By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli refuzon thirrjen e SHBA-së për pauzë humanitare dhe vazhdon sulmet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli refuzon thirrjen e SHBA-së për pauzë humanitare dhe vazhdon sulmet
Rajon / Botë

Izraeli refuzon thirrjen e SHBA-së për pauzë humanitare dhe vazhdon sulmet

Kosova Times
Last updated: 2023/11/05 at 11:01 AM
Kosova Times Published November 5, 2023
Share
SHARE

Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë goditur kampin e refugjatëve Maghaza në Rripin e Gazës në orët e para të së dielës, duke i vrarë të paktën 33 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, kanë thënë autoritetet shëndetësore palestineze.

Për këtë sulm është raportuar teksa Izraeli është zotuar se do ta zhvillojë ofensivën për ta shkatërruar grupin militant Hamas – që e udhëheq Gazën – pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për pauzë, që të ndihmohen civilët e dëshpëruar.Rritja e numrit të viktimave në Gazë ka nxitur zemërim ndërkombëtar, pasi dhjetëra mijëra njerëz, nga Uashingtoni deri në Berlin kanë dalë nëpër rrugë të shtunën, për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm.

Izraeli e ka hedhur poshtë këtë ide për ndalje të ofensivës, qoftë edhe për pauza të shkurtra humanitare, të propozuara nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës që është duke e zhvilluar në rajon.

Përkundrazi, Izraeli ka thënë se liderët e ngujuar të Hamasit në Gazë, janë duke i luftuar ushtarët e tij me “forcë të plotë”.

“Secili në qytetin e Gazës është duke e rrezikuar jetën e vet”, ka thënë ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Shtëllunga të mëdha tymi janë parë në qytetin e rrethuar të Gazës, shënjestrën e parë të Izraelit në luftën kundër Hamasit.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, ka thënë që më shumë se 9.400 palestinezë janë vrarë në këtë enklavë brenda një muaji, dhe numri pritet të rritet me vazhdimin e sulmeve.

Izraeli është duke i vazhduar bombardimet në pjesë të ndryshme në Gazë, duke thënë se po i shënejstron luftëtarët.

Por, kritikët kanë thënë se sulmet e Izraelit janë shpesh jopropocionale, duke e marrë parasysh numrin e madh të grave dhe fëmijëve të vrarë në këto sulme.

Blinken është takuar të shtunën me ministrat e Jashtëm arabë, pas takimeve që ka zhvilluar në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanuahu, i cili ka insistuar se nuk mund të ketë armëpushim, derisa të lirohen të gjitha pengjet e marra nga Hamasi.Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi ka thënë se shtetet arabe kërkojnë armëpushim të menjëhershëm, duke thënë se “gjithë rajoni është duke rrëshqitur në ujin e urrejtjes, që do t’i definojë gjeneratat në ardhje”.

Blinken, megjithatë, ka thënë se “sipas pikëpamjes sonë, një armëpushim tani vetëm do t’i jepte hapësirë Hamasit që të rigruphet, dhe ta përsërisë atë që ka bërë më 7 tetor”, referencë për ditën kur Hamasi i ka nisur sulmet në jug të Izraelit, dhe e ka nxitur këtë luftë.

Ai ka thënë se pauzat humanitare janë kyçe për mbrojtje të civilëve, për ofrim të ndihmës dhe nxjerrje të shtetasve të huaj jashtë Gazës, “teksa Izraelit i mundësohet që ta arrijë synimin, që ta mposhtë Hamasin”.

Një zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, u ka thënë gazetarëve në Bejrut se Blinken, “duhet ta ndalë agresionin dhe që të mos dalë me ide që nuk mund të zbatohen”.

Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, ka thënë në një fjalim se luftëtarët e grupit i kanë shkatërruar 24 pajisje izraelite dhe kanë shkaktuar viktima në dy ditët e fundit.

Zyrtarët e Egjiptit kanë thënë se bashkë me Katarin kanë propozuar pauza humanitare për gjashtë deri në 12 orë në ditë, për të lejuar hyrjen e ndihmës në Gazë.

Ata, po ashtu, kanë bërë thirrje që Izraeli t’i lirojë disa gra dhe të moshuar nga burgjet e veta, në këmbim të pengjeve të marra nga Hamasi më 7 tetor.

Pjesë të mëdha të lagjeve në Gazë tani janë shndërruar në hi, si pasojë e luftimeve.Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se rreth 300.000 banorë të pjesës veriore të Gazës janë duke u strehuar në objekte të OKB-së.

Mirëpo sulmet izraelite është raportuar se me raste i kanë goditur edhe këto objekte, ndërsa agjencia e OKB-së ka thënë se e ka humbur kontaktin me shumë zyrtarë të vet në pjesën veriore të Gazës, ku ka nisur ofensiva izraelite.

Sipas OKB-së, mbi 1.5 milion njerëz në Gazë, apo 70 për qind e popullsisë, kanë ikur prej shtëpive të tyre.

Ushqimi, uji dhe nafta janë të tepër të nevojshme për jetën e njerëzve dhe për mbajtje të spitaleve operacionale.Lufta Izrael-Hamas i ka rritur tensionet në rajon, pasi Izraeli dhe grupi militant i Libanit, Hezbollah, kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit.Prej nisjes së luftës është raportuar edhe për 150 palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor, sipas autoriteteve palestineze.

Protesta janë mbajtur edhe jashtë zyrës së Netanyahut në Jerusalem, duke i bërë thirrje që të dorëhiqet dhe që të rriten përpjekjet për kthim të 240 pengjeve të marra nga Hamasi.

Netanyahu ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për sulmet e 7 tetorit të Hamasit, që kanë ndodhur në veri të Izraelit, të cilat i kanë lënë të vrarë mbi 1.400 persona.

You Might Also Like

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

Kosova Times November 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Koalicioni `Për Kosovën Fituese` premton siguri e mbrojtje të familjës

Kosova Times Kosova Times January 29, 2025
Krasniqi në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, shpreh ngushëllime për vdekjen e Kadaresë
A po rrezaton përsëri Çernobili?
Kaq para fitoi Argjentina pas triumfit në Kupën e Botës
Shpendi: Ishte vit i rëndësishëm, u rrita shumë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?