By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paralajmërime kobzeza për Kosovën!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Paralajmërime kobzeza për Kosovën!
Opinion

Paralajmërime kobzeza për Kosovën!

Kosova Times
Last updated: 2023/10/26 at 1:14 PM
Kosova Times Published October 26, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Deklaratat e emisarit evropian për dialogun, sllovakut Mirosllav Lajçak: “Nëse s’ka dialog mes Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit” dhe “Asociacioni të bëhet pa vonesa, pa të Kosova s’ka progres drejt BE-së”, paraqesin kërcënim të hapur për Kosovën!

Ndëshkimi i viktimës dhe shpërblimi i agresorit

Serbia në krye më Vuqiqin nuk po ndëshkohet nga BE-ja për sulmin në Bajnskë. Në anën tjetër, kërcënimi i Kosovës dhe heshtja e kësaj ngjarje tragjike nga pesëshja e diplomatëve të vendeve të ‘Quintit’ është më tepër se shqetësuese.

Me një fjalë, qasja e gabuar e Bashkimit Evropian me presion vetëm ndaj Kosovës vazhdon, duke e ndëshkuar me masa ekonomike viktimën dhe shpërblyer agresorin, i cili po synon ripushtimin e Kosovës!

Insistimi i pesëshes së BE-së për implementimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive sipas Marrëveshjes së të vitit 2013 duke e anashkaluar aktin terrorist në veri të vendit, jo vetëm që është kundër interesave të Kosovës, është në kundërshtim me vendimin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së 17 Shkurtit 2008 dhe njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.

Nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve duke shpërfillur njohjet ndërkombëtare të Kosovës si shtet unitar brenda kufijve ekzistues.

Pa dënimin e Serbisë për agresionin terrorist në veri, shumë shpejtë mund të kemi përballje me agresion dhe luftë të re të përmasave ballkanike dhe evropiane!

Deklaratat e Lajçakut se mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit në veri të vendit, janë tendencioze dhe kanë për qëllim frikësimin e Kosovës, që ajo të pranojë çdo gjë që i ofrohet, në të kundërtën, do të akuzohet si fajtore për moszbatim të marrëveshjeve!

Në anën tjetër Serbia ndjehet e relaksuar, pasi nuk u ndëshkua për sulmin në veri dhe as që do të ndëshkohet për mosvazhdim të dialogut me Kosovën, kurse kjo e fundit mbetet ende e sanksionuar nga BE-ja dhe ShBA-ja për moszbatim të marrëveshjeve!

Kjo lojë e dyfishtë e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës do të vazhdojë derisa faktori politik shqiptarë të unifikohet si një trupë e vetme në dialog me Serbinë, në të kundërtën, përçarjet dhe ndarjet e brendshme politike dhe fetare i shkojnë për shtati vetëm armiqve tonë shekullorë.

Andaj përgjigja më e mirë ndaj këtyre paralajmërimeve kobzeza për Kosovës është unifikimi i skenës politike parlamentare, pa dallim pushtet dhe opozitë rreth një projekti nacional dhe i unifikimit të shqiptarëve në përgjithësi pa dallime partiake apo fetare, në mënyrë që armiku të mos na gjejë në befasi dhe të papërgatitur në aspektin kombëtare.

You Might Also Like

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Pika e verbër e Evropës: Mediat sociale janë një kërcënim strategjik

Kosova Times October 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Motta: Juventusi do të japë 200 për qind në derbi kundër Torinos

Kosova Times Kosova Times November 8, 2024
Koreja e Jugut e miraton ligjin që e ndalon tregtinë e mishit të qenit
AAK në Fushë Kosovë, fokusi në arsim, shëndetësi e infrastrukturë
Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
FSK po kryen kurse ushtarake në Fakultetin e Mbrojtjes në Tiranë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?