By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Samiti i BE-së në kohë pasigurie
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Samiti i BE-së në kohë pasigurie
Rajon / Botë

Samiti i BE-së në kohë pasigurie

Kosova Times
Last updated: 2023/10/26 at 10:55 AM
Kosova Times Published October 26, 2023
Share
SHARE

Krahas zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Ukrainës, temë së migracionit në samitin e BE-së në Bruksel në agjendë janë edhe raportet mes Kosovës e Serbisë.

“Takimi ynë zhvillohet në një kohë të paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë së madhe globale, që së fundi u ashpërsuan edhe më shumë me zhvillimet në Lindjen e Mesme”, shkruan presidenti i Këshillit Europian në shkresën e ftesës për këtë takim. Me këtë formulim Charles Michel përcakton tonin për takimin e 27 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian të enjten (26.10.2023) në Bruksel.

Tema dominuese e samitit është situata në Izrael dhe në Rripin e Gazës. Pas sulmit terrorist të militantëve islamist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor kryetarët e qeverive dhe të shteteve të vendeve anëtare deklaruan, se vendi ka të drejtë të mbrohet, “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare ndaj të tilla sulmeve të dhunshme dhe arbitrare”.

Shumë shtete, kryesisht ato perëndimore, e klasifikojnë Hamasin si organizatë terroriste. Më 2006 ajo doli nga zgjedhjet si forca më e madhe në parlamentin palestinez. Që nga viti 2007 ajo qeveris pa mandate të tjera demokratike në Rripin e Gazës.

Pa unanimitet për armëpushimin në Rripin e Gazës

Më pak unanimë janë vendet anëtare të BE-së lidhur me çështjen e shpalljes së një “armëpushimi” më saktë një “armëpushimi humanitar”, sikurse doli në pah gjatë takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg. Disa shtete, si Spanja, Irlanda dhe Sllovenia e përkrahën këtë kërkesë të formuluar për herë të parë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Të tjera vende si Gjermania, Çekia dhe Austria u shprehën kundër. Këto vende druajnë, se kërkesa të tilla mund të vlerësohen si ndërhyrje në të drejtën e vetëmbrojtjes së shtetit të Izraelit. Tani kryetarët e shteteve dhe të qeverive duhet të gjejnë një pozicion të përbashkët.

Çështje formulimi

Një variant të ri të konceptit sugjeroi ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock gjatë një debati në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Eshtë e nevojshme një “dritare humanitare”, tha ajo. Sipas një postimi të ministres në platformën X (dikur Twitter) këto janë të nevojshme, në mënyrë që ndihmat ndërkombëtare të arrijnë tek popullsia civile në Gazë. Po ashtu ditët e fundit ka pasur edhe “pauza humanitare”.

Një kompromis mund të jetë termi “pauza” në shumës, sikurse është përdorur në postimin e ministres gjermane, shkruan agjencia e lajmeve DPA. Me këtë mund të bëhet e qartë, se BE nuk kërkon që të ndërpritet lufta kundër Hamasit.

Edhe një diplomat i nivelit të lartë në prag të takimit tha, se ka lëvizje drejt arritjes së një konsensusi për kërkesën për një “pauzë” – ndryshe nga një armëpushim. Një tjetër diplomat i BE-së tha, se çdo fjalë ka peshë e në radhë të parë kur bëhet fjalë për aksesin humanitar, pë rtë ndihmuar njerëzit në nevojë.

Mbështetja për Ukrainën temë diskutimi

Edhe mbështetja për Ukrainën është temë e samitit të BE-së. Për këtë arsye do të ketë një lidhje përmes video-konferencës të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyj.

Sipas Charles Michel do të diskutohet kryesisht për një veprim më të shpejtë për ndihmat ushtarake si dhe për çështjen, se si mund të përdoret për rindërtimin e Ukrainës pasuria ruse që ndodhet në Europë. Po ashtu krerët e vendeve anëtare do të diskutojnë edhe për garancitë financiare për Ukrainën për vitet e ardhshme.

Tema e përhershme

Edhe migracioni do të jetë temë e diskutimit në samitin e 27 krerëve të BE-së në Bruksel. Sipas Charles Michel do të shqyrtohen hapat e ndërmarrë në samitin paraprijës në Granada. Në këtë samit pati një grindje të fortë për temën e migracionit.

Gjithashtu në rend të ditës do të jenë edhe raportet mes Kosovës e Serbisë, situata në Sahel si dhe në Jug të Kaukazit.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times October 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

I riu i raportuar i zhdukur gjendet i vdekur në një livadh afër shtëpisë

Kosova Times Kosova Times December 11, 2025
Miratohet Projektligji për noterinë, Haxhiu zotohet për proces transparent
Bija drogoi babain, gruaja e qëlloi me të dashuin
Lajçak thotë se këto dy javë fokusin e kishte në dialogun Kosovë – Serbi
Zhizhek për politikën zyrtare të Serbisë, djathtas dhe majtas në botë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?