By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si ndikojnë propaganda dhe mjetet e dezinformimit rus në Evropë
November 23, 2025
‘Mbi 120 trupa ruse në Venezuelë’: Budanov thotë se gjenerali Makarevich po udhëheq misionin e Moskës
November 23, 2025
SHBA-të, BE-ja dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime paqeje në Gjenevë
November 23, 2025
Pse nuk duhet të lani kurrë rroba në 40 gradë
November 23, 2025
Gastroenterologët paralajmërojnë se ky ushqim, i preferuari i shumë njerëzve, shkatërron shëndetin e zorrëve
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Radhë para qendrës për regjistrimin e makinave në veri të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Radhë para qendrës për regjistrimin e makinave në veri të Kosovës
Lajme

Radhë para qendrës për regjistrimin e makinave në veri të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/11/02 at 10:53 AM
Kosova Times Published November 2, 2023
Share
SHARE

Një kolonë me automjete me targa “KM” u pa mëngjesin e 2 nëntorit para Qendrës për Regjistrim në Mitrovicë të Veriut, pasi Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Shtyrjes së afatit i parapriu një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Kjo kërkesë u bazua në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të vazhdohej.

Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor.Sinisha nga Mitrovica e Veriut, që po priste në radhë para Qendrës për Regjistrim nga ora 7:30, i tha Radios Evropa e Lirë se është lehtësuar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës dhe se njerëzit kishin mbetur pa një zgjidhje tjetër, pos riregjistrimit në RKS, pasi ata nuk mund të lëvizin lirshëm mes Kosovës dhe Serbisë.

“Çfarë të bëj. Ju mund të largoheni nga Kosova, por nuk mund të hyni sërish”.

I pyetur pse nuk e kishte riregjistruar makinën e tij deri më tani në targa RKS, ai tha se besonte se do të mund të vazhdonte të lëvizte ende me makinën e tij me targa “KM”.

“Të gjithë ndihemi të mashtruar”, tha Sinisha.

Çështja e targave ka shkaktuar një sërë krizash në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Fillimisht, më 31 korrik të vitit 2022 u ngritën barrikada për shkak të çështjes së targave dhe në nëntor të po atij viti, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri, pasi u suspendua drejtori i policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Gjuriq kishte refuzuar të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS.

Plani i Qeverisë së Kosovës i tetorit të vitit të kaluar parashihte që nga 21 prilli i vitit 2023 të lejohej vetëm qarkullimi i makinave me targa RKS.

Më 23 nëntor 2022, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targat që lëshohen nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë.

Sipas marrëveshjes, Serbia pranoi që të mos lëshonte më targa të reja dhe Kosova hoqi dorë nga ndëshkimet që parashihte plani për riregjistrimin e makinave.

Megjithatë, të dyja palët më vonë e interpretuan ndryshe këtë marrëveshje.

Më 6 dhjetor 2022, Qeveria e Serbisë miratoi një dekret në bazë të të cilit automjetet me targa “KM” lejohen të lëvizin pa etiketë regjistrimi, gjegjësisht atyre u duhet t’i tregojnë zyrtarëve vetëm një policë sigurimi dhe një certifikatë kontrolli teknik.

Prishtina zyrtare e interpretoi këtë hap të Beogradit si rinovim të regjistrimit me arsyetimin se bie ndesh me marrëveshjen e Brukselit. Prandaj, autoritetet e Kosovës ndaluan qarkullimin e makinave me targa “KM” në veri që ishin regjistruar në sistemin serb pas arritjes së marrëveshjes për targat në nëntorin e vitit 2022.

Mirëpo, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Policia e Kosovës pas skadimit të afatit për riregjistrim nuk ka shqyrtuar gjoba për qytetarët për shkak se kjo çështje ishte “çështje politike”.

You Might Also Like

Pse nuk duhet të lani kurrë rroba në 40 gradë

Osmani: Xhemail Mustafa, një nga zërat më të artikuluar për liri e pavarësi

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi 1500 gjoba në trafik

Përleshje me thikë mes të miturve në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Drejtësi për Daorsën’, sot protestohet në Gjakovë

Kosova Times November 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Zbulimet arkeologjike në Kosovë – “kthim në qytetin e lashtë romak”

Kosova Times Kosova Times August 24, 2024
Osmani takon presidentin Tramp në Vatikan
Giroud mes Milanit dhe Amerikës
25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut
Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 32 nga 46 dronët e lëshuar nga ushtria ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?