By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin: Sugjerimet për luftë të ShBA-së kundër Rusisë dhe Kinës s’kanë kuptim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putin: Sugjerimet për luftë të ShBA-së kundër Rusisë dhe Kinës s’kanë kuptim
Rajon / Botë

Putin: Sugjerimet për luftë të ShBA-së kundër Rusisë dhe Kinës s’kanë kuptim

Kosova Times
Last updated: 2023/10/15 at 1:46 PM
Kosova Times Published October 15, 2023
Share
SHARE

Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë të dielën se sugjerimet që Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një luftë kundër Rusisë dhe Kinës, nuk kanë kuptim, dhe e ka paralajmëruar Perëndimin se çdo luftë kundër Rusisë do të jetë në tjetër nivel, në krahasim me konfliktin në Ukrainë.

Një panel dypartiak, i emëruar nga Kongresi amerikan, ka thënë të enjten se Uashingtoni duhet të përgatitet për simulim të luftërave me Moskën dhe Pekinin, duke i zgjeruar forcat, duke i forcuar aleancat dhe duke e avancuar programin e modernizuar të armëve bërthamore.

Putin, i cili do ta vizitojë Kinën në javën që vjen, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë rritur tensionet me Pekinin përmes nënshkrimit të paktit për siguri AUKUS – bashkë me Australinë dhe Britaninë – dhe se Rusia me Kinën nuk janë duke krijuar aleanca ushtarake.

Putin i ka thënë gazetarit të Kremlinit, Pavel Zarubin, në një incizim të publikuar të dielën se mendimet për luftë mes Rusisë dhe ShBA-së janë të pashëndetshme, mirëpo nëse njerëzit flasin për to publikisht, ato nuk kanë si të mos e shqetësojnë Moskën.

“Nuk mendoj se janë mendime të mendjeve të shëndosha, sepse nëse thuhet se ShBA-ja po përgatitet për luftë me Rusinë, atëherë edhe ne përgatitemi, sipas parimit të njëjtë”, ka në Putin.

“Për më shumë, lufta me Rusinë dhe Kinën s’ka kuptim, nuk mendoj se janë serioze. Mendoj se vetëm duan ta frikësojnë njëri-tjetrin”.

Thellimi i bashkëpunimit mes Kinës dhe Rusisë – vendit me më së shumti koka bërthamore – është një prej zhvillimeve gjeopolitike më intriguese të vjetëve të fundit dhe e cila vëzhgohet me ankth nga Perëndimi.

Shtetet e Bashkuara e shohin Kinën si konkurrenten më të madhe, dhe Rusinë si kërcënimin më të madh, derisa presidenti amerikan, Joe Biden, përsërit se ky shekull do të definohet nga një kontest ekzistencial në mes të demokracive dhe autokracive.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia dhe Kina janë duke i modernizuar arsenalet e tyre bërthamore dhe se Kina mund t’i ketë në rezerva 1.500 koka bërthamore deri më 2035, nëse vazhdon me ritmin e njëjtë.

Putin kontrollon rreth 5.889 koka bërthamore deri më 2023, në krahasim me 5.244 që kontrollohen nga Biden.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times October 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kazakistani refuzoi të ndihmojë Rusinë për të anashkaluar sanksionet

Kosova Times Kosova Times October 24, 2024
12 vjeçari nga Skenderaj e gjen kuletën me 2500 €, ia kthen policisë
Busulla mes rrënojave
Nis hetimi për rastin e djegies së vilës së Bajqinovcit
Drama kundër luftës “All Quiet on the Western Front” fiton shtatë çmime BAFTA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?