By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Delegacioni i Hamasit diskuton me zyrtarët në Moskë për lirimin e pengjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Delegacioni i Hamasit diskuton me zyrtarët në Moskë për lirimin e pengjeve
Rajon / Botë

Delegacioni i Hamasit diskuton me zyrtarët në Moskë për lirimin e pengjeve

Kosova Times
Last updated: 2023/10/26 at 9:01 PM
Kosova Times Published October 26, 2023
Share
SHARE

Ministria e Jashtme e Rusisë ka konfirmuar më 26 tetor se delegacioni i grupit militant Hamas, e ka vizituar të enjten Moskën, për të diskutuar për situatën në Rripin e Gazës.

“Mund të konfirmoj se përfaqësuesit e lëvizjes palestineze janë duke e vizituar Moskën”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ajo ka thënë se edhe zëvendësministri i Jashtëm iranian, Ali Bagheri Kani, e ka vizituar Moskën më 26 tetor.

Sipas mediave ruse, Ria Novosti dhe TASS, në krye të delegacionit palestinez është lideri politik i Hamasit, Abu Marzouk.

Në njoftimin e ministrisë ruse është thënë të jetë diskutuar për lirimin e pengjeve që po mbahen në Rripin e Gazës dhe për evakuimin e të huajve, përfshirë shtetasve rusë.

Në komunikatë është theksuar nevoja për “dhënie fund të armiqësive në dhe rreth Rripit të Gazës dhe ofrimit të shpejtë të ndihmës humanitare në popullsinë e prekur palestineze”.

Diplomatët kanë rikonfirmuar përkushtimin e Moskës dhe Teheranit “që ta vazhdojnë koordinimin në përpjekjet për ta stabilizuar situatën në Lindje të Mesme”.

Hamasi i ka përgëzuar përpjekjet e presidentit rus Vladimir Putin dhe Ministrisë së Jashtme ruse për t’i dhënë fund, atij që e ka cilësuar “krim të Izraelit, që po përkrahet nga Perëndimi”, sipas agjencisë ruse, Ria Novosti.

Ministria e Jashtme izraelite ka reaguar ashpër për këtë vizitë, duke e cilësuar ftesën e zyrtarëve rusë për delegacionin e Hamasit si “të mjerë” dhe ka thënë se organizata është më e keqe se grupit ekstremist Shteti Islamik.

“Duart e zyrtarëve të lartë të Hamasit janë të mbushura me gjak të më shumë se 1.400 izraelitëve që janë vrarë, ekzekutuar dhe djegur, dhe ata janë përgjegjës për marrjen peng të më shumë se 200 izraelitëve, përfshirë foshnja, fëmijë, gra dhe të moshuar”, ka thënë Ministria e Jashtme e Izraelit, përmes një komunikate.

Shqetësimet për pengjet janë rritur pasi një zyrtar i krahut ushtarak të Hamasit, ka thënë se rreth 50 pengje janë vrarë në Gazë, si pasojë e sulmeve izraelite.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, mbi 7.000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Uashingtoni e di se një numër i madh njerëzish janë vrarë në Gazë, mirëpo nuk ka konfirmim të saktë të numrave, dhe se nuk iu beson deklaratave të lëshuara nga Hamasi.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

Kosova Times October 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump urdhëron rihapjen e burgut të Alcatrazit

Kosova Times Kosova Times May 5, 2025
Premtimi bosh: Të moshuarit në nevojë mbeten me vetëm 5 shtëpi nga shteti
Tre persona u vranë pas sulmit ndaj një polici në Çeçeni
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmon John Duncan
Instituti Albanologjik boton veprën e Sejdi Gashit për gjuhen në medie
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?