By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Amerikanja iku me femiet ne Kroaci per shkak te fundit te botes
January 26, 2026
Një parajsë italiane pa rrugë dhe turistë
January 26, 2026
Ja sa para duhet të keni nëse doni të udhëtoni rreth botës – me anije
January 26, 2026
Republikanët kërkojnë hetim për vrasje
January 26, 2026
Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Takohet Kolegjiumi i kryeprokurorëve, shqyrtohen kërkesat e prokurorive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Takohet Kolegjiumi i kryeprokurorëve, shqyrtohen kërkesat e prokurorive
Lajme

Takohet Kolegjiumi i kryeprokurorëve, shqyrtohen kërkesat e prokurorive

Kosova Times
Last updated: 2023/10/16 at 5:18 PM
Kosova Times Published October 16, 2023
Share
SHARE

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe zëvendëskryesuesi i KPK-së, Veton Shabani, në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Administrim të Prokurorive.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat, vështirësitë, pengesat dhe çështje tjera me të cilat ballafaqohet institucioni i Prokurorit të Shtetit.

“Me theks të veçantë u diskutua lidhur me gjendjen momentale në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, si dhe për nevojën e shtimit të numrit të prokurorëve në këtë prokurori. Po ashtu, gjatë këtij takimi U.D. Kryeprokurori Kelmendi i njoftoi të pranishmit me aktivitetet që do të realizohen dhe përgatitjet që janë duke u bërë për shënimin e ‘Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit’, ku secila prokurori do të organizojë aktivitete kushtuar kësaj jave”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Ndër të tjera, temë e diskutimit në këtë takim ishte standardizimi i praktikave të bashkëpunimit në mes institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), si dhe aplikimi i sistemit SMIL, ku u diskutua për progresin e arritur dhe sfidat në aplikimin e këtij sistemi.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, kërkoi angazhimin e kryeprokurorëve për të realizuar aplikimin e këtij sistemi elektronik nga të gjithë prokurorët e shtetit, duke shtuar se do të ketë monitorim të vazhdueshëm në zbatimin e këtij sistemi, i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në ngritjen e efikasitetit, llogaridhënies, transparencës, besueshmërisë, si dhe planifikimit dhe përgatitjes më të mirë të raporteve të punës të Prokurorit të Shtetit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën

Policia nis hetimin e provave për rinumërimin e votave në Drenas

Hamza pret ambasadoren Tamar Ziv, diskutohen marrëdhëniet Kosovë–Izrael

“Liria ka Emër” merr leje nga Komuna e Prishtinës për marshin e 17 shkurtit

Kosova Times October 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

FSK ka përfunduar ushtrimi fushor ’’Arrow Delta 01’’

Kosova Times Kosova Times September 16, 2024
Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit
Dy oficerë të FSB-së dhe shtatë ushtarakë u plagosën si rezultat i granatimeve të territoreve kufitare të Federatës Ruse
Rojeviq: Bllokadën totale nuk do e ndalim
Amerikanes së ndaluar në Sheshin e Kuq i ndalohet hyrja në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?