By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali
June 6, 2025
Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë
June 6, 2025
Ja si dukej hakmarrja e Putinit për sulmin historik të shtetit në Ukrainë
June 6, 2025
Togu i Xhenierëve Luftarakë pjesë e garës shumëkombëshe ‘Dita e Unitetit`
June 6, 2025
OVL UÇK nderon dëshmorët e 6 qershorit
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Kur do të përfundojë?”: Ukrainasit hedhin fall për fundin e luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > “Kur do të përfundojë?”: Ukrainasit hedhin fall për fundin e luftës
Rajon / Botë

“Kur do të përfundojë?”: Ukrainasit hedhin fall për fundin e luftës

Kosova Times
Last updated: 2023/11/05 at 1:14 PM
Kosova Times Published November 5, 2023
Share
SHARE

I rrethuar nga qirinj dhe topa kristali, fallxhori Roman Zavydovskyi u thotë klientëve të tij: “Dua t’iu siguroj, fundi i luftës në shkallë të plotë do të jetë më 2024”.

Përderisa Kievi dhe analistët e pavarur ushtarakë e kanë të pamundur të parashikojnë se kur lufta, tashmë në muajin e 20-të, do të përfundojë, disa ukrainas po iu drejtohen fuqive parashikuese të astrologëve, lexuesve të letrave tarot, shtrigave dhe magjistarëve.

“Shumica e njerëzve pyesin ‘kur do të përfundojë lufta’. Pyetja e dytë më e shpeshtë është ‘kur do të vdesë [presidenti rus, Vladimir] Putin”, tha Zavydovskyi për AFP-në.

Parashikimet ushtarake të fallxhorëve më të njohur të Ukrainës kanë qindra mijëra shikime në YouTube dhe TikTok dhe për këto parashikime raportohet edhe në media.

“Fitorja është veçse rrugës, por ne duhet ta kuptojmë se kjo nuk mund të ndodhë brenda ditës”, u tha ndjekësve të tij përmes një videoje magjistari Sergiy Kobzar.

Në dhomën e hotelit në Kiev, ku ai takon klientët e tij, gjendet një kafkë e dhisë, qirinj të kuq dhe kocka të një dhelpre.

Ukraina, një shtet kryesisht me krishterë ortodoksë, ku feja u shtyp gjatë Bashkimit Sovjetik, kohëve të fundit ka përjetuar një përhapje të besimeve të ndryshme, përfshirë okultizmin.

Lufta nxit interesim për besime të tilla, tha psikologia dhe politologjia, Lidiya Smola.

“Njerëzit nuk e dinë nëse rusët do të lëshojnë sërish nesër [dronë] Shahed, nëse do të ketë granatime…Askush nuk mund të japë përgjigje se kur mund të përfundojë lufta”, tha ajo për AFP-në.

“Në këtë paqartësi, që për njerëzit është shumë e padurueshme, i shtyn banorët që të kërkojnë mbështetje. Dhe për disa njerëz horoskopi dhe parashikimet janë shndërruar në këtë mbështetje”.

“Përgjigje të thjeshta”
Ky trend nuk po ndodh vetëm në Ukrainë.

Rusët po ashtu kanë rritur interesimin për parashikuesen bullgare Baba Vanga – një grua e verbër që dekada më parë parashikoi se emri rus “Vladimir” do të bëhej “Zoti i botës”. Por, edhe në Britani ka pasur rritje të okultizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, theksoi Smola.

Parashikuesit e fatit ofrojnë “përgjigje të thjeshta për pyetje të vështira”, tha ajo, dhe shtoi se disa “duan të mashtrohen”.

Por, shpresa e rremë “çon në depresion më të thellë një person kur nuk pret që të realizohet diçka”, paralajmëroi ajo.

Duke hipur në një autobus për t’iu ikur granatimeve në qytetin lindor të Kupjanskut, një grua, që u prezantua me emrin Lyudmila, i tha AFP-së muajin e kaluar se përcillte parashikimet mistike.

