By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani i dënon me burg dy gazetaret që raportuan për vdekjen e Aminit në paraburgim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani i dënon me burg dy gazetaret që raportuan për vdekjen e Aminit në paraburgim
Rajon / Botë

Irani i dënon me burg dy gazetaret që raportuan për vdekjen e Aminit në paraburgim

Kosova Times
Last updated: 2023/10/22 at 3:15 PM
Kosova Times Published October 22, 2023
Share
SHARE

Një gjykatë iraniane i ka dënuar me burg të dielën dy gazetare për shkak se ato kishin raportuar për vdekjen në paraburgim të 22-vjeçares Mahsa Amini në vitin 2022.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, raportoi se Niloofar Hamedi u dënua me shtatë vjet burgim, ndërsa Elahah Mohammadi me gjashtë vjet burim nën akuzat se kishin “bashkëpunuar me Qeverinë armiqësore amerikane”.

Ato morën edhe dënime shtesë me nga pesë vjet burgim secila për “veprimin kundër sigurisë kombëtare” dhe nga një vjet burgim për “propagandë kundër sistemit”.

Avokatët e gazetareve thanë e ato i kanë hedhur poshtë akuzat.

Vdekja e Aminit në paraburgim të së ashtuquajturës “Policia e Moralit” për gjoja shkeljen e ligjit të rreptë të Iranit për bartjen e shamisë së kokës, pati nxitur protesta gjithëkombëtare disamujore, të cilat u bënë sfida më e madhe e Qeverisë teokratike të Iranit në dekadat e fundit.

Hamedi ishte arrestuar pasi i kishte fotografuar prindërit e Aminit duke u përqafuar në një spital në Teheran në kohën kur vajza e tyre ishte në koma.

Mohammadi u arrestuar më vonë pasi raportoi për varrimin e Aminit në qytetin e vet Saqez.

Ato kanë të drejtë të ankohen ndaj dënimeve me burg.

Vitin e kaluar, Ministria e Inteligjencës e Iranit i akuzoi dy gazetaret se po punonin për një agjenci të inteligjencës së ShBA-së.

Mohammadi është gazetare e gazetës Ham Mihan, ndërsa Hamedi fotografe e gazetës Shargh.

Të dyja po mbahen në burgun famëkeq të Teheranit, Evin, që nga shtatori 2022.

Javën e kaluar, avokati i Aminit, Saleh Nikbakht, u dënua me një vjet burgim për propagandë kundër shtetit dhe për komentimin e rastit në mediat vendore dhe ndërkombëtare.

You Might Also Like

Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur

Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë

Një mijë ndërtesa banimi në Kiev mbeten pa ngrohje ne temperatura -16 gradë Celsius

Kryeministri britanik i bëri thirrje ish-Princit Andrew të dëshmojë në çështjen Epstein

Sulmet ruse të mbuluara nga mjegulla shemben pranë Pokrovskut, gati 100 ushtarë të vrarë

Kosova Times October 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Gjeopolitikë

Kreu amerikan i energjisë në Athinë

Kosova Times Kosova Times September 9, 2025
QNSKK njeh themeluesin e Wagner PMC Prigozhin si personin e vitit
Haradinaj: Heroi Agim Selmanaj u përjetësua në themelet e lirisë
Ushtria ruse rekruton tatarët në Krimenë e aneksuar
Tre britanikë dënohen për vjedhjen e një vazoje me vlerë 2.5 milionë dollarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?