By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Zvicra: Toka e Alpeve, liqene blu të pabesueshme dhe kështjella magjike, ku çdo kornizë është si një kartolinë
May 17, 2025
Kosova është zemra e kombit shqiptar
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Iranit i shpaguhen investimet anti-izraelite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Iranit i shpaguhen investimet anti-izraelite
Rajon / Botë

Iranit i shpaguhen investimet anti-izraelite

Kosova Times
Last updated: 2023/10/14 at 4:19 PM
Kosova Times Published October 14, 2023
Share
SHARE

Irani këmbëngul se nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në sulmin e papritur të Hamasit kundër Izraelit, por kjo nuk e pengon atë të flasë për një mori gjërash që i sheh si fitore.

Grupi militant palestinez, i mbështetur nga Irani, sulmoi Izraelin më 7 tetor nga Rripi i Gazës.

Brenda disa orësh, sulmi la të vrarë së paku 900 izraelitë, ndërsa në Teheran u ngritën tabela që njoftonin “çlirimin e madh” të territoreve palestineze dhe “shkatërrimin” e armikut kryesor të Iranit – Izraelit.

Rezultatet e sulmit të Hamasit – më vdekjeprurësi në historinë e Izraelit – nisën ta ndryshonin peizazhin diplomatik dhe ushtarak në rajon.

Dhe nga kjo është duke përfituar pikërisht Irani – një vend me shumicë shiite, që përpiqet ta çimentojë veten si një fuqi e madhe në Lindjen e Mesme dhe si mbështetës kryesor i çështjes palestineze në botën myslimane.

Teherani e ka pranuar publikisht mbështetjen financiare dhe morale për Hamasin – grupit sunit që kontrollon Rripin e Gazës. Ai mbështet edhe grupime të tjera militante, si Xhihadi Islamik Palestinez – grup sunit me bazë në Gazë – apo Hezbollahu – grup shiit me bazë në Liban.

Republika Islamike, sipas ekspertëve, tani po sheh një kthim të madh të investimeve të saj kundër Izraelit.

“Ka të bëjë me përvetësimin e forcave që janë të gatshme të qëllojnë mbi njerëzit që ju dëshironi… dhe kjo, në thelb, e shpjegon mbështetjen materiale të Iranit për grupet terroriste palestineze, si Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez”, thotë për Radion Evropa e Lirë Behnam Ben Taleblu, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive me bazë në Uashington.

Sipas tij, Irani mbështet në mënyrë të barabartë si “terrorizmin sunit dhe shiit, islamik apo xhihadist”.

“Dhe, shpesh, ka qenë mbështetja materiale dhe financiare e Iranit për Xhihadin Islamik Palestinez, si dhe për vetë Hamasin, ajo që i ka shtuar ngjyrë eksportit të Revolucionit Islamik në të gjithë Lindjen e Mesme”, thotë Taleblu.

Sulmi – në kohën kur Irani po vështronte me kujdes se si rivalja e tij, Arabia Saudite, po shkon drejt normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin – i mundëson Teheranit të përfitojë edhe nga përgjigjja e fuqishme ushtarake e Izraelit.

Sipas vëzhguesve dhe zyrtarëve iranianë, ajo do t’i rrisë ndjenjat anti-izraelite në rajon.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Veleyati, e tha këtë gjë në një bisedë telefonike që zhvilloi me homologun e tij sirian, më 9 tetor.

“Ato vende arabe që dëshirojnë të vendosin marrëdhënie diplomatike me regjimin zionist [v.j. mënyra se si Irani i referohet Izraelit] duhet të marrin mësime nga ajo që ka ndodhur dhe të mendojnë dy herë përpara se ta bëjnë këtë”, tha Veleyati.

