By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rubenstein: Presioni i huaj mund të shpëtojë jetë në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rubenstein: Presioni i huaj mund të shpëtojë jetë në Gazë
Rajon / Botë

Rubenstein: Presioni i huaj mund të shpëtojë jetë në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/19 at 4:12 PM
Kosova Times Published October 19, 2023
Share
SHARE

Në Gazë po ndodh katastrofë humanitare – njerëzit nuk mund të sigurojnë ujë, ushqime, karburante, thotë për Radion Evropa e Lirë Leonard Rubenstein, ekspert i çështjeve juridike dhe i të drejtave të njeriut në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg, në SHBA.

Sipas tij, ligjet e luftës është duke i shkelur si Izraeli, ashtu edhe Hamasi.

Dy palët janë në luftë që nga 7 tetori, kur grupi militant i Hamasit, i cili kontrollon Gazën, nisi një sulm të papritur në Izrael.

Rubenstein thotë se presioni mbi palët për t’i respektuar ligjet e luftës, përfshirë lejimin e ndihmave humanitare, mund të shpëtojë jetë.

Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën se do ta lejojë futjen e ndihmave në Rripin e rrethuar të Gazës përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin, por nuk është e qartë nëse ato kanë nisur të hyjnë.

Vendimi u tha se u mor pas kërkesës së presidentit amerikan, Joe Biden.

Radio Evropa e Lirë: Gaza është një zonë aktive lufte dhe me sa duket do të mbetet e tillë për një të ardhme të parashikueshme. Pyetja ime e parë është: si të mbrohen civilët?

Leonard Rubenstein: Pjesa qendrore e ligjeve të luftës përfshin mbrojtjen e civilëve. Kjo kërkon që të mos sulmohen strukturat civile dhe që dëmet nga operacionet ushtarake të minimizohen. Për fat të keq, në këtë luftë kemi parë që këto obligime po shkelen në një shkallë të lartë.

Radio Evropa e Lirë: Qindra palestinezë janë raportuar të vrarë pas një shpërthimi në një spital në Gazë. Palët fajësojnë njëra-tjetrën për këtë, por cilat janë rregullat e luftës sa i përket kujdesit shëndetësor?

Leonard Rubenstein: Ligjet e luftës që nga mesi i shekullit 19 e kanë trajtuar si çështje kryesore mbrojtjen e kujdesit shëndetësor. Këto ligje kërkojnë që palët ndërluftuese të mos e sulmojnë, të mos ndërhyjnë apo të mos e pengojnë kujdesin shëndetësor. Gjithashtu, sipas tyre, duhet të merren masa të veçanta paraprake për t’u siguruar që [objektet shëndetësore] nuk dëmtohen.

Kjo do të thotë se nëse një spital gjendet afër një objekti ushtarak, ose përdoret në mënyrë të papërshtatshme për qëllime ushtarake, ka një detyrim për palët që t’i minimizojnë dëmet ndaj civilëve dhe pacientëve. Pra, mbrojtja është shumë, shumë e fortë me ligjet e luftës.

Radio Evropa e Lirë: A pritet që këto rregulla të zbatohen si nga forcat ushtarake, ashtu edhe nga grupet e armatosura joshtetërore, të tilla si Hamasi?

Leonard Rubenstein: Po, ligji zbatohet për të gjithë, pavarësisht nëse jeni forcë ushtarake shtetërore, apo joshtetërore.

Radio Evropa e Lirë: Dhe cili është vlerësimi juaj? Si po zbatohen të gjitha këto rregulla në konfliktin Izrael-Gazë?

Leonard Rubenstein: Kemi parë se si Hamasi ka hedhur – pa dallim – mijëra raketa në Izrael. Mendoj se më shumë se 5.000 raketa janë hedhur atje. Natyrisht, Hamasi i ka sulmuar drejtpërdrejt civilët – përfshirë masakrën që e ka nisur këtë luftë. Me këto veprime, ai i ka shkelur në mënyrë flagrante ligjet e luftës.

Sa u përket veprimeve të Izraelit – edhe pse nuk kemi pasur hetime për çdo incident – numri i institucioneve të prekura shëndetësore [në Gazë] dhe numri i punonjësve të vrarë shëndetësorë [është rritur]. E thatë edhe ju më herët, nuk dihet se kush është përgjegjës për sulmin [e 17 tetorit]. Por, duket se Izraeli nuk është duke i marrë parasysh ato masat paraprake që i përmenda.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund të bëhet për të siguruar që këto rregulla respektohen?

Leonard Rubenstein: Gjëja më e rëndësishme që mund të bëhet, është që palët të angazhohen ndaj zbatimit të ligjit, si dhe të vendosin procedura dhe mekanizma për t’u siguruar që njerëzit në terren i respektojnë ato. Dhe nëse jo, ata mbahen përgjegjës.

