By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Londra është destinacioni më i mirë gastronomik në botë në vitin 2026?
January 29, 2026
Një qytet spanjoll i rrethuar me mure të mrekullueshme, duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj
January 29, 2026
Shkopinj brumi të skuqur të ngrënë për mëngjes
January 29, 2026
Kaq të shijshme: Sanduiçe pica të papërmbajtshme
January 29, 2026
Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Investimet në hekurudhë, Kurti: Hapin shtigjet e zhvillimit që synojmë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Investimet në hekurudhë, Kurti: Hapin shtigjet e zhvillimit që synojmë
Lajme

Investimet në hekurudhë, Kurti: Hapin shtigjet e zhvillimit që synojmë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/04 at 4:21 PM
Kosova Times Published November 4, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në inaugurimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë. Ai me këtë rast tha se sot shënohet një hap i rëndësishëm për hekurudhat e Kosovës.

“Sot po e shënojmë një çast vendimtar për hekurudhën në Republikën e Kosovës. Po e rindërtojmë linjën 10 që e lidhë Hanin e Elezit me Fushë Kosovën. Po hapim, në veçanti, dy tunele: njëri me gjatësi 262 metra dhe tjetri me gjatësi 122 m.,që kanë qenë të shembur tërësisht”, tha kryeministri Kurti.

Ai, më tej bëri të ditur se rreth 165 milionë euro është vlera e punimeve vetëm në segmentin e linjës 10, nga kufiri me Maqedoninë e Veriut deri në Fushë Kosovë, ndërsa mbi 200 milionë euro është vlera e punimeve që planifikohet në segmentin nga Fushë Kosova në Mitrovicë e nga Mitrovica në kufirin verior të Republikës së Kosovës.

“I jemi mirënjohës BE-së, Bankës Evropiane për Investim dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për mbështetjen e financimit dhe rehabilitimit të kësaj linje hekurudhore, e cila do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë BE-së. Projekti i përgjithshëm parasheh 13 ura të reja dhe 7 tunele të rindërtuara sipas standardeve më të larta të transportit hekurudhor”, tha Kurti.

Sipas tij, një projekt i tillë për vite me radhë u përball me sfida e me pengesa të shumta. Ai tha se ato po tejkalohen falë vendosmërisë së drejtuesve, inxhinierëve dhe punëtorëve të hekurudhave të Kosovës, të sipërmarrjes publike InfraKos, Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Financës.

“Hekurudha është e rëndësishme se na lidhë me rajonin dhe hap shtegun e rritjes dhe zhvillimit që e synojmë, që fatkeqësisht për një kohë të gjatë u injorua, derisa u degradua”, tha ndër të tjera, kryeministri Kurti.

Ndërkaq ministrja e Ekonomisë, Arta Rizvanolli, u shpreh e gëzuar në përurimin e këtij projekti të sotëm, ngase, siç tha ajo, ndërmarrja InfraKos po shënon përmirësim në menaxhim të punëve korporatave.

E Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me rastine ceremonisë së përurimit të tuneleve 6 dhe 7, në linjën Hani i Elezit – Fushë Kosovë, tha se kjo linjë hekurudhore lidhet me korridorin 10, i cili lidhet drejtpërdrejt me portin e Selanikut.

You Might Also Like

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

BE-ja dëshiron të frenojë migrimin e paligjshëm dhe të tërheqë punëtorë

KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektrike për sivjet

Përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Rogovës së Hasit

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj Thaçit dhe te tjerëve, nis më 27 shkurt

Kosova Times November 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ndërpritet seanca për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc

Kosova Times Kosova Times December 24, 2025
Dramë në hotelin e famshëm: Helmohen me cianid gjashtë shtetas të huaj
Abdixhiku: Kontributi i Berishës në diplomaci do të mbetet trashëgimi
Inspektorati Policor i Kosovës pranoi sot një automjet si donacion nga EULEX-i
Dy gra nga Kosova fituese të çmimit `Cybersecurity Woman of the Year 2025`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?