By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sllovenia ndër vendet më të mira të gjelbra në botë në vitin 2025
October 3, 2025
Italia ndër vendet më të vizituara në botë në vitin 2025
October 3, 2025
Recetë për një kek të shijshëm e të thërrmueshëm të mbushur me krem ​​fistiku
October 3, 2025
Lazanja e Bardhë: Një recetë për një pjatë që mund të mos ketë ngjyrë, por sigurisht që i mungon shija
October 3, 2025
Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it
October 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi në Ferizaj: Ky është modeli i qeverisjes për të cilin ka nevojë qytetari
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi në Ferizaj: Ky është modeli i qeverisjes për të cilin ka nevojë qytetari
Lajme

Krasniqi në Ferizaj: Ky është modeli i qeverisjes për të cilin ka nevojë qytetari

Kosova Times
Last updated: 2023/10/17 at 4:00 PM
Kosova Times Published October 17, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në dy vjetorin e fitores së PDK-së në zgjedhjet lokale ka vizituar sot Komunën e Ferizajt, ku kryetari Agim Aliu ka fituar besimin e qytetarëve në raundin e parë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Ferizaj është shembulli më i mirë se si transformohet një qytet dhe një komunë në shërbim të qytetarëve.

“Në këtë dy vjetor të fitores së madhe të kryetarit Agim Aliu, por edhe të PDK-së në zgjedhjet e fundit lokale, nuk kisha se si të mos vij në Ferizaj për ta përgëzuar kryetarin Agim Aliu për punën e jashtëzakonshme, për ta falënderuar për përkushtimin e tij dhe për këtë transformim, të cilin po e ndjejnë çdo ditë e më shumë qytetarët e Ferizajt. Ky është modeli i qeverisjes për të cilin ka nevojë qytetari ta ndjejë dhe ne në nivelin lokal këtë po e shohim në Ferizaj, por edhe në shumë komuna të tjera, aty ku bashkëpartiakët tanë, kryetarët nga radhët e PDK-së kanë marrë përgjegjësi dhe besim qytetar”, theksoi ai.

Krasniqi tha se modeli qeverisës i PDK-së në nivelin lokal, në dhjetë komunat ku PDK qeveris, me numrin më të madh të asamblistëve, numrin më të madh të grave dhe të rinjve në pozicione udhëheqëse, është dëshmuar se është në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim, përtej ngjyrimeve politike.

“Sot ne zotohemi përsëri që gjithmonë dhe kudo që jemi, punën dhe përkushtimin do ta kemi për qytetarin dhe jo për politika ditore. Ky Ferizaj i ri, i transformuar në shërbim të qytetarëve me një kryetar që është i tyre dhe mes tyre, është shembulli më i mirë, është modeli të cilin ne po e ndjekim edhe në Prizren, Mitrovicë, Skenderaj, Drenas, Vushtrri, por edhe në komunat më të vogla si Kaçaniku e Hani i Elezit”, tha kreu i PDK-së.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka falënderuar kryetarin Krasniqi për mbështetjen në vizionin e tij për transformimin e Ferizajt, që po e shndërrojnë këtë qytet në destinacion.

“Sigurisht që nuk do të ishte i mjaftueshëm vetëm një vizion i yni, vetëm një mbështetje e jona nga këshilltarët, nga ekipi i ekspertëve që i kam pasur dhe i kam pranë vetes, pa mbështetjen e nivelit qendror, pa mbështetjen e kryetarit, sepse gjitha këto projekte kanë një zanafillë. Ne kemi filluar kaherë me këto projekte dhe jemi duke i vazhduar, por krahas këtyre që e hapin zemrën e qytetit, ne jemi duke zhvilluar edhe projekte tjera që kanë të bëjnë edhe me agjendën e gjelbër, sepse gjatë këtyre katër viteve të qeverisjes sime fokus i veçantë krahas transformimit janë edhe politikat e gjelbra”, ka theksuar Aliu.

Këto deklarata kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu i bënë pas vizitës që i bënë projektit të nënkalimit të ri që po zhvillohet në qytetin e Ferizajt. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Krasniqi: Bashkimi i Gjermanisë simbol i fuqisë dhe vlerave evropiane

Haradinaj uron popullin gjerman për 35-vjetorin e Bashkimit të Gjermanisë

Krasniqi: Kosova mirënjohëse ndaj NATO-s dhe KFOR-it për garantimin e paqes

FSK përgatit liderë të rinj në ‘Kursin e Liderit Luftarak’

Kosova Times October 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“Mjaft është mjaft”: Organizatat shqiptaro-amerikane letër ShBA-së, Kurtit e Osmanit për Gjykatën Speciale

Kosova Times Kosova Times December 19, 2024
Iranianët votojnë për president të ri
Kurti pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor
Pentagoni: 10 mijë trupa koreane janë dislokuar në Rusi
Gashi: Ish-kryeministri Italian Matteo Renzi ka nominuar Muharrem Salihun kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?