Irani ka këmbëngulur se nuk e ka ndihmuar Hamasin për ta koordinuar sulmin kundër Izraelit. Forca e Mbrojtjes e Izraelit ka thënë më 9 tetor se nuk është zbuluar ende asnjë provë që tregon se Irani ka rol të drejtpërdrejtë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë, gjithashtu, se nuk kanë parë prova për përfshirjen e Iranit, edhe pse zyrtarët kanë theksuar se Teherani është “bashkëpunëtor”, për shkak të ofrimit të armëve dhe trajnimit për Hamasin.

Disa vëzhgues, duke vënë në dukje partneritetin mes Hamasit dhe Iranit, flasin edhe për “pavarësinë tradicionale” të Hamasit në krahasim me grupet e tjera, si Hezbollahu apo Xhihadi Islamik Palestinez.

“Ky është një rrëfim palestinez. A e shfrytëzoi Hamasi ndihmën iraniane? Patjetër që po. A kishte interes Irani në këtë veprim? Po”, shkroi më 9 tetor Raz Zimmt, bashkëpunëtor në Qendrën e Aleancës për Studime Iraniane në Universitetin e Tel Avivit.

“A ka nevojë Hamasi për lejen e Iranit për të vepruar? Jo. A ka pasur një koordinim të hershëm midis Hamasit, Iranit dhe Hezbollahut? Është e mundur. Por, në fund, ky është një veprim i Hamasit, i bazuar në interesat e tij, që dalin nga realiteti palestinez”, tha ai.

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme iraniane vazhdoi ta mohojë përfshirjen, duke thënë më 9 tetor se “akuzat që lidhen me rolin iranian, bazohen në arsye politike”.

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka pranuar se grupi ka marrë rreth 70 milionë dollarë ndihmë ushtarake nga Irani vitin e kaluar.

Në vitin 2020, Departamenti amerikan i Shtetit ka raportuar se Teherani ka ofruar rreth 100 milionë dollarë në vit për grupet militante palestineze, përfshirë Hamasin, Xhihadin Islamik Palestinez dhe Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës – Komanda e Përgjithshme.

Në sulmin e fundit, Hamasi ka lëshuar mijëra raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit. Disa zyrtarë të inteligjencës kanë thënë se Irani ka ofruar ndihmë teknike në prodhimin e këtyre armëve.

Përdorimi i avionëve, dronëve dhe raketave vendase nga grupi militant është pjesë e strategjisë së Iranit, thotë Taleblu.

“Një pjesë e strategjisë së sigurisë së Iranit – pasi Izraeli ka qenë në gjendje t’i godasë në mënyrë më efektive lëndët e para, komponentët dhe të gjitha sistemet që regjimi ka dërguar në të gjithë rajonin – është ta mbështesë prodhimin vendas”, thotë ai, duke shtuar se, në fund të fundit, qasja u shërben interesave të Iranit, pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të tij.

You Might Also Like

Një fëmijë i vogël (2) i mbijeton rënies nga kati i 15-të

Trump: Nëse Putini nuk do të ishte bllokuar në baltë me tanket e tij, do të kishte qenë në Kiev për pesë orë

Bloomberg mëson kërkesat e Rusisë në bisedimet e Stambollit

Sulmohet një autobus në Ukrainë, nëntë të vdekur. Ukrainas: Rusët përdorën Lancet-in

Kompania ajrore Swiss International Air Lines anulon 1,400 fluturime për shkak të mungesës së pilotëve

Kosova Times October 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
118 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Izrael: ‘Gazetari’ i vrarë i Al Jazeera ishte militant i Hamasit

Kosova Times Kosova Times March 25, 2025
Presidentët e Ukrainës dhe Serbisë diskutojnë ‘Rrugën Evropiane’, Bashkëpunimin Dypalësh
Ballkani nxjerr në shitje biletat për sfidën e parë ndaj Larnes
Kurti me diplomat gjerman e francez për deskalimin e situatës në veri
Zelensky thekson nevojën për përparime në fushëbetejë para takimit me aleatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?