By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Azia, gjeneratori i rritjes së kërkesës globale për turizëm në vitin 2026
February 7, 2026
Dubai po ndërton “rrugën e artë” të parë të vërtetë në botë
February 7, 2026
Osmani: Flamuri i Kosovës u valëvit me krenari në Milano-Cortina
February 7, 2026
S`ka paraburgim për 22 të dyshuar për falsifikim votash në Gjakovë
February 7, 2026
Gjellë me gështenja me ftua dhe kërpudha
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinkeni do t’i vizitojë Izraelin dhe Jordaninë, teksa lufta në Gazë po intensifikohet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinkeni do t’i vizitojë Izraelin dhe Jordaninë, teksa lufta në Gazë po intensifikohet
Rajon / Botë

Blinkeni do t’i vizitojë Izraelin dhe Jordaninë, teksa lufta në Gazë po intensifikohet

Kosova Times
Last updated: 2023/11/01 at 10:48 PM
Kosova Times Published November 1, 2023
Share
SHARE

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, do t’i vizitojë Izraelin dhe Jordaninë gjatë kësaj jave, teksa lufta e Izraelit në Rripin e Gazës dhe kritikat ndërkombëtare po intensifikohen.

Departamenti i Shtetit i ShBA-së njoftoi të mërkurën se Blinkeni do të niset prej Uashingtonit të enjten dhe do të jetë në Izrael dhe Jordani të premten, dhe se ndalesa të tjera në Lindjen e Mesme janë të mundshme për të.

Blinkeni e kishte vizituar Izraelin pak pas sulmit të Hamasit në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor. Ai udhëtoi tri herë në Izrael dhe në gjashtë vende arabe gjatë saj vizite.

Jordania njoftoi të mërkurën se e ka tërhequr ambasadorin e vet në Izrael dhe se nuk do ta lejojë ambasadorin e Izraelit në Jordani të kthehet në vend. Ajo tha se nuk do t’i ndryshojë këto vendime derisa të përfundojë konflikti në Gazë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se Blinkeni do ta nënvizojë përsëri mbështetjen e administratës Biden për të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, por, gjithashtu, do ta theksojë rëndësinë e minimizimit të viktimave civile dhe të garantimit se ndihmat humanitare arrijnë tek palestinezët e pafajshëm në Gazë.

Sigurimi i lirimit të qindra pengjeve që po mbahen nga grupi militant Hamas në Gazë, lehtësimi i kalimit të palestinezëve me pasaporta të huaja dhe të huajve nga Gaza në Egjipt, si dhe parandalimi i shpërthimit të një lufte më të gjerë rajonale, do të jenë çështje kyçe në agjendën e tij, tha Miller.

Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin, i bënë thirrje të martën Kongresit amerikan t’u dërgojnë ndihma menjëherë Izraelit dhe Ukrainës, duke argumentuar se mbështetja e gjerë e ligjvënësve amerikanë për ndihmat do të dërgonte sinjal të fuqishëm për kundërshtarët në të gjithë botën.

Austin dhe Blinken dëshmuan më 31 gusht para Komisionit për Ndarje Buxhetore të Senatit, derisa Kongresi po e shqyrton kërkesën e presidentin amerikan, Joe Biden, për 105 miliardë dollarë ndihma emergjente për Ukrainën, Izraelin dhe sigurinë kufitare të ShBA-së.

Mbi 8.500 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, shumica gra dhe të mitur, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Gazë të martën, pa bërë dallim në mesin e civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Kjo shifër nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Mbi 1.400 persona janë vrarë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmeve të Hamasit. Militantët po ashtu kanë rrëmbyer afër 240 persona, sipas autoriteteve izraelite.

You Might Also Like

‘Bëra seks me një vajzë në një hotel dhe pastaj na pashë në një faqe pornografike. Çfarë tmerri!’

Një sulm masiv rus ndaj Ukrainës po vazhdon

Axhenda ndërkombëtare

Klintonët kërkojnë dëshmi publike për lidhjet me Jeffrey Epstein

Mediat zbulojnë se kush ishte italiani që u mburr për pjesëmarrjen në “Sarajevo Safari”

Kosova Times November 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Një ushqim i shtrenjtë që shëron dhe ëmbëlson: Paguan 17 mijë euro për një kilogram lëkurë mandarine

Kosova Times Kosova Times October 15, 2025
Putin do të marrë pjesë në samitin virtual të G20
Policia shqipton 1.777 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Krasniqi takim me Escobar: Rreshtimi me SHBA-në s’ka alternativë
Limaj premton qeverisje të ndershme dhe projekte transformuese në Gjilan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?