By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti uron Republikën e Turqisë në 100-vjetorin e saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti uron Republikën e Turqisë në 100-vjetorin e saj
Lajme

Kryeministri Kurti uron Republikën e Turqisë në 100-vjetorin e saj

Kosova Times
Last updated: 2023/10/27 at 9:25 PM
Kosova Times Published October 27, 2023
Share
SHARE

Me ftesë të Ambasadës së Turqisë në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në pritjen për nder të 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.

Në mesin e shumë të pranishmëve në këtë ceremoni festimi, kryeministri Kurti u shprehu urimet e tij më të përzemërta ambasadorit Angılı, Presidentit të Republikës së Turqisë, Erdogan dhe gjithë popullit të Turqisë, teksa festojnë një shekull të jashtëzakonshëm përparimi, rritjeje dhe vendosmërie të palëkundur.

Në këtë ditë të veçantë, ai tha se duhet t’i kushtojmë një nderim të veçantë figurës së Mustafa Kemal Ataturk, udhëheqja vizionare e të cilit dhe përkushtimi ndaj modernizimit dhe demokratizimit kanë lënë një gjurmë të përhershme në historinë e Turqisë. Trashëgimia e Ataturkut është ajo e modernitetit, sekularizmit dhe përparimit, shtoi kryeministri.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet dy Republikave dhe dy popujve, Kryeministri Kurti u shpreh se dy vendet ndajnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm, të rrënjosur në respektin dhe bashkëpunimin reciprok, kurse komuniteti shqiptar në Turqi dhe komuniteti turk në Kosovë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e shkëmbimit kulturor, promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe pasurimin e strukturës shoqërore të shoqërive tona përkatëse.

“Ky shkëmbim i thellë idesh, traditash dhe përvojash, përgjatë shumë brezave, vazhdon edhe sot të ushqejë marrëdhënien tonë, duke krijuar lidhje të pathyeshme miqësie”, tha ai në fjalën e tij.

Më tej, kryeministri veçoi se mbështetja e palëkundur e Turqisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës vlerësohet thellësisht nga populli i Kosovës.

“Në një kohë kur siguria e vendit tonë përballet me kërcënimin e agresionit serb, bashkëpunimi ynë me Turqinë në fushën e mbrojtjes ka marrë një rëndësi të re. Në veçanti, ne jemi mirënjohës për gatishmërinë e Turqisë për të furnizuar ushtrinë tonë me dronët Bayraktar. Ushtria jonë ka bërë të më mirën e mundshme për t’i ardhur në ndihmë gjithashtu popullit turk, duke dërguar menjëherë një mision kërkim-shpëtim në Hatay pas tërmetit shkatërrues atje në fillim të këtij viti”, shtoi ai.

Në shënim të këtij përvjetori historik për Republikën e Turqisë, kryeministri Kurti rikonfirmoi përkushtimin për të forcuar e thelluar marrëdhëniet dypalëshe në vitet në vijim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times October 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

GJEDNJ-ja urdhëroi Federatën Ruse të paguajë 46 mijë euro për të afërmit e gazetarëve të vrarë

Kosova Times Kosova Times January 31, 2024
Rihapet Ambasada saudite në Iran pas shtatë vjetëve
Vdes një shtetase e Serbisë në QKUK, u dërgua në gjendje të rëndë
Mihali, Abdixhikut: E djathta nuk bën të barazohet me tyxharllëkun
Gjermania filloi negociatat sekrete me Indinë për furnizimin e Ukrainës me armë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?