By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si në një film horror: Gaza po përjeton një “brez të heshtur”, fëmijët po humbasin aftësinë për të folur për shkak të traumës
October 21, 2025
VIDEO Zemërim në Dublin për sulmin e një emigranti ndaj vajzës (10). Shpërthejnë trazira
October 21, 2025
E djathta në Parlamentin e BE-së: Larg duart nga Serbia!
October 21, 2025
Ukraina qëlloi me raketa Storm Shadow një fabrikë të rëndësishme ruse
October 21, 2025
Zbardhet dokument i ri rus. A është kjo arsyeja pse dështoi samiti Trump-Putin?
October 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: U shpallën fituesit e ligave U19 (meshkuj dhe femra) dhe U15 (femra)
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > U shpallën fituesit e ligave U19 (meshkuj dhe femra) dhe U15 (femra)
Sport

U shpallën fituesit e ligave U19 (meshkuj dhe femra) dhe U15 (femra)

Kosova Times
Last updated: 2023/10/21 at 10:07 PM
Kosova Times Published October 21, 2023
Share
SHARE

Në hapësirën e shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj, u zhvillua xhiroja e fundit e kampionatit ekipor për kategoritë U19 për meshkuj dhe femra, si dhe për U15 për femra.

Garat filluan me dy ndeshje që pritej të ishin derbi të javës, vendimtare për të përcaktuar kampionët e kategorisë U19 dhe pritjet nuk u tradhtuan.

Në kategorinë e meshkujve, klubet “Ahmet Hoxha MK” nga Ferizaj dhe “Lidhja e Prizrenit” nga Prizreni u përballën në një ndeshje emocionuese, me tension të lartë sepse në sezonin pranveror “Lidhja e Prizrenit” kishte fituar ndeshjen me rezultat 3:2 dhe momente të mëdha. Protagonisti i kësaj ndeshje ishte padyshim Anes Behluli i cili shënoj dy fitore të rëndësishme, kundër Blend Hajdarit dhe Shaban Pezes, duke i sjell fitoren ekipit vendas.

Lojtarët e të dy ekipeve zhvilluan lojë të shkëlqyer dhe me pikë mjaft interesante, por në fund, “Kpp Ahmet Hoxha MK”nën drejtimin e trajnerit Ardian Lamaxhema triumfoi me rezultat 3:1 për tu shpallur kështu kampion i kategorisë U19 për meshkuj, ndërsa nënkampion i kategorisë u shpall “Lidhja e Prizrenit”.

Një ndeshje tjetër derbi ishte edhe ajo e kategorisë së femrave për U19, ku Kpp “Ahmet Hoxha F” u ndesh me ekipin “Lidhja e Prizrenit”. Vajzat nga të dy ekipet zhvilluan një ndeshje tërheqëse dhe emocionuese, pasi rezultati ishte gjithmonë i ngushtë dhe rëndësia e ndeshjes ishte e madhe.

Kpp “Lidhja e Prizrenit” arriti të fitonte ndeshjen me rezultat 3:2, mirëpo kjo nuk mjaftoi, sepse në sezonin pranveror Kpp “Ahmet Hoxha F” kishte fituar ndeshjen me rezultat 3:1. “Ahmet Hoxha F” të udhëhequra nga Ridvan Hashani, festoi titullin e kampionit, ndërsa nën kampione u shpallën vajzat e ekipit “Lidhja e Prizrenit”.

Vajzat nga klubi “Ahmet Hoxha MK” u shpallën kampione të kategorisë U15 për femra. Ato festuan titullin e fituar me fitore kundër ekipit “Ahmet Hoxha F”, ndërsa nënkampion i kategorisë U15 F u shpall klubi “Artana”.

Sot, u mësuan edhe emrat e 4 ekipeve që do të garojnë në fazën e Play Off të ligës U15. Nga liga U15(A), në fazën e play Off u kualifikuan ekipet “Ahmet Hoxha MK” dhe “Vushtrria”, ndërsa nga Liga U15(B) tutje do të vazhdojnë garën “Lidhja e Prizrenit” dhe “Shkolla Prizreni”.

Këto katër ekipe do të përballen me sistem 1A kundër 2B dhe 1B kundër 2A për të përcaktuar kampionin e kategorisë U15.

KPP “Peja F” për shkak të mos zhvillimit të më shumë se tri ndeshje diskualifikohet nga liga U19F. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ostlund pas fillimit të punës me Kosovën: “Do të hyjmë me energji të re”

Arrestohen 180 tifozë të Napolit në Eindhoven para ndeshjes me PSV-në

MKRS: Punimet në stadiumin e Gjilanit po zhvillohen me intensitet

Tifozët sulmojnë autobusin në Itali. Vdes shoferi pasi goditet me me tull

Kombëtarja e Kosovës në hendboll mposhtet nga Kroacia

Kosova Times October 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Ngjarjet e parapara për sot

Kosova Times Kosova Times November 8, 2024
The Times: Izraeli shtyn sulmin ndaj Iranit për shkak të rrjedhjes së të dhënave nga SHBA
Kelmendi takon kryeprokurorët, pjesë e takimit edhe një prokuror nga SHBA
Ramos: Më dhemb shpirti që nuk jam në Euro 2024
Dosja “Sky ECC” zbulon detaje të reja në Greqi, Europoli dorëzon 4500 dosje me 25 mijë mesazhe nga personazhet e krimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?