By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Inteligjenca ukrainase godet Brigadën e 155-të të Marinës Ruse në Lindjen e Largët
September 16, 2025
Trump: Zelensky do të duhet të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit
September 16, 2025
Presidentja Osmani: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës
September 16, 2025
Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!
September 16, 2025
Tërmet në Shqipëri
September 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria e shtyn për një muaj afatin për riregjistrimin e automjeteve në RKS
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria e shtyn për një muaj afatin për riregjistrimin e automjeteve në RKS
Lajme

Qeveria e shtyn për një muaj afatin për riregjistrimin e automjeteve në RKS

Kosova Times
Last updated: 2023/10/30 at 9:58 PM
Kosova Times Published October 30, 2023
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës njoftoi të hënën vonë se ka vendosur ta shtyjë deri më 1 dhjetor afatin për riregjistrimin e automjeteve me targat serbe “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës vendim i ri, po ashtu, parasheh që pas datës 1 dhjetor 2023 “pronarët e mjeteve të pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri me datë 21 prill 2022, nuk do të kenë më mundësinë që këto mjete t’i regjistrojnë me targa RKS, të hyjnë apo të qarkullojnë në dhe përmes territorit të Republikës së Kosovës.”

Më 17 tetor, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për Radion Evropa e Lirë se qindra qytetarë kanë kërkuar shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa të Serbisë.

Të hënën, Qeveria tha se vendosi ta zgjasë afatin pas kërkesave të shumta që i kishte marrë.

Me përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe ShBA-së, më 23 nëntor 2022, Prishtina dhe Beogradi sërish e arritën një marrëveshje në kuadër të dialogut, e cila parasheh që Serbia të ndalojë lëshimin e targave të reja me emërtimet e qyteteve të Kosovës, ndërsa Kosova procesin e riregjistrimit.

Megjithatë, të dy palët më vonë e interpretuan ndryshe këtë marrëveshje.

Më 6 dhjetor 2022, Qeveria e Serbisë miratoi një dekret në bazë të të cilit automjetet me targa KM lejohen të lëvizin pa etiketë regjistrimi, gjegjësisht atyre u duhet t’i tregojnë zyrtarëve vetëm një policë sigurimi dhe një certifikatë kontrolli teknik.

Prishtina zyrtare e interpretoi këtë hap të Beogradit si rinovim të regjistrimit me arsyetimin se bie ndesh me marrëveshjen e Brukselit.

Kosova nuk e njeh një riregjistrim të tillë, që në praktikë do të nënkuptonte se ata që e kanë regjistruar veturën e tyre me targa KM në sistemin serb pas nëntorit të vitit të kaluar, nuk mund të lëvizin në territorin e Kosovës.

Çështja e heqjes së targave, që Serbia lëshon për qytetet e Kosovës, ka shkaktuar një sërë krizash në dy vjetët e fundit, si dhe largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri në nëntor të vitit 2022.

Afati i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave serbe në Kosovë ka skaduar në prill të këtij viti, por ende në terren ka një numër të madh të automjeteve me targa KM.

Sipas disa vlerësimeve, deri në tetor të vitit të kaluar në komunat e veriut të Kosovës kanë qenë rreth 10 mijë vetura me targa KM.

You Might Also Like

Presidentja Osmani: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës

Tërmet në Shqipëri

Kurti kërkon edhe një mandat për Rrahimajn në Kamenicë

Rexhepi refuzon takimin me ministrin Demo Berisha: “Jo spektakle politike”

Në RAI nis programi i parë në gjuhën arbëreshe në Kalabri

Kosova Times October 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama: “Do të vësh shezlonge për aq sa ke kapacitet!”

Kosova Times Kosova Times September 14, 2024
Haradinaj për anëtarësim në NATO: Do të ketë pengesë, por kam marrë premtim
Dhunohet gruaja me aftësi të kufizuara-mbetet shtatzene!
Komuna e Gjilanit ndalon ekskursionet e nxënësve jashtë shtetit
Jetimët ukrainas luten të mos e zhgënjejnë nënën e vrarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?