By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Macron: E gjithë Evropa “e cenueshme” ndaj rikthimit të “terrorit islamist”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Macron: E gjithë Evropa “e cenueshme” ndaj rikthimit të “terrorit islamist”
Rajon / Botë

Macron: E gjithë Evropa “e cenueshme” ndaj rikthimit të “terrorit islamist”

Kosova Times
Last updated: 2023/10/17 at 4:05 PM
Kosova Times Published October 17, 2023
Share
SHARE

Rikthimi i “terrorizmit islamist” përbën një kërcënim për të gjitha kombet evropiane, tha presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një vizite në Shqipëri të martën.

“Mjerisht ne e pamë atë dje në Bruksel: të gjitha shtetet evropiane janë të cenueshme. Dhe, në fakt ka një rikthim të këtij terrorizmi islamist, dhe të gjithë ne jemi të pambrojtur,” tha Macron, duke iu referuar një sulmi në të cilin u vranë dy tifozë suedezë të futbollit në kryeqyteti belg, Bruksel.

Personi i dyshuar për vrasjen, një 45-vjeçar tunizian, vdiq të martën pasi u qëllua nga policia në një kafene, thanë autoritetet belge.

Macroni, gjatë një konference për media në Tiranë, tha se po zhvillohen edhe bisedime intensive për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi pas sulmit të tij ndaj Izraelit, pasi një nënë e një pengu francezo-izraelit iu lut liderëve botërorë të ndërhynin.

“Dua të jem shumë i kujdesshëm këtu… në mënyrë që të mos rrezikojmë bisedimet intensive që po zhvillojmë aktualisht”, u tha Macron gazetarëve në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

“Por, ata po përparojnë dhe ne po i ndjekim këto bisedime orë pas ore”.

Nëna e një vajze francezo-izraelite Mia Shem, e mbajtur peng nga militantët e Hamasit në Gaza, u kërkoi udhëheqësve botërorë të martën të lironin vajzën e saj pasi militantët e publikuan një video ku ajo shihej duke u mbajtur në robëri.

“Unë kërkoj nga liderët botërorë që vajza ime të na kthehet në gjendjen që është sot, si dhe pengjet e tjera,” tha Keren Shem në një konferencë për shtyp në Tel Aviv.

Ajo po fliste një ditë pasi Hamasi transmetoi videon në të cilën vajza e saj shihet duke u trajtuar për një plagë në kraharor.

Shem tha se vajza e saj ishte në një festë në shkretëtirën afër kufirit, kur u rrëmbye në Gaza gjatë sulmit vdekjeprurës të militantëve të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Ushtria izraelite tha se militantët e Hamasit i morën 199 pengje dhe i dërguan në Gaza gjatë sulmit.

Forcat izraelite kanë kryer bastisje të lokalizuara përtej kufirit gjatë të cilave kanë gjetur trupat e disa prej të rrëmbyerve, me operacionin e fundit të tillë që u zhvillua të martën, tha një zëdhënës i ushtrisë.

Izraeli është duke luftuar me Hamasin që nga 7 tetori, pasi ky grup militant palestinez nisi sulme të koordinuara nga toka, deti dhe ajri në jug të Izraelit.

Izraeli është kundërpërgjigjur me bombardime të ashpra në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times October 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj në takim lamtumirës ambasadorit Minxhozi, i ndanë mirënjohje

Kosova Times Kosova Times October 23, 2023
Monopoli i dhëndrit të Nazarbaevit në qytetin kazak
Nis gjyqi ndaj grupit ekstrem për planifikimin e vrasjes së Macron
Britania e Madhe ndau rreth 4.6 miliardë dollarë Ukrainës për nevoja ushtarake
Vuçiq dhe Dodik: Një histori për një audiencë vendase dhe një tjetër për një audiencë të huaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?