By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dialogut i ka humbur kuptimi!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dialogut i ka humbur kuptimi!
Opinion

Dialogut i ka humbur kuptimi!

Kosova Times
Last updated: 2023/10/15 at 9:20 AM
Kosova Times Published October 15, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, gjegjësisht pas agresionin terrorist serb, nuk ka logjikë të vazhdojë më sikurse para aktit tragjik të 24 shtatorit në Banjskë. Kësisoji kemi arritur në pikën kur dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit i ka humbur kuptimi.

Jo dialog pa rolin prijës të ShBA-ve

Situata e shtensionuar politike fare nuk përkon më situatën eskaluese në terren, e cila pas bastisjeve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore, për një çast të vetëm mund të kthehet në konflikt të hapur, për shkak se aty ende po gjendet arsenal i madh luftarak për destabilizimin e rajonit.

Krijohet përshtypja sikur në atë pjesë të vendit tonë më shumë ka arsenal luftarak sesa banorë dhe kjo nuk është krijuar për një ditë të vetme, por me vite të tëra dhe një vijimësi nga dita në ditë.

Edhe përkundër faktit se zyrtarët e BE-së po bëjnë thirrje që palët të kthehen në procesin e dialogut, pa i specifikuar detajet se si do të duket ai. Pas 24 shtatorit, procesi i dialogut nuk guxon të vazhdojë tutje pa e qartësuar agjendën dhe formatin e dialogut.

Paaftësia e BE-së për ta shtyrë përpara procesin e dialogut me eepilog final, e shtron nevojën që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë në një format krejtësisht të ri, me rolin prijës të SHBA-ve, e cila do t’i vejë në binarë të barabartë të dy palët në dialog, duke i ngarkuar me përgjegjësi të njëjta për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe Ohër.

Barazia në dialog fillon në momentin e ndëshkimit të Serbisë për sulmin në veri më 24 shtator 2023, si dhe me heqjen e masave ndëshkimore për Kosovën pas trazirave në veri, nga të cilat Kosova u ndëshkua padrejtësisht dhe në mënyrë të njëanshme.

Me format të ri të bisedimeve

Jo serioziteti i negociatorëve evropian në bisedimet e Brukselit në njërën anë dhe favorizimi i Serbisë në anën tjetër, i bën Borrelin dhe Lajçakun të ‘pabesueshëm’ për palën kosovare në bisedime.

Andaj, nuk ka më asnjë arsye për vazhdim të dialogut me logjikën e vjetër, me të njëjtën përmbajte dhe të njëjtin përfaqësim. Kur e them ketë e kam parasysh faktin, se dialogu Kosovë-Serbi duhet të zhvillohet në nivel të barabartë mes dy presidentëve, e jo si deri më tani në nivel të pabarabartë president-kryeministër.

Presidentet e dy shteteve, përveçse liderë shtetërorë janë edhe udhëheqës suprem të forcave të armatosura në shtetet respektive, dhe kjo nuk është gjë krejtësisht e parëndësishme për rrethanat nëpër të cilat po kalojmë.

Shkala e lartë e rrezikut e kërkon nivelin më të lartë të përgjegjësisë në bisedime, e jo të takohen sa për të bërë foto-kortezie, sa për t’u dukur se janë serioz apo të relaksuar me situatë të tensionuar në vend.

Liderët shtetërorë duhet të jenë të gatshëm me marrë vendime të mëdha për të mirën dhe të ardhmen e qytetarëve, ligjërisht të obligueshme për të dyja shtetet, e jo të vazhdohet sikurse deri më tani, me lojëra të kriposura politike të palëve në dialog, pasojat e të cilave po i vuajnë qytetarët e Kosovës.

Qëllimi i presidentit serb, Aleksander Vuqiqi është që me lojëra politike të mbulojë ngjarjen tragjike në Bajnska, me promovimin e zgjedhjeve të reja në veri, i cili është i njëjti që i ka urdhëruar serbët për bojkotim të zgjedhjeve dhe daljen nga institucionet e Kosovës, siç e kishte bërë me policët, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët shtetëror të komunitetit serb të pjesës veriore.

You Might Also Like

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Kosova Times October 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Inflacioni në Turqi, më i larti në 24 vjetët e fundit

Kosova Times Kosova Times October 3, 2022
Autoritetet anulojnë diplomën e drejtoreshës së Qendrës Klinike të Sarajevës
Osmani: Sot mund të ishte ditë feste edhe ke ne, urime Ukrainës dhe Moldavisë për fillimin e negociatave me BE-në
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Gërvalla viziton Monakon, në fokus anëtarësimi në organizata ndërkombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?