By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata e Shkupit e ndërpret gjykimin për rastin “afera e përgjimeve”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjykata e Shkupit e ndërpret gjykimin për rastin “afera e përgjimeve”
Rajon / Botë

Gjykata e Shkupit e ndërpret gjykimin për rastin “afera e përgjimeve”

Kosova Times
Last updated: 2023/10/17 at 6:46 PM
Kosova Times Published October 17, 2023
Share
SHARE

Gjykata Penale e Shkupit të martën e pranoi kërkesën e Prokurorisë Publike për ndërprerjen e procesit gjyqësor për “aferën e përgjimeve”, për shkak të vjetërsimit të lëndës dhe ndryshimeve të reja në Kodin Penal, të cilat parashikojnë lehtësira për një sërë veprash që kanë të bëjnë me shpërdorim të detyrës zyrtare.

Ky vendim nënkupton se do të lihen të lirë ish-drejtori i Policisë Sekrete të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov, dhe pesë ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për përgjimin e mbi 20 mijë qytetarëve maqedonas, përfshirë politikanë, deputetë, gazetarë, klerikë, opozitarë dhe të tjerë në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2016.

Kjo ishte një nga aferat më të bujshme në Maqedoninë e Veriut dhe ndodhi gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit të arratisur, Nikolla Gruevski.

“Konsideroj se ka bazë për zbatimin e dispozitave më të lehta ligjore që bazohen në ndryshimet e fundit në Kodin Penal dhe propozoj që gjykata të sjellë vendimin e duhur. Ky vendim duhet të ketë parasysh edhe zbatimin efikas të së drejtës materiale mbi vjetërsimin e ndjekjeve penale”, tha prokurorja Lençe Ristovska, kërkesa e së cilës u pranua nga trupi gjykues.

Më 2021, Mijallkovit dhe bashkëpunëtorët e tij u dënuan me gjithsej 55 vjet burgim nga një gjykatë e shkallës së parë pas një procesi të gjatë gjyqësor që kishte nisur më 2017 dhe pasi dëgjimit të 200 dëshmitarëve.

Por, më 2022, Gjykata e Apelit e shfuqizoi dënimin e tyre me arsyetimin se kishte “lëshime procedurale gjatë gjykimit në shkallën e parë” dhe rastin u ktheu në rigjykim.

Afera e përgjimeve u publikua në vitin 2015 nga Zoran Zaev, lideri i atëhershëm i Lidhjes Social Demokrate dhe nga viti 2017 kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Kjo aferë kishte shkaktuar protesta e tensione të shumta në Maqedoninë e Veriut që çuan në rrëzimin e Nikolla Gruevskit nga pushteti dhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

You Might Also Like

Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje

Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë

Medvedev kërcënon

Ministri i Jashtëm çek po ngiste makinën pranë Lvivit gjatë sulmit me Oreshnik

Rebelim i madh në Iran, interneti nuk po funksionon. Ajatollah kritikon Trumpin

Kosova Times October 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Dënim me vdekje”: nëna e opozitarëve çeçenë në Grozny dënohet me 5.5 vjet burg

Kosova Times Kosova Times July 4, 2023
Ushtria izraelite njofton se vrau aksidentalisht pesë trupa të saj
Tahiri: Mashtrimi i qeverisë me pagat në sektorin publik po dekonspirohet
Gjermania dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord të ndalojnë Nord Stream për të parandaluar SHBA-në dhe Rusinë ta aktivizojnë atë
Putin i quajti oligarkët rusë njerëz “të klasit të dytë” në Perëndim dhe u lavdërua për sekuestrimin e aseteve të tyre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?