By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit
June 4, 2025
Moti në Shqipëri me diell
June 4, 2025
Vende në këmbë në aeroplanë – E ardhmja e re e fluturimeve të lira?
June 4, 2025
Moti sot i nxehtë, temperatura deri në 31 gradë
June 4, 2025
Horoskopi ditor për 4 qershor
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dijetarja fetare iraniane thotë se ligji i hixhabit duhet të shfuqizohet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dijetarja fetare iraniane thotë se ligji i hixhabit duhet të shfuqizohet
Rajon / Botë

Dijetarja fetare iraniane thotë se ligji i hixhabit duhet të shfuqizohet

Kosova Times
Last updated: 2023/11/06 at 7:40 PM
Kosova Times Published November 6, 2023
Share
SHARE

Sedigheh Vasmaghi – një dijetare e njohur fetare dhe aktiviste politike nga Irani, e cila e ka kundërshtar haptazi ligjin drakonian për hixhabin të Republikës Islamike – ka një shpjegim të thjeshtë pse udhëheqja klerikale e vendit e zgjedh dhunën për zbatimin me forcë të politikave të linjës së ashpër të cilat shumica e popullit s’i mbështet.

“Ata besojnë se njerëzit gjithmonë duhet t’i nënshtrohen Qeverisë pa bërë pyetje”, tha Vasmaghi për Shërbimin Farda të Radios Evropa e Lirë në një intervistë ekskluzive më 1 nëntor, vetëm pak ditë pasi edhe vetë ajo u rrah nga forcat e sigurisë derisa po solidarizohej me viktimat e luftës brutale të shtetit ndaj shkelësve të hixhabit.

Zgjedhja e dhunës për t’i imponuar rregullat e padëshirueshme siç është kodi islamik i veshjes, shpjegoi ajo, është kundër qeverisjes së mirë dhe nuk bën asgjë për t’i ulur tensionet e afatgjate mes shoqërisë dhe udhëheqësve klerikal të vendit.

“Ky është keqmenaxhim. Kushton shumë, shumë shtrenjtë shpërfillja e vullnetit të popullit”, tha Vasmaghi.

“Qeveria duhet patjetër ta ndalë dhunën dhe jo ta nxisë atë”, shtoi ajo.

Vasmaghi është autore dhe poete e shquar e cila shpesh i ka kundërshtuar autoritetet iraniane. Në vitin 2011, ishte lëshuar një urdhërarrest para se ajo të nisej për të dhënë mësim në një universitet në Gjermani. Më vonë, ajo ishte ftuar nga Rrjeti i pavarur i Refugjatëve i Qyteteve të Pavarura (ICORN), i cili ofron strehim për shkrimtarët dhe artistët në rrezik, për të jetuar në Suedi. Pasi u kthye në Iran më 2017, ajo u arrestua dhe grupet për të drejtat e njeriut e cilësuan si të nxitur politikisht dhe të lidhur me qëndrimet dhe shkrimet e saj politike.

Në Iran, Vasmaghi e vazhdoi zërin e saj kritik ndaj ligjit të hixhabit dhe politikave të tjera të linjës së ashpër të Republikës Islamike. Në një letër të shkruar në prill për liderin suprem, Ayatollah Ali Khamenei, ajo e akuzoi figurën më të fuqishme të Iranit se ishte përgjegjës për pasojat “financiare, fizike, shoqërore, morale, psikologjike dhe politike” të kundërshtarëve të ligjit kontrovers.

Vasmaghi kishte bartur shami të kokës për shumë vite, por tani shfaqet në publik pa të. Në fillim të këtij muaji, ajo e bëri një paraqitje televizive pa hixhab.

Dhe më 29 tetor, ajo ishte në mesin e dhjetëra personave që u sulmuan nga forcat e sigurisë së Iranit gjatë pjesëmarrjes në varrimin e 17-vjeçares Armita Garavand, e cila vdiq dy javë pas një kacafytjeje të dyshuar me policinë e moralit për hixhabin.

Vasmaghi shkroi në Instagram më 1 nëntor se kishte marrë mesazhe nga shumë miq të cilët “e dënuan sjelljen dënueshme” të forcave të sigurisë që dyshohet se e sulmuan atë. Ajo, po ashtu, i lartësoi ata të cilët kanë përfunduar në burg duke luftuar për të drejtat e veta.

“Është për të ardhur keq që gratë dhe burrat tanë patriotë janë në burg, derisa të pavlerët e mbajnë pushtetin”, shkroi ajo.

Në intervistën e saj me Radion Farda ditën e njëjtë, Vasmaghi tha se liderët e linjës së ashpër të Iranit e favorizojnë personalisht hixhabin dhe se i përdorin pozitat e tyre për t’i kontrolluar gjyqësorin dhe policinë për imponimin e qëndrimeve të tyre.

