By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Banorët e fshatrave të Shkupit ankohen për ndotjen e mjedisit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Banorët e fshatrave të Shkupit ankohen për ndotjen e mjedisit
Rajon / Botë

Banorët e fshatrave të Shkupit ankohen për ndotjen e mjedisit

Kosova Times
Last updated: 2023/11/04 at 6:34 PM
Kosova Times Published November 4, 2023
Share
SHARE
Banorët e fshatrave për rreth Shkupit thonë se në mënyrë të pakontrolluar ndotet toka bujqësore, nga kompani të papërgjegjshme që zhvillojnë aktivitetin e tyre në periferi të kryeqendrës së Maqedonisë së Veriut. Banorët e fshatit Konjare që ndodhet rreth 30 kilometra në Lindje të Shkupit (në afërsi të Aeroportit të Shkupit) thonë se nëpërmjet protestave të shumta që kanë organizuar me vite, para një muaji arritën ta ndalin nxjerrjen e rërës nga ana e kompanive që kishin marrë me koncesion nxjerrjen e rërës nga shtrati i lumit Pçinjë.
Nxjerrja e rërës në shtratin e lumit.
Nxjerrja e rërës në shtratin e lumit.
Ata theksojnë se nxjerrja e rërës ka lënë pasoja të rënda që ua vështirësojnë jetën.Ata thonë se në fshat nuk kanë ujë të pijshëm dhe se tërheqja e ujit më në thellësi si rrjedhojë e gërryerjeve të shtratit të lumit, dukshëm ka çuar në dëmtimin e kulturave të mbjella.“Gypat e pompave për të nxjerrë ujë për pije më herët shkonin jo më shumë se 6 metra, tani nuk gjejmë ujë në 12 metra. Më herët jonxhën e kositnim shtatë herë, tani mezi bëhet dy herë”, thotë Azim Qerimi, kryetar i bashkësisë lokale të fshatit Konjarë e mesme.Megjithëse pas reagimit të qytetarëve nxjerrja e rërës është ndërprerë, në hyrje të fshatit Konjarë e Epërme vërehen grumbuj të rërës që është nxjerrë nga shtrati i lumit Pçinja.“Në këtë rajon po ndodh një katastrofë për sa i përket mjedisit. Prej 10-15 vjetësh, rëra është shfrytëzuar për gjoja rregullimin e rrjedhës së lumit Pçinja. Dëmi që është bërë këtu paraqet ekocid të paparë”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL), kryetari i Bashkësisë Lokale të Konjares së Epërme, Rade Spasevski.Nga ana tjetër, Lubço Dimitrievski nga fshati Orman që ndodhet 10 kilometra në lindje të Shkupit thotë se arat në këtë fshat po shndërrohen në djerrinë. Ai kujton se një pjesë e madhe e tregjeve të Shkupit furnizohej me pemë dhe perime nga fshati i tij.
Lubço Dimitrievski, banor i fshatit Orman.
Lubço Dimitrievski, banor i fshatit Orman.
Fajin ai ia vë nxjerrjes së pakontrolluara dhe grumbullimit të mbetjeve të rrezikshme nga kompanitë që funksionojnë përgjatë lumit Lepenc.“Hidhen mbeturina lart-poshtë gjithandej dhe po shndërrohemi në deponi. Fshati ynë emrin e ka Orman që në përkthim nga turqishtja do të thotë pyll, pra i mbuluar me gjelbërim. Pasi ka devijuar uji i lumit Lepenc nga gërryerjet, kanalet ujitëse kanë mbetur shterpë. Në ara nuk kemi si të mbjellim pasi pa ujë gjithçka thahet sapo të fillojë vapa dhe nuk arrin të vilet në vjeshtë”, thotë Lubço Dimitrievski banor i Ormanit.Bashkëfshatari i tij Vane, 84 vjeç, na tregon se dikur në të gjitha kopshtet e fshatit kalonin kanale për ujitje, por me gërryerjet që kanë bërë kompanitë e ndryshme, shtrati i lumit Lepenc është thelluar dhe kanalet degëzuese mbeten të thata.Fshati Orman së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes pas njoftimit të Inspektoratit të Autorizuar për Mjedis Jetësor të Komunës së Gjorçe Petrovit, se ka gjetur rreth 500-600 tonelata mbetje të rrezikshme të plumbit në dalje të këtij fshati, rreth 100 metra larg lumit Lepenc.Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Sreten Stojkovski, duke folur për rastin e mbetjeve të rrezikshme në Gjorçe Petrov, ku në mënyrë të jashtëligjshme ishin mënjanuar 500 tonë mbeturina nga akumulatorë të shkrirë, tha për Radion Evropa e Lirë se pritet vendimi i inspektorëve nëse do të ketë kallëzim penal apo kundërvajtës.“Inspektorët janë të pavarur në procedura, ata marrin vendimin. Me ndryshimin e Kodit Penal u vendos vepra ‘ekocid’ dhe inspektorët do të vendosin nëse do të shkojnë me kallëzim penal”, tha Stojkovski.Ekocidi përfshihet në ndryshimet e Kodit Penal, sfidë mbetet dëshmimiMe ndryshimet e fundit, më 7 shtator, të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, ndotja afatgjate dhe e përhapur e mjedisit paraqet krim – ekocid. Kurse, për autorët e këtij krimi mjedisor parashihet burgim që fillon nga dhjetë vjet e deri në burgim të përjetshëm.Këto ndryshime të Kodit Penal është paraparë të hyjnë në fuqi brenda 6 muajve nga botimi i ndryshimeve të Ligjit në Gazetën Zyrtare, pra nga data 7 mars 2024. Organizatat që në fokus kanë mbrojtjen e ambientit jetësor dhe organizata Juristët e Rinj thonë se pas ndryshimeve të Kodit Penal sfidë më vete do të paraqesë dëshmimi i ekocidit.Ambientalistët theksojnë se nevojitet përforcimi i kapaciteteve të prokurorisë, Inspektoratit të mjedisit, veçanërisht trajnimi i tyre për ç’gjë nevojiten mjete financiare dhe mbi të gjitha vullnet.Nga Ministria e Ambientit Jetësor thonë se sfidë më vete deri më tani ka paraqitur dhe fakti për të vërtetuar nivelin e ndotjes, porse me ndryshimet ligjore janë thjeshtësuar procedurat për vërtetimin e veprave që kanë të bëjnë me ndotjen e ambientit në masë.

You Might Also Like

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

Kosova Times November 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE-ja dërgon roje kufitare në Finlandë

Kosova Times Kosova Times November 23, 2023
Britania: Avionët rusë në Bjellorusi, për ushtrime e jo për ofensivë të re
Eksploziv fabrikës në Fushë-Krujë, policia del me njoftim zyrtar
Kurti: Kosova është gati për të filluar negociatat për anëtarësim në BE
Mashtruan një shtetas nëpërmjet interneti duke i marrë mbi 80 mijë dollarë, e pësojnë 2 të rinjtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?