By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjentët sekretë italianë të picave
August 8, 2025
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
August 8, 2025
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
August 8, 2025
Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi
August 8, 2025
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gaza sërish pa qasje në internet, teksa trupat izraelite luftojnë me Hamasin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gaza sërish pa qasje në internet, teksa trupat izraelite luftojnë me Hamasin
Rajon / Botë

Gaza sërish pa qasje në internet, teksa trupat izraelite luftojnë me Hamasin

Kosova Times
Last updated: 2023/11/01 at 9:52 AM
Kosova Times Published November 1, 2023
Share
SHARE

Palestinezët kanë raportuar sërish për ndërprerje të shërbimeve të internetit dhe të telefonisë mobile në Gazë më 1 nëntor, disa orë pasi sulmet izraelite rrafshuan ndërtesa banimi afër qytetit të Gazës dhe teksa trupat tokësore po luftojnë me militantët e Hamasit brenda territorit të rrethuar.

Kompania palestineze e telekomit, Paltel, raportoi për “ndërprerje të plotë” të shërbimeve të internetit dhe telefonisë mobile. Kjo është hera e dytë në pesë ditë që banorët mbesin pa kontakt me botën jashtë. Shërbimet e komunikimit u ndërprenë edhe gjatë fundjavës, përderisa një numër i madh i trupave izraelite u futën në Gazë.

Agjencitë e ndihmës humanitare kanë paralajmëruar se ndërprerjet e këtyre shërbimeve pengojnë rëndë punën e tyre, teksa situata humanitare në Gazë veçse është e rënduar pasi gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë palestinezësh janë zhvendosur dhe janë duke mbaruar furnizimet bazike pas më shumë se tre javë luftë që u nxit nga sulmet e përgjakshme të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor.

Përpjekjet për të telefonuar banorët brenda Gazës mëngjesin e së mërkurës ishin të pasuksesshme. Grupi avokues për qasje në internet, NetBlocks.org konfirmoi se Gaza është “në mes të një ndërprerje totale” që është e ngjashme me situatën që u krijua gjatë fundjavës.

Një ditë më herët, një breshëri sulmesh ajrore rrafshuan ndërtesa banimi në një kamp refugjatësh afër qytetit të Gazës. Drejtori i një spitali aty pranë tha se kanë pranuar viktima, por shtoi se qindra persona u plagosën ose u vranë. Numri i saktë i viktimave ende nuk dihet.Izraeli tha se sulmi, që shënjestroi liderin e lartë ushtarak, Ibrahim Biari, ka shkatërruar një qendër komanduese të militantëve dhe një rrjet tunelesh nën tokë. Sipas Izraelit, gjatë sulmit janë vrarë dhjetëra luftëtarë.

Zëdhënësi i ushtrisë, Jonathan Conricus, tha se Biari ka qenë një prej planifikuesve kyç të sulmeve të 7 tetorit dhe se ndërtesat e banimit u shembën për shkak se u shkatërrua kompleksi nëntokësor i Hamasit.

Pretendimet e asnjërës palë në këtë konflikt nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Në ditët e fundit, trupat izraelite kanë avancuar drejt periferive të qytetit të Gazës nga veriu dhe lindja. Zyrtarët izraelitë kanë thënë se infrastruktura ushtarake e Hamasit, përfshirë qindra kilometra tunele, gjenden në qendër të qytetit, që para luftës ishte shtëpi e afër 650.000 banorësh.

Izraeli ka qenë i paqartë lidhur me operacionet e tij në Gazë, por banorët dhe një zëdhënës i grupit militant kanë thënë se trupat duket se po tentojnë të marrin kontrollin e dy rrugëve kyçe që çojnë në drejtimin veri-jug.

Vlerësohet se 800.000 palestinezë janë zhvendosur në jug të qytetit të Gazës nga pjesa verore pas urdhrit të Izraelit për evakuim, por qindra mijëra vazhdojnë të jenë në veri, përfshirë edhe ata që u larguan fillimisht, por më pas u kthyen për shkak se Izraeli po ashtu kryen sulme ajrore edhe në jug.

Gaza është rrethuar që nga nisja e luftës, duke bërë që furnizimet me ushqim, ujë, ilaçe dhe karburante të jenë të pakta. Izraeli ka lejuar grupet ndërkombëtare të ndihmës të dërgojnë mbi 200 kamionë me ndihmë humanitare gjatë dhjetë ditëve të fundit, por punëtorët e ndihmës kanë thënë se kjo sasi është e pamjaftueshme.

Autoritetet izraelite kanë ndaluar furnizimet me karburante, duke bërë që spitalet të paralajmërojnë se gjeneratorët e tyre shpejt mund të dalin jashtë funksionit, duke vënë në rrezik jetën e pacientëve.Izraeli është zotuar se do të shtypë aftësinë e Hamasit për të qeverisur me Gazën dhe për ta kërcënuar atë, por ka shtuar se nuk ka në plan që ta ripushtojë territorin, prej të cilit u larguan ushtarët izraelitë dhe kolonët më 2005.

Mbi 8.500 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, shumica gra dhe të mitur, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Gazë të martën, pa bërë dallim në mesin e civilëve dhe luftëtarëve të vrarë.

Mbi 1.400 persona janë vrarë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmeve të Hamasit. Militantët po ashtu kanë rrëmbyer afër 240 persona.

Krahu ushtarak i Hamasit tha të martën se planifikon që të lirojë pengje joizraelite gjatë ditëve në vijim. Paraprakisht, Hamasi ka liruar katër pengje dhe ka thënë se është i gatshëm të lirojë të gjitha pengjet në këmbim të mijëra palestinezëve që gjenden në burgjet në Izrael. Por, Izraeli ka hedhur poshtë këtë ofertë, teksa më herët gjatë javës forcat izraelite arritën të shpëtonin një ushtare 19-vjeçare të zënë rob nga militantët palestinezë.

You Might Also Like

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi

Kosova Times November 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

IPK do të verifikojë rrethanat e arrestimit të dy të dyshuarve nga policia

Kosova Times Kosova Times January 13, 2025
Banorët e mbetur të fshatit Shipitullë kërkojnë të zhvendosen
Departamenti i Shtetit reagon ndaj kapjes së mercenarëve kinezë në Ukrainë
Mbahet Moduli 7 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1: Shkathtësitë themelore kirurgjike
Senatori amerikan: Hudhra kineze përbën rrezik për sigurinë kombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?