By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti thotë se pandemia COVID-19 ia “konsumoi” një vit të qeverisjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti thotë se pandemia COVID-19 ia “konsumoi” një vit të qeverisjes
Lajme

Kurti thotë se pandemia COVID-19 ia “konsumoi” një vit të qeverisjes

Kosova Times
Last updated: 2023/11/02 at 10:26 PM
Kosova Times Published November 2, 2023
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti, ka vazhduar me prezantimin e arritjeve gjatë qeverisjes së tij tash dy vjet e gjysmë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se pandemia me koronavirus e kishte konsumuar një kohë të konsiderueshme vitin e parë të qeverisjes.

“Prej atëherë, kemi ndarë mbi 100 milionë euro më shumë për sektorin e shëndetësisë, 60 milionë për listën e re të barnave esenciale, dhe 6.5 milionë euro më shumë për barna me sëmundje të rralla. Sepse shëndetësia, në radhë të parë, ka nevojë për investime që sigurojnë shërbime”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë:

Pandemia COVID-19 për shumë prej nesh edhe mund të na duket si një kujtim i largët. Por menaxhimi dhe tejkalimi i saj ka konsumuar një kohë të konsiderueshme të vitit të parë të parë të qeverisjes sonë.

Në mars të vitit 2021, Kosova nuk kishte as edhe një vaksinë dhe asnjë kontratë për vaksina. Deri në fund të vitit, i siguruam 2.2 milionë vaksina dhe mbi 60% e popullatës së rritur u imunizua. Kosova, nga vendi i fundit në rajon, u bë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për nga shkalla e vaksinimit të popullatës. Vaksinimi masiv ishte ndërmarrja më e madhe shëndetësore ndonjëherë dhe sigurisht, çelësi i rikuperimit drejt ringjalljes ekonomike, sociale, kulturore.

Prej atëherë, kemi ndarë mbi 100 milionë euro më shumë për sektorin e shëndetësisë, 60 milionë për listën e re të barnave esenciale, dhe 6.5 milionë euro më shumë për barna me sëmundje të rralla. Sepse shëndetësia, në radhë të parë, ka nevojë për investime që sigurojnë shërbime.

Në Klinikën e Onkologjisë, nuk ka më listë të pritjes për terapi me rrezatim. Atë e kemi pajisur me një akselerator të ri në vlerën prej 1.4 milion euro, të cilave ia kemi shtuar edhe mbi gjysmë milionë euro për shtim të kapaciteteve spitalore. Në Klinikën e Neurokirugjisë, u investua në pajisje me vlerë 1.7 milion euro. Për Klinikën e Gjinekologjisë janë dedikuar 1.5 milion.

Funksionalizuam Rezonancën Magnetike (MRI) në Spitalin e Pejës dhe në Klinikën e Pediatrisë, kurse ajo në Spitalin e Prizrenit do të realizohet së shpejti. Gjithashtu, vumë në funksion Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor.

Duke e shtuar numrin e inspektorëve farmaceutikë dhe shëndetësorë kemi dyfishuar kapacitet tona inspektuese.

Në kuadër të kujdesit parësor shëndetësor, u regjistruan mbi 65 mijë vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në tre vjeç. Së fundmi, u kemi dhuruar komunave 29 vetura të reja me synim realizimin më të shpeshtë dhe më të lehtë të vizitave mjekësore në shtëpi. 34 komunave ua kemi siguruar pajisjet për shërbim akut emergjent, teksa ka filluar ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mamushë dhe Ferizaj, ndërkaq në procedurë janë QKMF-të në Drenas, Shtime dhe Istog.

Me Ligjin për Çmimin e Produkteve Medicinale, për herë të parë po krijojmë një sistem rregullativ për çmimin e barnave, për t’i bërë ato më të përballueshme për qytetarët tanë dhe për t’i mbrojtur ata nga abuzimet me çmime. E me Udhëzimin Administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike, ndër të tjera, për herë të parë po bëhet caktimi i çmimeve referente, kurse personat me status të invalidit të luftës, anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve dhe viktimat civile të luftës do të kompensohen në shumën maksimale, pra 100% të vlerës së faturës.

Shëndetësinë e kemi prioritet edhe në buxhetin e vitit tjetër. Për vitin 2024 i kemi ndarë 340 milionë euro përfshirë edhe grantin për komunat, kurse ShSKUK do të ketë 25% më shumë buxhet. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times November 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pas intervistës me Putinin, Tucker Carlson mbërriti në Beograd

Kosova Times Kosova Times February 8, 2024
Guardiola mendon për kapitullin e ri, e tërheq një kombëtare
Stojkoviq: Vuçiq nuk do ta arrestojë kurrë Radoiçiqin
Darka në 15 minuta: Recetë për makarona të shijshme verore në salcë djathi dhe spinaqi
Ursula von der Leyen të shtunën në Prishtinë takon Osmanin e Kurtin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?