By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita maqedonase kërkon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamenare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Opozita maqedonase kërkon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamenare
Rajon / Botë

Opozita maqedonase kërkon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamenare

Kosova Times
Last updated: 2023/10/27 at 9:36 PM
Kosova Times Published October 27, 2023
Share
SHARE

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut kanë kërkuar nga partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), që sa më parë të thirrin një takim liderësh, në të cilin do të merreshin vesh për datën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, që duhet të mbahen në vitin 2024.

Kërkesa e VMRO DPMNE-së dhe e Frontit Opozitar Shqiptar u bë pas thirrjes së kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili të enjten kërkoi nga partitë që sa më shpejt të merren vesh për zgjedhjet e ardhshme. Në të kundërtën, tha ai, deri në fund të vitit do të shpallte zgjedhjet në afatin e parë të mundshëm, bazuar në përcaktimet kushtetuese.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, sipas Xhaferit, mund të organizohen mes 5 majit dhe 15 korrikut të vitit 2024, ndërsa presidencialet më së voni më 25 prill, rundi i parë dhe më 8 maj 2024 rundi i dytë.

Ai ka thënë se nëse partitë pajtohen që të ketë zgjedhje të dyfishta, atëherë ato mund të mbahen më 5 apo 8 maj të vitit të ardhshëm.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka thënë se do të pranonte çdo takim që do të caktojnë partitë në pushtet që të ulen për t’u marrë vesh për datën e zgjedhjeve.

Opozita maqedonase ka hequr dorë edhe nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme, por ka kërkuar që zgjedhjet e rregullta të mbahen në afatin e parë të mundshëm ligjor.

“Le të ulen dhe le të merren vesh dhe të vendosin. Si të vendosin ashtu ne do ta pranojmë, vetëm le të vendosin që ta çlirojnë shoqërinë. Mund të vendosin për datën 5 apo 8 maj, ne do ta pranojmë, mund të vendosin edhe data tjera të përafërta, vetëm le të vendosin. Do të ishte marrëzi të ketë zgjedhje të ndara dhe të shpenzojmë paratë e qytetarëve. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë kurdo që ata të caktojnë një takim për datat përfundimtare për zgjedhjet”, ka deklaruar Mickovski.

Por, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thënë se nuk ka nevojë për takim liderësh pasi për çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, ka grupe pune në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, dhe me këtë rast ftoi VMRO DPMNE-në që të marrë pjesë në to.

“Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve tashmë ka një grup pune në Ministrinë e Drejtësisë, ku të gjitha partitë politike kanë deleguar përfaqësuesit e tyre. Vetëm VMRO DPMNE-ja nuk e ka deleguar përfaqësuesin e saj. Prandaj i inkurajoj që të caktojnë përfaqësuesin e tyre, sepse një apo dy parti nuk mund të vendosin për një proces zgjedhor në të cilin kanë marrë pjesë 30 e më shumë parti politike”, ka deklaruar Kovaçevski.

Por, ky trup në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë nuk përfaqëson as partitë opozitare shqiptare që formojnë Frontin e Bashkuar, të cilat gjithashtu bënë thirrje për caktimin e shpejtë të datës së zgjedhjeve të reja, me arsyetimin se Qeveria aktuale ka humbur legjitimitetin, sipas opozitës.

“Kjo qeveri është e delegjitimuar dhe qytetarët mezi po presin zgjedhjet që t’i largojnë partitë e tanishme nga kolltukët qeveritarë. Sa më shpejt që të vetëdijesohen aq më mirë për vendin. Çdo kundërshtim i mëtejmë do të krijojë potencial për një krizë kushtetuese që do të ketë pasoja shumë të dëmshme në afat të mesëm, prandaj BDI-ja dhe LSDM-ja duhet ta kuptojnë dhe të pranojnë se nuk janë më në gjendje të diskutojnë se çfarë do të ndodhë pasi në një mënyrë apo tjetër do t’i humbin zgjedhjet”, ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Opozita shqiptare njoftoi se në zgjedhje do të dalë me kandidatë të përbashkët për deputetë dhe me një kandidat për president të Maqedonisë së Veriut, por kërkon që dy ciklet zgjedhore të mbahen në të njëjtën ditë.

“Për shkak se ndodhemi në krizë ekonomike dhe qytetarët janë të lodhur, qëndrimi ynë është se nuk ka nevojë që qytetarët dy herë t’i ftojmë të dalin në zgjedhje dhe dy herë të bëhen shpenzime. Meqë dallimi mes dy cikleve zgjedhore atyre për president dhe Parlament është vetëm në dy apo tre muaj, atëherë qëndrimi ynë është të kemi një palë zgjedhje, apo të jenë të përbashkëta”, ka deklaruar Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike.

Partitë në pushtet në disa raste kanë theksuar se do të pranonin edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në rast se partitë opozitare mbështesin ndryshimet kushtetuese, për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si kusht për vazhdimin e bisedimeve të integrimit evropian.

You Might Also Like

Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve

Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Pentagoni aprovon furnizimin e Ukrainës me Tomahawk, vendimi te Trump-i

Kosova Times October 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosova për herë të parë në Lojërat Paralimpike, Osmani: Moment historik

Kosova Times Kosova Times March 19, 2024
Bora josh turistët drejt Brezovicës
Forcat ukrainase shkatërruan 40 vagonë të trenit rus të karburantit në Zaporizhzhia
Kosova e Shqipëria diskutojnë për sektorin e energjisë dhe agjendën klimatike
Rama mirëpret dakordësinë mes Kosovës dhe Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?