By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Është promovuar libri studimor i titulluar “Mitrovica me rrethinë ndër shekuj”, i autorit, Dom Pashk Dani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Është promovuar libri studimor i titulluar “Mitrovica me rrethinë ndër shekuj”, i autorit, Dom Pashk Dani
Lajme

Është promovuar libri studimor i titulluar “Mitrovica me rrethinë ndër shekuj”, i autorit, Dom Pashk Dani

Kosova Times
Last updated: 2023/11/04 at 10:30 PM
Kosova Times Published November 4, 2023
Share
SHARE

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, është promovuar libri shkencorë “Mitrovica me rrethinë ndër shekuj”, i autorit, Dom Pashk Dani, meshtar i Dioqezës Prishtinë-Prizren.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtues dhe përfaqësues të Komunës së Mitrovicës, Klinës, Universitet “Isa Boletini” në Mitrovicë, klerik fetar të dy komuniteteve katolike e islame shqiptare dhe personalitete tjera politike, intelektuale, kulturore e dashamirë të librit.

Moderimin e promovimit në fjalë e kanë bërë bashkëmoderatorët, Vilson Culaj, shkrimtar dhe Alketa Gashi-Fazliu, moderatore e RTK-së.

Njëkohësisht mori pjesë edhe shkrimtari i mirënjohur, prof. Mëhill Velaj, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve shqiptaro amerikan në Amerikë e anëtar i Vatres në Amerikë, drejtori i Radio Albes, z. Lekë Musolli, prof. Nexhmedin Spahiu, historian e studiues, prof. Bekim Kelmendi shkrimtar, prof. Arben Arifi, studiues shkencor, prof. But Dedaj e prof. Dodë Ndrecaj, drejtor i shtëpisë Botues “Shën Jeronimi” Klinë.

Paraprakisht fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Komunës së Mitrovicës, prof. Bedri Hamza, i cili uroi autorin në fjalë për promovimin e librit-dom Pashk Danin.

Ai tha se kjo është një vepër e rëndësishme në vargun e atyre që janë botuar për qytetin e minatorëve.

Ndërsa në emër të rektores së Universitet “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof. asoc. dr. Merita Shala, të pranishmëve me një fjalë rasti ju drejtua dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. asoc. dr. Qazim Tmava.

Ai përgëzoi autorin dom Pashkun që ka bërë një punë të mrekullueshme duke përmbledhur në një botim të veçantë, kumtesa, shqyrtime,  dhe reflektime për Mitrovicën që janë mbajtur në një simpozium në vitin 2008.

Sipas tij, lajmet për botimet dhe promovimet e librave në Mitrovicë për shkak të rrethanave të pasluftës zakonisht kanë  mbetur në plan të dytë.

Ky realitet duhet të ndryshojë në mënyrë që Mitrovica të kthej prestigjin që kishte dikur si qytet i kulturës, i artit, i sportit dhe jo vetëm i politikës”, tha ai.

Në pjesën promovimuese, për librin në fjalë folën panelistët: Prof.dr. Gjon Berisha, Dr. Bajram Preteni, krijuesi dhe publicisti, Lekë Mrijaj, studiuesi, dr.sc. Pajazit Hajzeri, ndërsa në fund të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi autori i librit “Mitrovica me rrethinë ndër shekuj”, dom Pashk Dani. Promovimi u përmbyll me dy pika artistike, interpretuar nga vëllezërit Lekë e Gjokë Duhani me këngën e imzot Pjetër Bogdanit dhe Isa Boletinit.

Krejt në fund është shkrepur një foto e përbashkët e të pranishmëve me autorin e librit dom Pashk Dani. Ndaj autori iu dhuroi të gjithë pranishmëve nga një libër.

Lekë MRIJAJ

You Might Also Like

Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin

Filharmonia e Kosovës hap sezonin 2026 me Marco Crispo

Shpallen nominimet për Oscar 2026, “Sinners” kryeson me 16 nominime

Elena Gjika, `ambasadorja` e çështjes shqiptare

Çeku: Përfundon restaurimi i shtëpisë tradicionale të familjes Rrustemi

Kosova Times November 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

​FSK-ja në konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut në Slloveni

Kosova Times Kosova Times March 26, 2023
Në Ditën e Rinisë hapet ekspozita “Historitë e Vazhdimësisë”
RT: Serbia do të bashkëpunojë me Moskën në ndjekjen penale dhe dëbimin e rusëve “të pabindur”
Shqipëri, mungojnë masat ligjore për fushatat zgjedhore online
Gjenerali amerikan: “Fitorja e plotë ndaj rusëve nuk është e mundur”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?