“Telashet tona burojnë nga…ndërhyrjet flagrante të Qeverisë për të nxitur dhunë në shoqëri dhe për t’i përdorur të gjitha institucionet për ta shtypur vullnetin e popullit”, tha Vasmaghi.

“Unë mendoj se shumica e popullit janë kundër hixhabit. Por, këta njerëz nuk kanë mbështetje. Ata nuk kanë mjete për t’u mbrojtur”, theksoi ajo.

Vdekja e Mahsa Aminit në paraburgimin policor në shtator 2022, pasi ajo ishte arrestuar se gjoja nuk e kishte veshur siç duhet hixhabin, nxiti protesta të mëdha në gjithë vendin për disa muaj, të cilat e vunë në pah mospajtimin publik me ligjin e hixhabit dhe të drejtat e grave.

Autoritetet u përgjigjën me një luftë brutale gjatë të cilës vdiqën mbi 500 protestues dhe duke e vendosur një ligj edhe më të ashpër të hixhabit, i cili parasheh ndëshkime dhe dënime më të ashpra me burgim për shkelësit.

Vasmaghi u shpreh e tronditur pse Republika Islamike, në një kohë të zemërimit të madh publik, merr qëndrime aq drastike kur përballet me protesta publike.

“Qeveria dëshiron ta rrisë çmimin e kundërshtimit të hixhabit të detyrueshëm duke iu kthyer forcës. Por, jo vetëm me hixhabin. Njëlloj ndodhi edhe me protestat kundër rritjes së çmimit të benzinës [më 2019]. Njëjtë edhe me protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve [më 2009]”, theksoi ajo.

Zgjidhja për Iranin, nëse autoritetet do t’i respektonin qëndrimet e popullit iranian, thotë Vasmaghi, do të ishte mbajtja e një referendumi. Në rastin e hixhabit, ajo tha se duhet të ndërmerren hapa për t’i mbrojtur ato që vendosin ta bartin dhe ato që nuk duan ta bartin hixhabin.

“Një ligj i cili ka krijuar tensione në Iran për dekada është dashur të shfuqizohej para shumë kohësh”, tha Vasmaghi.

Ajo shtoi se ligji në praktikë “tregon mungesë respekti” madje edhe për gratë të cilat parapëlqejnë ta bartin atë.

“Kur ka vetëm një mundësi, edhe ajo është hixhabi i detyrueshëm, atëherë e drejta për të zgjedhur i është mohuar të gjitha grave”, tha Vasmaghi.

Vasmaghi nuk i fajëson ushtrinë apo forcat e sigurisë dhe policisë, të cilat e imponojnë ligjin, duke thënë se ata thjesht i ndjekin rregullat e atyre të cilët duhet të mbahen përgjegjës.

Përfundimisht, tha ajo, autoritetet po e luftojnë një betejë të humbur kundër përparimit të shoqërisë dhe të drejtave të grave.

“Kur edhe gratë të cilat e bartin shaminë janë kundër hixhabit të detyrueshëm, përpjekjet e Qeverisë janë të kota, dhe çdo gjak i derdhur është humbje e Qeverisë dhe, natyrisht, i kushton kombit”, theksoi ajo.

“Por kjo lëvizje po shkon përpara”, tha ajo duke iu referuar lëvizjes Gra, Jetë, Liri, e cila u themelua pas vdekjes së Aminit.

“Nuk ka mundësi për kthim mbrapa. Edhe nëse ata i frikësojnë njerëzit, njerëzit ende duan të ecin përpara”.

You Might Also Like

Çfarë dihet për dronin misterioz “Maricka” dhe rolin e tij në sabotimin e urës së Krimesë

Këto janë 10 qytetet më të mira në botë për të jetuar në vitin 2025

Një numër rekord rusësh që nga fillimi i luftës kanë dalë në favor të bisedimeve të paqes me Ukrainën

Ukrainasit sulmojnë urën e Krimesë me 1,100 kg eksploziv.

Burri sirian (33) dënohet me burgim të përjetshëm për krime lufte në Gjermani

Kosova Times November 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Haxhiu: Emrat e dhunuesve do të publikohen në faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Kosova Times Kosova Times October 22, 2022
Kerkesa e BE për krijimin e Asociacionit , reagon ashpër diplomati holandez – akuzon këtë zyrtar evropian
Disa rrugë do të bllokohen për qarkullim, shkak gara e çiklizmit
Presidentja pranon letra urimi me rastin e 15- vjetorit të Pavarësisë
Moti në Shqipëri me vranësira
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?