By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?
June 5, 2025
Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë
June 5, 2025
Ky njeri dyshohet se qëndron pas sulmit historik, rusët kanë nisur një kërkim njerëzish. Kush është ai?
June 5, 2025
Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”
June 5, 2025
Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Forcat izraelite përleshen me Hamasin rreth qytetit të Gazës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Forcat izraelite përleshen me Hamasin rreth qytetit të Gazës
Rajon / Botë

Forcat izraelite përleshen me Hamasin rreth qytetit të Gazës

Kosova Times
Last updated: 2023/10/31 at 2:11 PM
Kosova Times Published October 31, 2023
Share
SHARE

Forcat tokësore izraelite kanë sulmuar militantët e Hamasit dhe infrastrukturën më 31 tetor në veri të Gazës, përderisa sulmet ajrore po vazhdojnë në mbarë territorin e rrethuar. Sipas ushtrisë, afër 800.000 banorë janë larguar nga veriu i Gazës që kur nisi lufta tre javë më parë.

I nxitur nga shpëtimi i parë i një pengu që mbahej nga Hamasi, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, sërish ka hedhur poshtë thirrje për armëpushim dhe është zotuar se do të shtypë aftësinë e grupit militant për të qeverisur me Gazën dhe për të kërcënuar Izraelin, pasi Hamasi nisi sulme të përgjakshme ndaj Izraelit më 7 tetor, që nxitën luftën.

Ushtria tha se vlerëson se 240 pengje janë marrë nga militantët palestinezë gjatë sulmeve të tyre. Një prej pengjeve është liruar gjatë një operacioni të forcave speciale, përderisa Netanyahu tha se lufta tokësore do të ndihmojë në shpëtimin e pengjeve të tjera. Ushtria tha se ushtarja e liruar, Ori Megidish, 19 vjeç, “është mirë” dhe është bashkuar me familjen e saj.

Hamasi ka liruar katër pengje dhe ka thënë se do të lirojë të tjerët në këmbim të mijëra të burgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli. Por, Izraeli ka refuzuar këtë ofertë.

Mbi gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë palestinezësh e Rripit të Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe qindra mijëra janë strehuar në shkollat e udhëhequra nga Kombet e Bashkuara apo në spitale, ku janë edhe mijëra të plagosur. Sulmet izraelite kanë goditur afër disa spitaleve në veri gjatë ditëve të fundit, duke alarmuar punëtorët shëndetësorë.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, e njohur si UNRWA, tha se pothuajse 672.000 palestinezë janë duke u strehuar në shkollat e saj dhe ndërtesa të tjera. Mijëra persona po ashtu gjatë fundjavës hynë me forcë në depo dhe morën ushqime dhe produkte bazike.

Për javë të tëra Gaza po përballet pa energji elektrike dhe Izraeli ka ndaluar furnizimet me karburante që janë të nevojshme për gjeneratorët në spitale dhe shtëpi.

Kreu i UNRWA, Philippe Lazzarini, akuzoi Izraelin për “ndëshkim kolektiv” të palestinezëve dhe se po i detyron që të zhvendosen nga veriu për në jug të Gazës, ku ata po ashtu nuk janë të sigurt.

Lufta po ashtu ka kërcënuar se do të hapë fronte të tjera. Izraeli dhe grupi militant Hezbollah në Liban kanë shkëmbyer zjarr në baza ditore përgjatë kufirit mes dy shteteve, ndërkaq Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar caqe në Siri të lidhura me Iranin, shtet që mbështet Hamasin, Hezbollahun dhe grupe të tjera të armatosura në rajon.

Në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku dhuna mes izraelitëve dhe palestinezëve është rritur, ushtria izraelite tha se ka shkatërruar shtëpinë e Saleh al-Arouri, një zyrtari të lartë të Hamasit që ka ikur në mërgim një dekadë më parë.

Jonathan Conricus, zëdhënës i ushtrisë së Izraelit, tha se operacionet tokësore në Gazë janë përqendruar në veri, përfshirë në qytetin e Gazës, që sipas tij është “qendra e gravitetit të Hamasit”.

“Por, ne po ashtu po vazhdojmë sulmet ajrore në pjesë të tjera të Gazës. Ne po ndjekim komandantët e tyre, ne po sulmojmë infrastrukturën e tyre dhe çdo cak tjetër të rëndësishëm që është i lidhur me Hamasin, ne jemi duke e sulmuar”, tha ai.

Operacione të mëdha tokësore janë duke u kryer në veri dhe lindje të qytetit të Gazës, që para luftës ishte shtëpi e mbi 650.000 banorëve.

Video të publikuara nga ushtria izraelite kanë shfaqur ushtarët duke ecur në zona të hapura, përderisa në sfond dëgjohen të shtëna armësh.

Conricus tha se afër 800.000 persona i janë bindur urdhrit të Izraelit për t’u larguar nga pjesa veriore e Rripit. Por, dhjetëra mijëra persona vazhdojnë të jenë në dhe përreth qytetit të Gazës dhe numri i viktimave pritet të rritet në të dyja palët, teksa betejat po zhvendosen në lagjet e mbipopulluara.

Ushtria izraelite tha se ka sulmuar rreth 300 caqe të militantëve gjatë ditës së kaluar, duke shtuar se trupat izraelite janë përfshirë në disa beteja me militantët e armatosur palestinezë.

Krahu ushtarak i Hamasit tha se ka sulmuar me mortaja forcat izraelite afër pikëkalimit kufitar midis Izraelit dhe Gazës në jug të territorit. Këto pretendime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha të hënë se mbi 8.300 palestinezë janë vrarë – shumica gra dhe fëmijë – që kur ka nisur lufta. Mbi 1.4 milion persona në Gazë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Në Izrael, mbi 1.400 persona – shumica civilë – po ashtu janë vrarë gjatë sulmeve të Hamasit, grup që po vazhdon të gjuajë raketa brenda territorit të Izraelit.

You Might Also Like

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

Ky njeri dyshohet se qëndron pas sulmit historik, rusët kanë nisur një kërkim njerëzish. Kush është ai?

Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”

Trump u kërkoi vendeve të Ballkanit të pranojnë emigrantët e deportuar

Kosova Times October 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Marrëdhënie seksuale në zyrë, Apeli i Posaçëm ashpërson dënimin për Gjicin

Kosova Times Kosova Times June 24, 2024
Cramon nga takimi me Kamberin: Pasivizimi i adresave në Luginë të ndalet
Shemb çatia e klubit në Republikën Domenikane, 15 të vdekur. “Mendova se ishte një tërmet”
Tahiri, qeverisë: Kthehuni në realitet, mos mashtroni
Si u zhvillua turizmi bregdetar në Bullgari?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?