By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Një ëndërr në anglisht, një seancë në shqip – por prapë askush nuk kupton asgjë”
August 23, 2025
Mohimi i votimit të fshehtë – praktikë komuniste dhe fashiste!
August 23, 2025
Gjakova dhe pasioni për librat
August 23, 2025
Rrugët e errëta të Prishtinës, Komuna premton ndriçim
August 23, 2025
KEDS i la në terr edhe bizneset që janë në kontest gjyqësor me ZRRE-në
August 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Amerika dhe Evropa duke toleruar autokracinë, s’do e integrojnë Ballkanin!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Amerika dhe Evropa duke toleruar autokracinë, s’do e integrojnë Ballkanin!
Opinion

Amerika dhe Evropa duke toleruar autokracinë, s’do e integrojnë Ballkanin!

Kosova Times
Last updated: 2023/10/16 at 9:09 PM
Kosova Times Published October 16, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Fadil MALOKU

1. Samiti i procesit të Berlinit, pavarësisht premtimeve dy dekadash për ta integruar rajonin e Ballkanit tani e tutje duhet ta ndërroj manualin e veprimeve. Ndërkaq, mesazhet e këtij Samiti, ani pse qëllimmira, pa një rood maptë qartë për tejkalimin e problemeve që ende janë “gjallë” pas luftës së ndodhur në vitin 1999. Në Ballkan kemi regjime hibride demokratike, të cilat duke shfrytëzuar vëmendjen e Washingtonit dhe Brukselit në vatrat tjera të nxehta, gabimisht lejuan rritjen e autokratëve (në Serbi dhe Shqipëri) lokal. Duke menduar kështu se rrumbullakimi i çështjeve dhe temave që i rrisin anonimizitetet ndërmjet shteteve mund të tejkalohen përmes autokratëve të regjur. Këto qendra globale, duke lejuar “frymëmarrje” aktive këtyre autokratëve të kriminalizuar, në fakt e vonoj po edhe e pamundësoj si aktin e integrimit ashtu edhe procesin demokratizimit të vendeve të Ballkanit. Po ashtu, duke e shkelmuar demokracinë dhe duke aktivizuar autokrat të shantazhuar, të kriminalizuar dhe padyshim edhe të korruptar u hap “deriçka” e ndikimeve të subjekteve me orientime pro-ruse dhe anti demokratike në këtë pjesë që po thuhet se i takon “zemrës” evropiane!

2. Ky Samit, përveç prezencës fizike të liderëve nuk pati asnjë vëmendje e premtim historik për të ardhmen e Ballkanit. Amerika dhe Evropa gabojnë rëndë kur vazhdojnë mbështetjen e tyre (materiale, politike e ekonomike) ndaj këtij tipi lidershipi politik (që mund t’i hasish vetëm në Lindje!) autokratik që përveç emrave të përveçëm dhe klaneve klandestune mafioze nuk kanë asgjë pranë vetës së tyre. Amerika dhe Evropa, duhet të stimulojnë, fuqizojnë dhe admirojnë në vend të tyre, institucionet demokratike dhe kuadrot meritokratik që mund ta instalojnë demokracinë e njëmendët. Sepse, kjo qasje ani pse dukje të parë lë përshtypje lehtësuese dhe një rrugë më të shkurtër për ti vënë në rrogoz kontrolli, në faza afatgjata orientimi në këta tipa karizmatik e jo në parime, vlera dhe norma dhe institucionet tē dëshmuara demokratike, Ballkanin Perëndimor, mund ta vonoj dukshëm në proceset e reja integruese. Vonesa integruese është fakti dhe akti i cili mund të kompenzohet vetëm me demokratizimin e vendeve të këtij rajoni, e assesi me fuqizimin e autokracisē që bëjnë çdo gjë dhe përdoru gjitha mjetet për të monopolizuar si institucionet ashtu edhe çdo pore të jetës sociale, politike dhe atë ekonomike. S’këndejmi, Samiti i sotëm nuk e dha asnjë premtim të prerë për perspektiven, për afatet kohore, për agjensit, për përgjegjësit dhe për artikuluesit kompetent në procesin integrues. Samiti, poashtu nuk dha asnjë përgjigje në sferën “mirëmbajtjes” e mëtejme të atmosferës mobilizuese për qytetarët e rajonit. Sidomos në sferën ekonomike, ku ende u ngurrua që “kuleta” e BE-, mbeti disi vetëm si cilësim “karotë” (stimulimi)e më pak “shkopi”(ndëshkimi). Ndryshe, si mund te shpjegohet premtimi i tyre, që tërësisht varet jo nga shpejtësia e imponimit por nga kushtet që duhet ti plotësojnë vendet e Ballkanit. Një çështje tjetër që mbeti e paprekur ishte edhe ajo e tensionimeve (që për eç kancelarit Sholc, askush nuk pati guxim ta thotë!) e cila ka të bëjë me problemet e natyrës etnike (Serbia me Kosovën), natyrës fqinjësore (Shqipëria me Greqinë dhe Maqedonia e Veriut me Bullgarinë) dhe ato të natyrave sociopolitike. Thënë më thjeshtë; ky Samit përveç takimeve formale, nuk dha ndonjë premtim të prerë për perspektivën e qartë, pra, për një “rood map” decidiv ku taksativisht identifikohen; afatet, koha, akterët, dhe bartësit kryesor. Pra, vonesat integruese nuk janë vetëm shkak i neglizhimit të njërës palë, por, edhe shkak i mos demokratizimit të mjaftueshëm këtyre vendeve. Sido kudo Demokracia nuk mund të ndalohet, e ilaçi më i mirë kundër autokracisë aktuale që është inauguruar tani e dy dekada në Ballkanin Perëndimor, është padyshim demokratizimi dhe shtensionomi i raporteve ndërshtetërore… Sidomos, për Kosovën ndaj të cilës u ushtrua agresion terrorist dhe u cenua brutalisht sovraniteti e territorialiteti nga shteti i Serbisë…

 

You Might Also Like

“Një ëndërr në anglisht, një seancë në shqip – por prapë askush nuk kupton asgjë”

Mohimi i votimit të fshehtë – praktikë komuniste dhe fashiste!

Trashëgimia e ndyrë e BRSS-së

“Shkaku rrënjësor” i vërtetë i agresionit të Rusisë

“PS-ja e Ramës: Nga parti politike në makineri elektorale!

Kosova Times October 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Lecce dhe Medon Berisha rinovojnë kontratën

Kosova Times Kosova Times October 18, 2024
Kurti: Buxheti i ardhshëm do të jetë më shumë për të gjithë
Një politikan në Korenë e Jugut dënohet për gënjeshtër
Microsoft: Ka 600 milionë sulme kibernetike në ditë në botë
Britania përgatitet për kurorëzimin e Mbretit Charles
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?