By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtori Zeqiri: Stadiumi do të përfundojë brenda 24 muajve
May 20, 2025
Kurti: PDK-së i duhet minimalisht edhe një mandat në opozitë
May 20, 2025
Kurti: Glauku po vjen në ekzekutiv, Albulena po kthehet në legjislativ
May 20, 2025
Kurti: Do t`i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit V.S|RTKlive
May 20, 2025
Ngrihet aktakuzë për shtatë zyrtarë komunal në Prizren
May 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Marrëveshja Kosovë-BE, ‘Tregu i përbashkët’, kap shifra miliardëshe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Marrëveshja Kosovë-BE, ‘Tregu i përbashkët’, kap shifra miliardëshe
Lajme

Kurti: Marrëveshja Kosovë-BE, ‘Tregu i përbashkët’, kap shifra miliardëshe

Kosova Times
Last updated: 2023/11/04 at 10:32 PM
Kosova Times Published November 4, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me bizneset në Kosovë, tha se gjatë qeverisjes së tij është angazhuar me vizion të qartë për industri, në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, në mbështetje, mbrojtje të konkurrencës, si dhe në inspektim të tregut.

Kurti, në një postim në Facebook, ka shkruar se 322 bizneseve u është dhënë përkrahje financiare përmes granteve në vlerë 11.8 milionë euro dhe subvencionuam kreditë për 395 biznese tjera në vlerë 12.4 milionë euro.

“Krahas tyre, me 2.8 milionë euro, mbështetëm dhe 226 ndërmarrje vendore në promovimin e produkteve, mallrave dhe shërbimeve në 33 panaire ndërkombëtare. Për më shumë hapësirë për kreativitet dhe inovacion për të rinjtë dhe kompanitë e reja, mbështetëm me 8 milionë euro Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren. Kurse për më shumë hapësirë për bizneset, ndërtuam infrastrukturë fizike me investim kapital në vlerë 2.5 milionë euro në parqet industriale në Vushtrri, Suharekë, Viti, Lipjan dhe Rahovec”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, krahas mbështetjes së drejtpërdrejt, është përmirësuar dhe avancuar korniza ligjore e të bërit biznes, duke miratuar 16 ligje dhe 35 akte nënligjore të hartuara nga MINT në kuadër të MSA-së me Bashkimin Evropian.

Ai, më tej bëri të ditur se me BE-në është nënshkruar marrëveshja për përfshirjen e Kosovës në programin më të madh të BE-së, “Tregu i përbashkët”, program, i cili kap vlerën prej 4.2 miliardë euro, për periudhën 2021-2027 dhe që i dedikohet mbështetjes ndaj bizneseve dhe organizatave me qëllim fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, rritjes së konkurrueshmërisë, mbrojtjen e konsumatorit dhe përmirësimin e sektorit financiar.

“Ndërkohë, kemi filluar negociatat për Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me shtetet e EFTA-s, Zvicrën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Islandën, për të thelluar marrëdhëniet tregtare me to. Për herë të parë miratuam një Politikë Industriale. Strategjia për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Bizneseve 2030 parasheh një industri të transformuar dhe të integruar globalisht e cila është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim. Në mbrojtje të Pronësisë Industriale, përtej ligjeve, zgjodhëm 500 lëndë të kundërshtimeve të markave tregtare që ishin në pritje nga viti 2013, e të cilat sillnin konflikte në mes të kompanive dhe humbje të tregut të tyre, si dhe regjistruam 30 patenta, 4915 marka tregtare dhe 80 dizajne të reja industriale”, ka nënvizuar Kurti.

Kryeministri thotë se është shënuar rekord i inspektimeve brenda vitit 2022 nga Inspektorati i Tregut, gjithsej 2830, derisa me trendin aktual të inspektimeve të këtij viti, deri në fund të vitit 2023 parashihet që të arrihet rekord i ri i numrit të inspektimeve vjetore.

“Inspektimet kanë rritur mbikëqyrjen. Mbikëqyrja, krah për krah me zvogëlimin e barrës administrative dhe thjeshtimin e procedurave për pajisje me leje dhe licensa, ka rezultuar me formalizim të tregut. Gjatë kësaj kohe janë licensuar 500 operatorë ekonomikë për shitjen e derivateve të naftës, të cilët deri më tani ishin të pa licensuar. E për situata të jashtëzakonshme, kriza e emergjenca, atëherë kur tregu çrregullohet nga faktorë të jashtëm, pasuruam rezervat tona shtetërore për 30-fish. Për më shumë siguri për qytetarët tanë, për më shumë siguri kombëtare”, ka thënë Kurti, derisa vuri në pah se që nga fillimi i mandatit tonë, jemi angazhuar për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, mbështetje të tyre, mbrojtje të konkurrencës, inspektim të tregut dhe vizion të qartë për industri.

You Might Also Like

Kurti: PDK-së i duhet minimalisht edhe një mandat në opozitë

Kurti: Glauku po vjen në ekzekutiv, Albulena po kthehet në legjislativ

Kurti: Do t`i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit V.S|RTKlive

Ngrihet aktakuzë për shtatë zyrtarë komunal në Prizren

Kramariq: Kosova s’mund të jetë pa institucione, `Bota serbe` kërcënim real

Kosova Times November 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Deputeti i Dumës së Qarkut Khanty-Mansiysk u vra në Moskën e Re

Kosova Times Kosova Times June 12, 2023
“Dialogue” mori 9 miliardë rubla nga buxheti rus për të përhapur lajme te rreme për luftën në Ukrainë
Projektligji për Paga në Kuvend, RTKlive sjell dallimet në koeficientë
Turi i ri i delegacionit te Vuçiqit në OKB
Terr dhe dronë: Lufta dimërore në frontin e Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?