“Ne shpresojmë që lufta të mbarojë shpejt. Parashikuesit e fatit po ashtu po thonë se kjo do të ndodhë shumë, shumë shpejt”, tha 60-vjeçarja, që nuk pranoi të prezantohej me emrin e plotë.

“Unë sigurisht që dua t’i besoj kësaj, por se çfarë do të ndodhë në të vërtetë, ne nuk e dimë”.
Alyona Zakharchenko, 34 vjeçe me profesion gazetare, tha se sesionet me parashikuesin e saj të fatit, Valeriy Shalylovych, në Kiev mund të sjellë rezultate më të shpejta se një sesion me psikolog.

“Nëse shkoni te një psikolog, ju duhet që për një kohë të gjatë t’i tregoni atij për problemet tuaj… Valeriy dhe unë folëm për një orë dhe ai menjëherë kuptoi se çfarë probleme kisha”, tha ajo për AFP-në.

Vetë parashikuesit thanë se ata po mbushin një nevojë që kanë qytetarët.

“Mendoj se po i ndihmoj njerëzit në këtë kohë”, tha parashikuesi Zavydovskyi, i cili bën parashikime në bazë të leximeve të letrave dhe “intuitës”.

“Këto parashikime i bëjnë ata të ndihen rehat. Ata duan të dinë për të ardhmen sepse ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë të nesërmen”, tha ai.

“Mos abuzoni me pikëllimin”
Zyrtarët kanë ngritur alarmin se parashikuesit mashtrues po shënjestrojnë familjet e dëshpëruara duke u thënë atyre se do t’ua gjejnë familjarët që kanë humbur në luftime.

Një grua 29-vjeçare, burri i së cilës u zhduk, u kontaktua nga një parashikues i cili e bindi që t’ia jepte mbi 1.100 dollarë dhe stolitë e saj prej ari, raportuan në shtator autoritetet e rendit në perëndim të Ukrainës.

Në Kiev, në muret e ndërtesave mund të shihen reklama të vogla për “kërkimet” që bëjnë parashikuesit.

Kobzar, magjistar, tha se më nuk pranon kërkesa të tilla pasi që shumica e njerëzve që janë të zhdukur, zakonisht janë të vdekur.

“Unë jam ithtar i shpresës”, tha ai.

Shatylovych, megjithatë, tha se sheh vlerë në këtë.

“Ndoshta burri i ka vdekur një gruaje dhe ajo nuk do ta gjejë atë… por, nëse shihni diçka të mirë në të ardhmen e saj, ajo do të rikthejë shpresën dhe do të stimulohet që të vazhdojë jetën”, tha ai.

“Unë nuk abuzoj me pikëllimin, nuk marr para për këtë… Këta njerëz vetë më kërkojnë dhe më bëjnë pyetje”, tha ai.
Zavydovskyi po ashtu beson se bisedat me personat që kanë familjarë të zhdukur mund të jetë ndihmë e madhe.

“Ata gjejnë një lloj lehtësimi”, tha ai.

Përderisa konflikti po futet në dimrin e dytë, shpresat për një zgjidhje të shpejtë janë zbehur dhe Kobzar tha se llojet e pyetjeve që kanë njerëzit për luftën vazhdimisht po ndryshojnë.

“Fillimisht, ata pyesnin nëse do të kishte bisedime të paqes, më pas kur do të përfundojë lufta dhe tani po pyesin se kur do të mbarojë e gjithë kjo”.

You Might Also Like

“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali

Ja si dukej hakmarrja e Putinit për sulmin historik të shtetit në Ukrainë

Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur

Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve

Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën

Kosova Times November 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haziri: Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit

Kosova Times Kosova Times June 4, 2023
Hamasi thotë se bisedimet për armëpushim duhet të bazohen në planin e Bidenit
Reporterët pa Kufij: Kosova shënon regres në lirinë e medias
Moska zyrtare përdor rastin e Kosovës për të justifikuar marrjen e territoreve të Ukrainës
Çfarë është Kulla 22, vendi ku u sulmuan trupat amerikane në Jordani?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?