Po ashtu, kemi parë shumë shkelje – duhet të ketë presion mbi palët që t’i ndalojnë ato. Lufta është mjaftueshëm e keqe. Ndikimet e luftës janë të tmerrshme. Shumë dëmtime do të mund të shmangeshin. Kjo përfshin edhe ndihmën humanitare. Ligji kërkon që palët t’i lejojnë ndihmat humanitare të hyjnë në një zonë lufte. Dhe, ne kemi parë që Izraeli i ka ndërprerë ato, jo vetëm ndihmat humanitare, por edhe gjërat thelbësore, ushqimet, rrymën, karburantet. Pra, duhet të ketë presion të bashkërenduar për të siguruar respektimin e ligjit.

Radio Evropa e Lirë: Kush mund t’i mbajë palët përgjegjëse?

Leonard Rubenstein: Ato mund të mbahen përgjegjëse politikisht nëpërmjet veprimeve të agjencive të OKB-së dhe të të gjitha shteteve anëtare, që mund t’iu bëjnë kërkesa… Në afat të gjatë, duhet të bëhen hetime për të përcaktuar se çfarë shkeljesh janë bërë. Pastaj, njerëzit mund të mbahen përgjegjës për krime lufte nëse kanë bërë të tilla, ose nëse provat i mbështesin ato. Në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe gjetiu.

Radio Evropa e Lirë: I përmendët kushtet humanitare në Gazë. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Gaza është në prag të përfundimit të furnizimeve kritike. A ekziston rreziku i katastrofës humanitare? Nëse po, çfarë duhet bërë për ta parandaluar atë?

Leonard Rubenstein: Mendoj se katastrofa humanitare po ndodh tani. Njerëzit nuk mund të sigurojnë ujë, ushqime, karburante… Dhe, siç e thashë më herët, është obligim që të lejohen ndihmat. Derisa gjërat thelbësore nuk rikthehen, katastrofa ekzistuese do të përkeqësohet dhe më shumë njerëz do të humbin jetën, jo vetëm nga raketat, por edhe nga mungesa e gjërave thelbësore për jetë.

Radio Evropa e Lirë: Po trauma psikologjike, si nga sulmet e Hamasit, ashtu edhe nga sulmet ajrore të Izraelit në Gazë. Kush është më i cenueshëm?

Leonard Rubenstein: Të gjithë janë të cenueshëm. Ka pasur shumë hulumtime që kanë treguar për trauma të mëdha që njerëzit në Gazë kanë vuajtur, si pasojë e luftërave të kaluara, gjatë 15 vjetëve të fundit. Po ashtu, e dimë se kanë trauma të mëdha edhe njerëzit që u kanë mbijetuar masakrave në Izrael, familjet e tyre, miqtë dhe fqinjët e tyre.

Të dyja popullatat janë traumatizuar nga lufta. Për njerëzit në Gazë kjo vjen sipër luftërave që kanë përjetuar në vitet e fundit.

Radio Evropa e Lirë: Si e shini përgjigjen e botës perëndimore ndaj asaj që po ndodh në Gazë dhe Izrael? A mund të bëjë më shumë dhe çfarë?

Leonard Rubenstein: Perëndimi ka ushtruar presion të madh mbi Izraelin për t’i lejuar ndihmat humanitare. Mendoj se presionet janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të shpëtuar jetë.

Radio Evropa e Lirë: Kanë qenë katër luftëra midis Izraelit dhe Hamasit. A është ndryshe kësaj here?

Leonard Rubenstein: Kjo është më e keqja nga të gjitha luftërat. Kemi 3.000 palestinezë të vdekur në dhjetë ditët e para të luftës dhe 1.200 izraelitë janë vrarë. Më shumë spitale janë shkatërruar, më shumë njerëz janë vrarë në një kohë shumë më të shkurtër se në luftërat e mëparshme.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni fundin e kësaj, edhe pse e di që është e vështirë të parashikohet?

Leonard Rubenstein: Do të doja të isha optimist për fundin e lojës. Duket se po përshkallëzohet, në vend se të lëvizë drejt ndonjë zgjidhjeje. Do të më duhet të shoh nëse presioni ndërkombëtar ka sukses në zbutjen e dëmeve ndaj civilëve në këtë luftë.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times October 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Bilbili i Kosovës” rikthehet e bronztë në Pagarushë

Kosova Times Kosova Times October 21, 2023
Pse vajzat adoleshente janë në krizë?
Kina do të jetë e gatshme të marrë Tajvanin deri në vitin 2027
Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të vazhdojnë me protesta për liri dhe të drejta
Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I gjeta me moral të lartë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?