të përzgjedhë 30 NMVM-të që demonstrojnë potencial të rëndësishëm biznesi për të bërë zhvendosjen drejt qëndrueshmërisë mjedisore si një komponent thelbësor i rimëkëmbjes së gjelbër. Ky program do të fokusohet në zhvillimin e modeleve të qëndrueshme të biznesit, rritjen e aftësive të menaxhimit të rrezikut dhe forcimin e qëndrueshmërisë ndaj fatkeqësive. Nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre, këto ndërmarrje do të çojnë zgjidhjet e tyre inovative në nivelin tjetër dhe do të përforcojnë ndikimin e tyre. NMVM-të e drejtuara nga gratë, të gatshme për të gjeneruar mundësi të konsiderueshme punësimi dhe një të ardhme më të gjelbër, inkurajohen fuqimisht të aplikojnë.

Sfida e Gjelbër e Kosovës është ndër iniciativat e para me fokus të veçantë në fuqizimin e ndërmarrësve të rinj në përpjekjet e tyre, për të kultivuar modele të reja biznesi që i japin përparësi inovacionit, qarkullimit dhe emetimeve zero. Ai synon të bashkojë palët e interesuara institucionale, organizatat e shoqërisë civile dhe sektorin privat për të mbështetur ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të Kosovës dhe për të forcuar ekosistemin e inovacionit.

Afati i fundit i aplikimit për BOOST ll: Sfida e Gjelbër e Kosovës: NextGen është 31 tetor 2023. Aplikoni këtu!

BOOST është një program përshpejtimi, i mundësuar nga UNDP për Evropë dhe Azinë Qendrore, duke rritur inovacionin e ndikimit social dhe duke përshpejtuar Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. BOOST x Kosova është kapitulli lokal i programit, i nisur nga UNDP në Kosovë dhe i zbatuar në bashkëpunim me Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK). Edicioni i dytë i tij synon të mbështesë rimëkëmbjen e gjelbër në sektorin privat duke nxitur një mjedis të favorshëm me një qasje të përqendruar te njerëzit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times October 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës po kontrollon persona dhe kompani nën sanksionet e SHBA

Kosova Times Kosova Times June 26, 2024
Izraeli thotë se “ka shumë mundësi” që është përgjegjës për vrasjen e tre pengjeve në Gazë
Dy të arrestuar nga operacioni anti-terrorizëm në Fushë-Kosovë e Malishevë
Barcelona del e buzëqeshur nga udhëtimi në Paris
Osmani e Kurti morën pjesë në pritjen e organizuar për nder të festës së Krishtlindjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?