By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 12 qershor 2025
June 12, 2025
Themeluesi i Yandex, i cili iku nga Putini, krijoi një superkompjuter në Evropë 10 herë më të fuqishëm se ai në Rusi
June 11, 2025
Putini kërkon rritje urgjente të prodhimit të armëve dhe njofton plane për mobilizimin e ekonomisë
June 11, 2025
Vuçiç nga Odesa i gëzuar që Kosova nuk u ftua në Samit
June 11, 2025
Amerikanët po evakuojnë stafin nga ambasada në Bagdad: A po përgatitet Izraeli të sulmojë Iranin?
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita i kërkon Kurtit sqarime për kërkesat e pesëshes diplomatike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Opozita i kërkon Kurtit sqarime për kërkesat e pesëshes diplomatike
Lajme

Opozita i kërkon Kurtit sqarime për kërkesat e pesëshes diplomatike

Kosova Times
Last updated: 2023/10/23 at 2:52 PM
Kosova Times Published October 23, 2023
Share
SHARE

Shefja e Grupit Parlamentar të Levizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusrai-Lila, ka deklaruar se nuk ka informacione që pesë diplomatët që ishin në vizitë të shtunën të kenë dhënë afat për Kosovën për ndonjë marrëveshje. Kurse opozita I ka kërkuar Kurtit të dalë me sqarim për kërkesat e pesëshes evropiane dhe amerikane, si dhe të bashkërendoj politikën e vet strategjike me akterët ndërkombëtar ne veçanti me amerikanë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusrai-Lila, ka thënë se nuk ka informacione që pesë diplomatët që ishin në vizitë të shtunën të kenë dhënë afat për Kosovën për ndonjë marrëveshje.

Por, ajo tha se është e rëndë deklarata e të dërguarit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, i cili potencoi se asgjë nuk ka ndryshuar në procesin e dialogut sa i përket sulmit pas 24 shtatorit.

“Nuk kam informacion se ka ultimatum dhe që afati është të etjen. Sa i përket deklarimit të Lajçakut pak me e rënd është deklarata se asgjë nuk ka ndryshuar pas 24 shtatorit. Natyrisht se Kosova ka qenë e gatshme dhe ka treguar gatishmëri për dialog. Ne jemi të qëndrimi se 24 shtatori ka shënuar një kthesë të rëndësishme jo të mirë në procesin e dialogut”, ka theksuar ajo.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri tha se i bëjmë thirrje kryeministrit të Kosovës që të ketë koordimin sa më të ngushtë me aleatët strategjik të Kosovës e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne po kërkojmë hetim ndërkombëtar dhe angazhim më të madh të ShBA-së, sa i përket sulmit terrorist që kemi pësuar me 24 shtator në Banjsko, dhe në anën tjetër duhet të kemi një bashkëpunim sa më të afërt e më të ngushtë me ta edhe për sensibilizimin më të madh të këtij sulmi që ka ndodhë në vendin tonë”, tha Tahiri.

Po ashtu Abelard Tahiri tha se kryeministri Albin Kurti do të duhej që pas takimit më pesë emisarët të deklarohej për medie e të jepte më shumë detaje për qytetarët, duke shtuar se një sqarim të tillë, kreu i Qeverisë, ia ka borxh qytetarëve.

“Kryeministri i’u ka borxh të gjithë qytetarëve që të mbajë një konferencë dhe të flas për qëndrimin e tij në lidhje me atë vizitë. Gjëja e parë që kryeministri duhet ta bëjë është ta dimë se ku qëndron vendi jonë nga këto kërkesa”, tha ai.

Tahiri: Kosova duhet që të bashkërendoj politikën e vet strategjike me akterët ndërkombëtar ne veçanti me amerikanë

E shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se ata kanë adresuar dy kërkesa në mbledhjen e sotme të kryesisë së kuvendit e të cilat ai thotë se janë miratuar nga kryesia.

