By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia
September 18, 2025
Integrimi evropian dhe sfidat me Serbinë, në qendër të takimit Basha–Malaj
September 18, 2025
Shqetësime për cilësinë e ushqimit
September 18, 2025
Kosova vazhdon progresin në renditjen e FIFA-s
September 18, 2025
Sveçla: Te i dyshuari për vrasjen e Afrim Bunjakut gjendet arsenal ushtarak
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Thyerja shpirtërore e atdhetarëve!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Thyerja shpirtërore e atdhetarëve!
Opinion

Thyerja shpirtërore e atdhetarëve!

Kosova Times
Last updated: 2023/10/17 at 9:40 AM
Kosova Times Published October 17, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Babai im i ndjerë (Halil Zeqa) gjatë viteve të ’90-ta më thoshte: “Do të vie koha kur do të vijnë njerëz të rinj që s’kanë bërë gjë për vendin, kurse juve që sot po veproni dhe rrezikoni jetën, do t’iu mbulojë pluhuri i harresës”. Dhe vërtetë ndodhi ajo që e kishte parashikuar prindi im tre dekada më parë.

Pse kemi arsye të ndjehemi krenar?

Ne veprimtarët e viteve të ’90-ta kemi arsye të ndjehemi krenar për faktin qe çdo gjë që e kemi bërë, e kemi bërë me shpirt e zemër për atdheun tonë, pa llogaritur në asgjë dhe në asnjë përfitim material.

Kemi vepruar pa reshtur ditë e natë, kemi ecur në këmbë ditën dhe natën nga fshati në fshat, nga rajoni në rajon, pa e ditur se a do t’na zbardhë agimi, por nuk jemi dorëzuar për asnjë çast edhe përkundër dhunës sistematike të regjimit pushtues serbosllav.

Kemi arsye të ndjehemi krenarë që i kemi shërbyer lëvizjes paqësore, përkatësisht Lidhjes Demokratike të Kosovës nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës me rezistencën aktive paqësore, përmes së cilës i tregonim çdo ditë pushtuesit se ky vend dhe kjo tokë është e jona dhe e jona do të mbetet për jetë e mot.

Kemi arsye të ndjehemi krenar që i kemi shërbyer vendit tonë përgjatë viteve të krenarisë kombëtare, qoftë në aktivitet të përditshme si anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, qoftë edhe si pjesë aktive e rezistencës paqësore.

Unë personalisht ndjehem krenar që për disa vite rresht i kam shërbyer edhe arsimit shqip nën logon e Republikës së Kosovës, duke e dhënë maksimumin nga vetja ime për edukimin e gjeneratave të reja në frymën e pastër kombëtare.

Pse tani ndjehemi të zhgënjyer

Për fatin tonë të keq, gjatë periudhës së luftës çlirimtare u realizua faza e parë e parashikimeve të prindit tim, kurse pas lufte u realizuan në plotni të gjitha ato që i kishte parashikuar mendjendrituri, babai im, Halil Zeqa. Dhe sa herë që fillojë së shkruari diçka, më bien ndërmend fjalët profetike të tij.

Edhe përkundër zhgënjimit të madh që përjetuam dhe po përjetojmë çdo ditë ne shtetin e lirë dhe të pavarur, ne veprimtarët e viteve të ’90-ta nuk dorëzohemi lehtë. Edhe pse tani shumica prej nesh jemi në moshë, nuk ndalemi së vepruari për të mirën e atdheut tonë.

Por edhe zhgënjimet i kemi aq të mëdha, saqë, jo një shkrim autorial, por do të jetë i pamjaftueshëm një libër për t’i përfshirë të gjitha pakënaqësitë tona ndër vite dhe dekada.

Përveçse nuk e kemi shtetin ashtu siç e kishim projektuar, e për të cilin kemi punuar dhe sakrifikuar deri në vetëflijim, sot nuk i kemi as tri shkronjat e arta LDK siç na i la amanet lideri historik Ibrahim Rugova.

Pra, sot ka ndryshuar gjithçka dhe çdo gjë!

Ne që nuk ishim të mirë për pushtuesin e asaj kohe, nuk jemi të mirë as për pushtetarët e sotëm.

Por e keqja më e madhe është, se ne që ishim gardianët dhe veprimtarët më besnik të filozofisë politike rugoviane, sot nuk jemi të mirë as për grupet e interesit të LDK-në post-rugoviane!

Megjithatë, edhe pse me ndjenja të përziera, duhet të ndjehemi krenar që nuk jemi as me pushtetarët aktualë dhe as me këta që po hedhin valle në “Rrugën e Re” mbi hirin e LDK-së Rugoviane.

Sikurse që nuk ka “Lidhje të Re” dhe as “Rrugë të Re”, nuk ka as “Guxo” për elektoratin rugovian, por ka LDK Rugoviane dhe pikë!

LDK-ja Rugoviane është historia dhe gurthemeli i Kosovës, është ADN-ja e politikbërjes së shqiptarëve të Kosovës!

Andaj, ju që e merrni guximin të thirreni në emrin e tri shkronjave të arta “LDK”, keni kujdes mos i harroni dhe mos i injoroni themeltarët dhe veprimtarët, të cilët në kohët më të vështira mbi supet e tyre barten barrën e aktiviteteve të LDK-së rugoviane!

Kot i nderoni të vdekurit, kur i harroni të gjallët!

Nëse vazhdoni me këtë avaz do t’ju dënojë historia për rrënimin në themel të filozofisë politike rugoviane!

Kësaj radhe e preferoj ta përfundojë shkrimin me betimin personal; “Përjetësisht mbështetës i filozofisë politike rugoviane dhe ushtar besnik i atdheut tim”.

Zoti ju bekoftë vëllezër dhe motra të vizionit rugovian!

Zoti ju bekoftë shqiptarë kudo që jeni në trojet etnike dhe diasporë!

You Might Also Like

Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!

Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?

Evropa duhet ta ndryshojë shpejt strategjinë ndaj Ukrainës

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Kosova Times October 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Helmimi masiv në Filipine, tre persona kanë humbur jetën. Ata hëngrën një breshkë deti të rrezikuar

Kosova Times Kosova Times December 2, 2024
Opozita: Me padëgjueshmërinë e saj, Qeveria tensionoi veriun
Kurti: Pasi të kuptoj gjendjen e policëve do të vendos për shkuarjen në Bruksel
Shtyhet gjyqi ndaj Lupço Palevskit dhe të dyshuarve tjerë në vrasjen e dyfishtë
Shefi i misionit të OSBE-së: Mirëpres vendimin e presidentes Osmani për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?