By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 maj
May 14, 2025
Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit
May 13, 2025
`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë
May 13, 2025
Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!
May 13, 2025
Kancelari gjermane nuk përjashton sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LDK ja Prizrenit kundër kryetarit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LDK ja Prizrenit kundër kryetarit
Lajme

LDK ja Prizrenit kundër kryetarit

Kosova Times
Last updated: 2023/11/04 at 12:02 AM
Kosova Times Published November 3, 2023
Share
SHARE

Krerët e nëndegëve të LDK në Prizren janë të pakënaqur me kryetarin aktual të kësaj dege, Dritan Selmanaj. Ata thonë se Selmanaj nuk ka aftësi drejtuese dhe motivuese për të udhëhequr degën.

Për këtë arsye pesë kryetar të nëndegëve në Prizren kanë dhënë dorëheqjen për shkak të pakënaqësive me kryetarin.

Ata thonë se interesi ynë si i gjithë anëtarësisë së LDK-së, edhe i degës sonë ka qenë dhe është konsolidimi i degës dhe rikthimi i saj si alternativë qeverisëse në komunën tonë!

“Ky interes na ka bërë që të angazhohemi sinqerisht në të gjitha mënyrat dhe mundësitë që kemi pasur! Mirëpo, për fat të keq, në degën tonë kanë kaluar individë që nuk kanë pasur dhe nuk kanë të bëjnë më LDK-në, dhe LDK- në e kanë përdorur vetëm si trampolinë për interesa të tyre, e jo të degës! Edhe pse i panjohur për ne, për anëtarësinë dhe strukturat e degës, Driton Selmanaj fillimisht është mirëpritur dhe është mbështetur fuqimisht me besimin se do të konsolidojë degën dhe do ta fuqizojë atë!”, theksojnë ata.

Sipas tyre, me kalimin e kohës kanë pasur rastin ta njohin dhe të shohim se, Driton Selmanaj, nuk është personi adekuat për të menaxhuar degën, për ta konsoliduar dhe për ta forcuar atë, prandaj me kohën edhe kanë i heqë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre ndaj tij!

“Vërejtjet tona kanë të bëjnë me mungesën e kapaciteteve politike, aftësitë drejtuese dhe motivuese, dhe mosndërlidhja me frymën e LDK-së! Gjatë kohës si kryetar dege me mandat të mbetur pas dorëheqjes së kryetarit të zgjedhur, Driton Selmanaj nuk ka bindur se ka aftësi dhe kapacitet për të konsoliduar degën, për të ngjallur një frymë besimi dhe një praktikë gjithëpërfshirëse te anëtarësia dhe të strukturat e degës dhe të nëndegëve”.

Ata thonë se gjatë tërë kohës ka funksionuar më shumë si drejtues klani dhe një grupi të vogël tip klientele me lidhje personale me të, sesa si kryetar i degës!

“Gjatë tërë kohës ka injoruar dhe ka lënë anash frymën gjithëpërfshirëse të shtrirjes së aktivitetit dhe të veprimtarisë sa më të gjerë! Më shumë sesa interesi i degës dhe i anëtarësisë, Driton Selmanajt i interesonte pozita e tij, interesi i tij dhe i një grupi të vogël rreth tij”.

Kjo sipas tyre u pa në kuvendet e nëndegëve, në të cilat në kundërshtim me Statutin, ndërhynte në punën e tyre, propozonte kryetarët, anëtarët e kryesive të nëndegëve, delegatët e tyre etj.

“Në këtë mënyrë edhe Kuvendin zgjedhor e ktheu në një farsë të rëndë që prodhoi pakënaqësi të mëdha jo veç në struktura, por edhe në anëtarësi! Krijimi i një grupi të njerëzve të kryetarit, mospërfshirja dhe mosshtrirja e përfaqësimit sa më të gjerë, nuk po na jep shpresë se kjo degë do të mund të konsolidohet, prandaj nuk mund të jemi pjesë e një farse të kryetarit dhe të grupit të tij, i cili duket se nuk e do dhe nuk i intereson konsolidimi dhe fuqizimi i degës, por vetëm pozita dhe interesi i tij personal”.

Me një praktikë dhe me një frymë të këtillë që është frymë përjashtuese, injoruese dhe e klientelizmit, ata konsiderojnë se, Driton Selamanaj, nuk ka lënë vend për kontribute dhe për angazhime serioze dhe të dobishme të pjesës më të madhe të strukturave dhe të anëtarësisë, por njerëzit synon t’i kthejë vetëm në shërbëtorë të interesave të tij!

“Fryma e këtillë përjashtuese dhe e shndërrimit të njerëzve në shërbëtorë të tij, nuk është fryma e LDK-së dhe nuk mund të na bëjë të ndihemi të dobishëm për degën, por vetëm shërbëtorë të tij! Është e sigurt se kjo frymë autoritariste, despotike dhe klienteliste nuk është në të mirë të degës dhe nuk e mbështesim, dhe për këtë arsye nuk duam të jemi pjesë e kësaj farse, dhe nuk duam të kemi përgjegjësinë për dëmet që po i bëhen degës dhe anëtarësisë!”.

Këtë e konsiderojnë si një arsye për që të mos vazhdojnë të kontribuojmë për interesa të një individi, i cili duket se LDK-në e ka strehë kamuflimi dhe karrierizmi personal!

“Këtë e bazojmë në faktin se, Driton Selamaj, siç na ka thënë edhe vetë, më parë i është ofruar një partie tjetër, por meqë nuk ka hasur në gatishmëri për realizim pazari, ka përfunduar në LDK! Po ashtu, tash vonë kemi marr vesh se është i biri i një nga themeluesit e VV-së në Prizren, i cili ka kontribute në VV! Prandaj, si përfundim, vlerësojmë se Driton Selamanaj klientelizmin nuk e ka veç si mënyrë dhe si mendësi karrieriste, por edhe si punë pazaresh dhe frymë të ndryshme dhe të kundërt me të LDK-së! Si i këtillë, siç nuk e ka pasur, edhe më tej nuk do ta ketë mbështetjen dhe gatishmërinë tonë për të qenë në shërbim të këtyre interesave!”, thonë ata.

Këta kryetarë nëndegësh, japin dorëheqje nga pozita e Kryetarëve të nëndegëve, e mbesim anëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e delegatë të kuvendit të degës së LDK-së, në Prizren;

Salajdin Fanaj, nëndega ” Bajram Curri”

Nderim Gashi, nëndega ” 28 Nëntori”,

Besmir Hoxha, nëndega ” Lidhja e Prizrenit”,

Behar Rakaj, nëndega ” 11 Marsi”,

Bahtijar Sertollaj, nëndega “Xhevat Berisha”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Abdixhiku takon ambasadorin suedez, diskutohet kriza institucionale

Shpresat te takimi i presidentes për zgjidhjen e ngërçit të Kuvendit

`Pastrimi` ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Pejë

Kosova Times November 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina sulmoi një aeroport ushtarak në rajonin e Saratovit

Kosova Times Kosova Times December 10, 2024
Policia e Kosovës vazhdon angazhimet në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike
Procesi i anëtarësimit në KiE, Kurti falënderon Mbretërinë e Bashkuar
Policia parandalon grabitjen e bankomatëve në rrugën Ferizaj-Prishtinë
Ndalohet personi i cili dyshohet se ka mashtruar qytetarë për ndërtimin e vilave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?