By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përdorimi i internetit në Kosovë: Qasje e madhe, shkathtësi të limituara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përdorimi i internetit në Kosovë: Qasje e madhe, shkathtësi të limituara
Lajme

Përdorimi i internetit në Kosovë: Qasje e madhe, shkathtësi të limituara

Kosova Times
Last updated: 2023/11/05 at 8:25 PM
Kosova Times Published November 5, 2023
Share
SHARE

Plot ulëse përreth fakulteteve në kampusin e Universitetit të Prishtinës janë të zëna nga studentë që rrinë në telefonat e tyre, e herë pas here ngrenë kokën për të folur me njëri-tjetrin.

Para Fakultetit të Filozofisë e ulur qëndron edhe Viola Fazliu, e cila pret që pas pak të takohet me studenten e historisë, Aulona Fazliun – siç ishin marrë vesh përmes telefonit.

Ato tregojnë se janë përdoruese të rregulla të internetit.

“Më së shumti e përdorim për rrjete sociale – Instagram, Tiktok, etj. – për komunikimin me shoqëri, por edhe për informim”, thotë Aulona për Radion Evropa e Lirë.
Përdorues të rregullt, si Aulona dhe Viola, janë shumica e banorëve të Kosovës. Ndër vite, përqindja e atyre që kanë qasje në internet, është rritur në mënyrë konstante.

Tani, pothuajse 99 për qind e kosovarëve kanë qasje në internet, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të nxjerra në fund të tetorit.
Të dhënat e Zyrës së Bashkimit Evropian për Statistika (Eurostat) tregojnë se qasja në internet në Kosovë është më e lartë sesa në shumë vende të tjera të Evropës.

Madje, përqindja e familjeve në Kosovë që kanë qasje në internet, është më e lartë sesa mesatarja në Bashkimin Evropian.
Pjesa më e madhe e përdoruesve të internetit në Kosovë janë online disa herë gjatë ditës dhe u përkasin grup-moshave prej 16 deri në 34 vjeç.
Të rinjtë, përdoruesit më të mëdhenj të internetit në Kosovë
Gjatë vitit të fundit, përdoruesit kryesorë të internetit ishin personat nga 16 deri në 34 vjeç. Ndërsa, ndër vite, ata mbi 65 vjeç kanë përdorur internetin më së paku në vend.
Edhe pse banorët e Kosovës janë përdorues të mëdhenj të internetit, shërbimet që ata i kryejnë online, janë të limituara.

Aldo Baxhaku, zyrtar për komunikim publik në Shoqatën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), thotë se janë disa faktorë që ndikojnë në nivelin e shkathtësive digjitale të një personi.

“Shumica e qytetarëve në Kosovë i shfrytëzojnë telefonat për qasje në internet dhe shërbimet që janë më të sofistikuara kryhen përmes laptopëve apo kompjuterëve. Ndërsa, informimi dhe argëtimi bëhet përmes telefonave mobilë”, thotë Baxhaku për Radion Evropa e Lirë.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se gati 95 për qind e përdoruesve të internetit në Kosovë qasen në të përmes kompjuterëve.

Baxhaku shton se të rinjtë e shkolluar dhe që kanë mundësi të ndjekin kurse shtesë, kanë shkathtësi më të mëdha digjitale, pasi që, sipas tij, standardet për ta quajtur një person të shkathtë në aspektin digjital, tani janë ngritur.

“Ka ndryshuar koncepti i shkathtësive digjitale. Më herët, shkathtësi digjitale konsiderohej ta hapje kompjuterin, ta hapje një llogari. Tani, shkathtësi digjitale quhet kur di të kodosh, të përpunosh të dhëna, etj.”, thotë ai.

Të dhënat tregojnë se në shumicën e rasteve, kosovarët i përdorin rrjetet e tyre sociale – si Facebook, Instagram e X – për të komunikuar me të afërmit e tyre dhe për informim.
Edhe pse Kosova gjatë viteve të fundit ka digjitalizuar disa shërbime institucionale – si tërheqjen e dokumenteve të gjendjes civile – përmes platformës E-Kosova, shumica e banorëve të vendit thonë se nuk kanë përdorur shërbime të tilla gjatë vitit të fundit.

Mbi 80 për qind e përdoruesve të internetit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, as nuk e kanë përdorur internetin për të siguruar materiale mësimore apo për kurse online.
Për çka përdoret interneti në Kosovë?
Edhe pse shumica e banorëve në Kosovë kanë qasje në internet, shumë pak prej tyre e përdorin për qasje në materiale mësimore apo për marrje të shërbimeve qeveritare.

Por, Diellza Smani, dizajnere grafike, e gjen veten në mesin e asaj pakice që përdor internetin për gjëra që ia lehtësojnë jetën – si për punë, apo shërbime institucionale – e jo për argëtim.

“Për komunikim, preferoj të takohem me njerëzit drejtpërdrejt. Madje, shpeshherë e harroj telefonin në shtëpi”, thotë ajo duke qeshur.
Ndërkohë, numri i personave që kanë bërë blerje online është rritur me kalimin e viteve. Më 2018, vetëm rreth 17 për qind e banorëve të Kosovës kishin bërë blerje online brenda tre muajve të fundit para se të bëhej anketa. Në vitin 2022, kjo shifër u rrit në gati 43 për qind.
Sa blejnë online kosovarët?
Të dhënat e këtij viti tregojnë se numri i banorëve të Kosovës që kanë bërë blerje online në tre muajt e fundit, është pothuajse dyfish më i madh se i atyre që s’kanë bërë blerje online asnjëherë.
Megjithatë, banorët në Kosovë bëjnë ende shumë më pak blerje online sesa në plot vende të tjera të Evropës.
Blerjet online në Kosovë dhe vendet e tjera evropiane
Banorët në pjesën veriore të Evropës përdorin internetin për blerje online dukshëm më shumë se ata në pjesën jugore të këtij kontinenti. Nga vendet e rajonit, Kosova radhitet e dyta, pas Kroacisë.

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

Kosova Times November 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Festivali i Filmit ‘Ekrani i Artit’ mbahet në Shkodër nga 5 deri më 9 qershor

Kosova Times Kosova Times June 1, 2024
Mali i Zi, krimet e luftës së viteve ’90 ende të pashqyrtuara nga gjyqësori
A do të arrestohej Netanjahu po të vinte në Gjermani?
Fillon ofensiva e dyfishtë ruse, ata kanë grumbulluar 60,000 ushtarë. “Ata janë shumë afër qëllimit”
Imazhet satelitore treguan ngarkimin e kontejnerëve në anijet ruse në një port të Koresë së Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?