By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Prishtina 01 fiton dhe hyn në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë
October 30, 2025
Limaj: Koha që zëri racional dhe Kosova e pjekur të bëhen bashkë
October 30, 2025
Nesër mbyllet për qarkullim gjysma e tunelit në lagjen ‘Dardania’
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Gazë hyjnë dhjetëra kamionë me ndihmë humanitare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Në Gazë hyjnë dhjetëra kamionë me ndihmë humanitare
Rajon / Botë

Në Gazë hyjnë dhjetëra kamionë me ndihmë humanitare

Kosova Times
Last updated: 2023/10/30 at 10:01 AM
Kosova Times Published October 30, 2023
Share
SHARE

Dhjetëra kamionë kanë hyrë në Gazë më 29 tetor, duke dërguar ndihmën më të madhe që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit, por punëtorët e ndihmës thanë se dërgesa ende nuk plotëson kërkesat pasi mijëra persona hynë nëpër depo dhe morën miell dhe produkte të higjienës bazike.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se numri i viktimave në mesin e palestinezëve ka kaluar 8.000 dhe shumica e viktimave janë gra dhe të mitur, përderisa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se është duke u zhvilluar “faza e dytë” e luftës ndaj militantëve të Hamasit, pasi ata sulmuan Izraelin më 7 tetor.

Izraeli lejoi të dielën të hynin 33 kamionë që bartnin ujë, ushqime dhe ilaçe. Kamionët hynë nga pikëkalimi në Rafah, që lidh këtë territor me Egjiptin, tha zëdhënësi i këtij pikëkalimi, Wael Abo Omar për AP.

Kryeporkurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka vizituar pikëkalimin në Rafah dhe e përshkroi vuajtjen e civilëve si të “madhe”. Kryeprokurori Karim Khan tha se nuk është lejuar që të hyjë në Gazë. “Këto janë ditët më tragjike”, tha ai.

Gjykata Ndërkombëtare Penale heton veprimet e Izraelit dhe autoriteteve palestineze që nga viti 2014.

Khan i bëri thirrje Izraelit që të respektojë ligjin ndërkombëtar. Ai tha se sulmi i 7 tetorit i kryer nga Hamasi përbën shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Më 29 tetor, ushtria izraelite tha se ka shënjestruar mbi 450 caqe të militantëve, përfshirë edhe qendra komanduese të Hamasit, duke thënë se kanë vrarë dhjetëra militantë.

Ushtria izraelite tha se operacionet tokësore në Gazë janë intensifikuara dhe u bëri sërish thirrje banorëve që të largohen nga veriu për në jug të Gazës.

Sipas Izraelit, shumica e banorëve në Gazë kanë respektuar urdhrin dhe janë larguar për në pjesën jugore të territorit të rrethuar, por qindra mijëra vazhdojnë të jenë në veri, pjesërisht për shkak se Izraeli po ashtu ka bombarduar caqe në të ashtuquajturat zona të sigurta. Mbi 1.4 milion banorë në Gazë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Krahu ushtarak i Hamasit ka thënë se është përleshur me trupat izraelite që kanë hyrë në veriperëndim të Rripit të Gazës, teksa militantët palestinezë kanë vazhduar të gjuajnë raketa në Izrael, përfshirë edhe një raketë që është hedhur drejt Tel Avivit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar me Netanyahun të dielën dhe i ka shprehur atij “nevojën e menjëhershme për rritjen e dërgesave të ndihmave humanitare që të plotësohen nevojat e civilëve në Gazë”, ka njoftuar SHBA-ja. Autoritetet izraelite thanë se shumë shpejt do të lejojnë që më shumë ndihmë të hyjë në Gazë.

Ushtria izraelite që nga mbrëmja e së premtes ka thënë se ka zgjeruar operacionet tokësore në Gazë, duke synuar që të shkatërrojë Hamasin, pasi grupi militant vrau më shumë se 1.400 persona – shumica civilë – gjatë sulmit në jug të Izraelit më 7 tetor.

You Might Also Like

Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse

“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë

Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil

Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez

Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore

Kosova Times October 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Operacioni ‘pesëshi’, policia konfiskon 55 paketime me kokainë

Kosova Times Kosova Times August 29, 2024
SERWER EKSPOZON VUÇIQIN: “Ai po shpreson në rizgjedhjen e Trump për të rifilluar diskutimin për ndarjen e Kosovës
Diskutimi i Kurtit me QUINT-it për Urën e Ibrit, Gashi: I ka informuar që ata të mos befasohen e të thonë se s’ka qenë në koordinim
KH Rahoveci: Ejani na përkrahni që të bëjmë historinë
Shqipëria inauguron ambasadën e saj në Kiev
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?