By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve
Lajme

Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve

Kosova Times
Last updated: 2023/10/29 at 2:49 PM
Kosova Times Published October 29, 2023
Share
SHARE

Përkundër rritjes së shkallës së inflacionit në Kosovë viteve të fundit, pensionet nuk janë rritur fare. Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve dhe respektimin e normës ligjore që parasheh rritje të shumës së pensionit, në përqindjen e njëjtë me atë të inflacionit. Nga Qeveria nuk kanë treguar nëse planifikojnë rritjen e pensioneve.

Hasan Aliu, nga Prishtina, është në të 70-at e tij. Ai tregon për Radio Kosovën se ndonëse ka punuar për vite të tëra, para e pas luftës, aktualisht merr vetëm 100 euro pension, të cilat nuk po i mjaftojnë.

“Çmimet janë rrit shumë e pensionet hiq. Nuk është mirë që pensionet s’po rriten kurrë. Më nevojtarët janë pensionistët. Pensioni që kam nuk po më mjafton. S’po del as për ilaçe”, tha ai për Radio Kosovën.

Pensionin më të lartë se të Hasanit e ka Sadik Jashanica, i cili që në rini nisi punën në Korporatën Energjetike, ku punoi deri në pension.

“Kur dola në pension më thanë ke për t’i marrë 198 euro. Marrja e Zotit. Punon 45 vjet, për 200 euro. Por, çka kemi të bëjmë?! Të moçmit kishin pas thënë: kur s’ka shi, edhe breshëri i mirë është. Po e shtyjmë. Kujt i bie ndërmend për pensionistë?! Askujt!. Jetoj vetëm me të shoqen, e pensioni herë na mjafton e herë jo, se po duhet të hamë dhe të pimë, por edhe barna me ble”, tha ai.

Këta dy pensionistë thonë se pas ngritjes së çmimeve të produkteve ushqimore e jo vetëm, ngritja e pensioneve është domosdoshmëri.

“Harmonizimi i pensioneve me koston e jetesës bëhet një herë në vit duke rritur shumën e pensionit që duhet paguar me të njëjtën përqindje bazuar në Indeksin e Kostos së jetesës të vitit paraprak”, thuhet në nenin 14, të Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti.

Por, kjo normë nuk po respektohet prej vitesh, thotë kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi, i cili kërkon respektimin e ligjit.

“Qeveria e ka obligim të bëjë vlerësimin e indeksit të inflacionit dhe në bazë të saj t’i rrisë pensionet në vitin që pason. Këta nuk e kanë bërë një gjë të tillë, tani po bëhen pesë vite. Do me thënë na kanë privuar nga e drejta jonë, duke na mohuar atë që na takon dhe e meritojmë në bazë të punës që kemi bërë”, tha Gashi për Radio Kosovën.

Radio Kosova ka pyetur Qeverinë dhe Ministrinë e Financave, Punës e Transfereve, nëse kanë në plan të rrisin vlerën e pensioneve gjatë vitit 2024 dhe sa mund të jetë rritja, por, përkundër interesimit dhe pritjes disa ditore, këto dy institucione nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

Kosova Times October 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez

Kosova Times Kosova Times October 30, 2025
Ushtarët turq patrullojnë nëpër komunat e Kosovës
Ambasada e Azerbajxhanit në Bosnje dhe Hercegovinë përballet me bojkot për shkak të mënyrës së votimit të Rezolutës për Srebrenicën
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrueshme
Atletico mposht minimalisht Mallorcan e Muriqit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?