By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin
January 25, 2026
Në 140 metra lartësi: Një urë qelqi dredha-dredha që vetëm më të guximshmit do ta ngjitnin në majë
January 25, 2026
Një recetë për gjellën e lirë të përgatitur nga 10 përbërës
January 25, 2026
Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin
January 25, 2026
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SHBA-ja dhe Japonia e dënojnë armatosjen e Rusisë nga Koreja e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > SHBA-ja dhe Japonia e dënojnë armatosjen e Rusisë nga Koreja e Veriut
Rajon / Botë

SHBA-ja dhe Japonia e dënojnë armatosjen e Rusisë nga Koreja e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/10/26 at 10:49 AM
Kosova Times Published October 26, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut e kanë dënuar të enjten, siç thanë, furnizimin e Rusisë me municione dhe me pajisje ushtarake nga Koreja e Veriut, duke thënë se armatimi i tillë i rrit dukshëm dëmet dhe viktimat civile nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Në një komunikatë të përbashkët, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin, dhe ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoko Kamikawa, thanë: “Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me komunitetin ndërkombëtar për t’i zbardhur tentimet e Rusisë për të marrë pajisje ushtarake nga [Koreja e Veriut]”.

“Furnizimet me armë të tilla, disa prej të cilave mund të konfirmojmë se janë kryer, do ta rrisin jashtëzakonisht shumë numrin e humbjeve në njerëz nga lufta agresore e Rusisë”, thanë ata.

Deklarata e tyre vjen vetëm pak ditë pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, e hodhi poshtë një deklaratë të mëparshme të SHBA-së se vendi i tij kishte marrë municione nga Koreja e Veriut, duke thënë se Uashingtoni ka dështuar ta dëshmojë këtë.

Koreja e Veriut dhe Rusia – të dyja të zhytura në konfrontime me SHBA-në dhe aleatët e saj – së fundmi kanë ndërmarrë hapa për t’i përforcuar marrëdhëniet ushtarake.

Spekulimet se Koreja e Veriut po e furnizon me armë konvencionale Rusinë për t’ia rimbushur depot e harxhuara u rritën dukshëm muajin e kaluar, kur lideri verikorean, Kim Jong Un, udhëtoi drejt Rusisë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, ku i vizitoi objektet kryesore ushtarake të Rusisë.

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe të tjerët besojnë se Koreja e Veriut por synon të marrë teknologji të armëve të sofistikuara nga Rusisë, për ta përmirësuar programin e vet bërthamor, në këmbim të furnizimit të Ushtrisë Ruse me municion.

 

You Might Also Like

Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin

Trump tërhoqi deklaratat për trupat britanike pas ndërhyrjes së mbretit

Qindra mijëra amerikanë pa energji elektrike për shkak të borës dhe akullit

Ukrainë: 1,700 pallate në Kiev pa ngrohje pas sulmit rus

Burri gjendet i vdekur në bagazhin e makinës – Djali i tij arrestohet, kishte vrarë nënën e tij në vitin 2014

Kosova Times October 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Momentet vdekjeprurëse gjatë 25 vjetëve të Vladimir Putinit në pushtet

Kosova Times Kosova Times August 9, 2024
Ministria e Jashtme hungareze i kërkoi Zelensky-t të “ndalojë kërcënimet” në lidhje me tubacionin e naftës Druzhba. “Nuk ka nevojë t’ia thuash presidentit ukrainas”, u përgjigj Ministria e Jashtme ukrainase.
Ukraina, refugjatëve: Kalojeni dimrin jashtë shtetit për shkak të problemeve me rrymë
Izraeli do t’i përgjigjet akuzës për gjenocid në GjND pas kërkesës për armëpushim
Zëvendëskryeministri Bislimi udhëton për në Bruksel
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?