“E para ka të bëjë më seancën ë jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit e pagave nga 105 në 129 euro, ku i kemi mbledh nënshkrimet dhe jemi duke punuar që të kemi një mbështetje prej krejt kuvendit në raport me këtë temë në raport me këtë temë, ta diskutojmë edhe tekstin e qëndrimit dhe argumentimit tonë dhe shpresoj që rezoluta e cila e ka vetëm një pikë dhe kërkon ngritjen e koeficientit do të bëhet realitet,  kurse kërkesa e dytë e AAK-së ka qenë që Parlamenti i Kosovës të miratojë një deklaratë në të cilin e mbështetë rezolutën e Parlamentit Evropian që i ka 28 pika mirë të elaboruara, dhe në këtë rezolutë këtë deklaratë tonën edhe një herë ti kërkojmë disa çështje, e para hetimi ndërkombëtar të ndodhë për me pa involvimin e shtetit serb në këtë temë, e dyta që të rikonfirmohet edhe një here drejtimi ynë pro integrimit evropian, në NATO dhe në BE, dhe e treta që vendet anëtare të BE-së të gjitha ta dënojnë aktin e involvimit të Serbisë në sulmin terrorist, dhe mbi të gjitha të përmbyllet një qëndrim-deklaratë e kuvendit të Kosovës në shenjë mirënjohje dhe respekti për rezolutën më të fuqishme deri me tani të BE-së”, tha Tahiri.

Tahiri shtoi se rrugëtimin e Kosovës nuk mund ta ndal as Lajçaku e as ndonjë institucion tjetër, duke theksuar se ky është një zotim kombëtar. Tutje ai tha se Kosova duhet që të bashkërendoj politikën e vet strategjike me akterët ndërkombëtar në veçanti amerikanë e BE.

“Obligimet që i ka marrë duhet t’i realizoi pa e dëmtuar sovranitetin dhe interesin e vendit, për shkak se rrugëtimi ynë në NATO dhe BE është jetik për kombin tonë”, tha Tahiri.

Ndryshe, këtë javë do të mbahen tri seanca të Kuvendit të Kosovës, kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme.

Pas mbledhjes së kryesisë në konferencë për media foli Mimoza kusari-Lila e cila tha se nga mbledhja e rregullt e Kryesisë së Kuvendit u dakordua që të mbahen tri seanca.

“E para seancë do të jetë ajo e 26 tetorit ditën e enjte me fillim në ora 10:00, seancë e cila do të trajtojë pikat e pa përfunduara nga dy seancat tjera e 28 shtatorit dhe e 4 tetorit, ndërsa në të njëjtën ditë me fillim në ora 12:00, do të filloj një seancë tjetër e cila është kërkesë e deputetëve të opozitës me 41 nënshkrime, e cila do të trajtoi një rezolutë për koeficientin e pagave në sektorin publik. Për derisa kryesia është dakorduar që seancë të mbajë edhe të premten me fillim në ora 11:00 ku në këtë seancë do të diskutohet dhe do ti jepet mbështetje të mëtutjeshme rezolutës së miratuar në Parlamentin Evropian lidhur me ngjarjet e 24 shtatorit”, tha Kusari-Lila.

You Might Also Like

Haxhiu: Vetëvendosje ka ndalur marrëveshje të dëmshme për vendin

Sveçla: Vetëvendosje, një lëvizje emancipuese që solli qytetari aktive

Reuters: Kosova pranon kërkesën e SHBA-së për të strehuar të dëbuarit

Dy të arrestuar për falsifikim dokumentesh, legalizim të rremë e mashtrim

Shaqir Totaj nominohet për një mandat të dytë për kryetar të Prizrenit

Kosova Times October 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shole më 12 janar në Beograd: Dihet se çfarë do të diskutojë me përfaqësuesit e pushtetit

Kosova Times Kosova Times January 8, 2023
Stavileci: Dogana do të tejkalojë vitin e kaluar për të hyra ekonomike
Rama-Vetëvendosjes: Për 8 vjet qeverisje, s’keni bërë gjë
Shikoni si dukej Bahmut para fillimit të agresionit rus (VIDEO)
Osmani: Familja Jashari emblemë e UÇK-së, kullat e tyre – kala e lirisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?