By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës
December 16, 2025
Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Partesh
December 16, 2025
Kalimi ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra në Podujevë
December 16, 2025
44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 16, 2025
Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndalohen punimet në një rrugë afër varrezave ortodokse në Mitrovicën e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ndalohen punimet në një rrugë afër varrezave ortodokse në Mitrovicën e Veriut
Lajme

Ndalohen punimet në një rrugë afër varrezave ortodokse në Mitrovicën e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/10/25 at 2:25 PM
Kosova Times Published October 25, 2023
Share
SHARE

Inspeksioni i Komunës së Mitrovicës së Veriut i ka ndërprerë punimet ndërtimore në një rrugë që çon në lagjen multietnike, Mikronaselje, pasi një grup qytetarësh nga komuniteti serb u ankua se varrezat e vjetra ortodokse u gërmuan gjatë punimeve.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë (REL) se rasti është duke u hetuar.

Policia e rrethoi zonën me shirit bardhekuq, që do të thotë se punimet e mëtejshme janë ndaluar.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, tha për REL-in se ka qenë “gabim teknik i kompanisë që ka fituar tenderin nga Ministria e Infrastrukturës” dhe se ende nuk ka informacione të hollësishme.

Ai tregoi se ndërtimi i rrugës nuk është projekt i komunës.

“Ajo që dimë është se ata gërmuan varrezat ortodokse dhe drejtori ynë i inspektimit e ndaloi punën. Ne presim informacion më të detajuar për të parë se si mund të rregullojmë gjithçka”, tha ai.

Disa media lokale që raportojnë në gjuhën serbe kanë thënë se rruga është duke u ndërtuar si pjesë e një projekti për ndërtimin e shtëpive për të kthyerit nga komuniteti shqiptar, i financuar nga Qeveria e Kosovës.

REL-i iu drejtua Qeverisë së Kosovës për këtë rast, por nuk mori përgjigje.

Qytetarët ngrenë padi
Një grup prej rreth 20 banorësh të Mitrovicës Veriore nga radhët e komunitetit serb kanë bërë kallëzim penal për gërmimin e një varreze.

Njëri prej tyre është edhe Nikolla Kabashiq, i cili në një deklaratë për gazetarët tha se Policia i ka thënë se për momentin nuk e di nëse bëhet fjalë për ndërtim pa leje, për të cilin është përgjegjëse komuna, apo për ndonjë vepër penale.

“Prandaj, kemi ardhur të themi se ‘përdhosja e varreve apo kufomave’ është ende vepër penale dhe se dënohet me ligj”, tha Kabashiq, ish-gjyqtar i cili u largua nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Kabashiq tha se pas hetimeve policore, ai pret që prokuroria të nisë një hetim kundër klientit dhe kontraktuesit.

“Varrezat janë të shënuara qartë, ka më shumë se 30 gurë varresh. Ato janë të vjetra disa qindra vjet. Kjo nuk është një çështje politike, kjo është një çështje ligjore, një çështje civilizimi”, tha Kabashiq.

Varrezat e reja ortodokse të qytetit të Mitrovicës së Veriut gjenden në Rudarë, afër Zveçanit, prej vitit 1999.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës në Kosovë, ka reaguar ndaj gërmimit të varrezave të vjetra.

Siç thuhet në njoftim, gërmimi i varrezave ortodokse në veri të Mitrovicës “bëhet nga kompanitë shqiptare me urdhër të Qeverisë së Albin Kurtit”.

Ata kërkuan nga bashkësia ndërkombëtare që të ndalojë “përdhosjen e varreve serbe”.

You Might Also Like

Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Partesh

Kalimi ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra në Podujevë

44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave

Kosova Times October 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vendet në Evropë e konsiderojnë të mundshëm sulmin rus

Kosova Times Kosova Times February 9, 2024
Gërvalla sot do të mbajë konferencë për media
Baleti i Kosovës, pjesë e festivalit “Fini Dance Festivale & Awards” në New York
Takimi i OJQ-ve me LVV-në, diskutohet kriza politike dhe institucionale
Ngjarja e rëndë në azilin e të moshuarve në Tiranë, gazetarja Hoxha rrënqeth me reagimin e saj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?