By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A është i mundur unifikimi i elektoratit rugovian në LDK!?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > A është i mundur unifikimi i elektoratit rugovian në LDK!?
Opinion

A është i mundur unifikimi i elektoratit rugovian në LDK!?

Kosova Times
Last updated: 2023/11/08 at 9:18 AM
Kosova Times Published November 8, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Pothuajse të gjitha subjektet politike shqiptare është duke i ndjekur sindromi i keq i ndarjeve dhe përçarjeve të brendshme, i ndikuar nga egoja për pushtet dhe privilegje, nga inatet e vogla personale të shndërruara në fraksione të mëdha politike të cilat më vonë po shkaktojnë ndarje të thella.

Virusi ndarës së pari e goditi LDK-në

Të gjitha ndarjet nëpër subjektet tona politike po fillojnë shkaku i mungesës së liderëve të përgjegjshëm, të atyre që fatin e vet personal e lidhin me interesin e partisë. Si rezultat i së cilës po krijohen grupe të vogla të interesit, të cilave nuk ju intereson e ardhmja politike e partisë dhe as e shtetit, por e liderit, përmes të cilit synojnë arritjen e qëllimeve të ngushta personale dhe familjare.

Kështu, këto grupe të vogla të interesit, të barrikaduara prapa liderëve partiak po fuqizohen në klane duke u bërë pengesë e vazhdueshme e reformave dhe ndryshimeve pozitive brenda subjekteve tona politike.

Fakti pse qëndronte unike dhe shumë më mirë sesa subjektet e tjera, subjekti më i vjetër i skenës politike kosovare, LDK-ja është subjekti i parë i cili u godit nga virusi ndarës dhe përçarës paslufte në Kosovë.

Pas shkuarjes në amshim e presidentit historik, liderit shpirtëror të shumicës shqiptare në Kosovë, hyjnorit Ibrahim Rugova, në LDK filluan të shfaqen haptas në skenë ambiciet individëve dhe grupeve të interesit për marrjen e primatit të trashëgimisë rugoviane në këtë parti, e cila rezultoi me ndarjen fatkeqe në kuvendin e VI-të, të vitit 2006.

Sado që ishte arritur një progres i kënaqshëm me bashkimin e ndarjes së parë (LDK-LDD), LDK-ja akoma është duke lënguar nga ajo plagë ndarëse, jo për shkakun e “shërimit” të ngadalshëm, por për shkakun e aktivizmit të kohëpaskohshëm të “viruseve” të ardhur prej partive oponentë të skenës politike.

Ndarja e fundit në prag të zgjedhjeve të 14 shkurrit 2021, është ndarja më e rëndë dhe më fatkeqe për LDK-në! Kjo ndarje ka lënë pak hapësirë për rikthimin dhe bashkimin e pjesës së ndarë në shtëpinë rugoviane, për shkak se përmes kësaj ndarje u fuqizua dhe erdhi në pushtet oponenca më e madhe politike rugoviane për kënaqjen e egos politike personale të një zonje të dalldisur pas pushtetit!

Sikur realizimi i epsheve karrieriste të presidentes aktuale të kishte ndodhur përmes një subjekti të filozofisë politike rugoviane, dera do t’i kishte mbetur e hapur për kthimin e serishme të saj në LDK, por ajo atë e bëri përmes futjes në listën zgjedhore të një subjekti tjetër, në këtë rast të LVV-së!

Do të jenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ato që do ta dëshmojnë forcën reale të subjektit GUXO i cili i solli LVV-së fitoren historike me mbi 100 mijë vota të elektoratit të LDK-së!

LDK-ja dikur shtëpi e të gjithë qytetarëve

LDK-ja si shtëpi e madhe dhe e përbashkët e të gjithë qytetarëve të Kosovës, parti e besës dhe shpresës, e traditës dhe vlerave kombëtare siç ishte në të kaluarën, e ka për obligim moral t’i kthejë shpresën dhe dinjitetin çdo qytetari të Republikës së Kosovës me ndërtimin e një shteti ligjor dhe demokratik ashtu siç e kishte projektuar arkitekti i shtetit tonë, presidenti historik Ibrahim Rugova.

Pyetja e ngritur në titullin e shkrimit, se a është i mundur unifikimi i elektoratit rugovian në LDK, përgjigjen e bën bukur të vështirë dhe sfiduese. Megjithëse asgjë nuk është e pamundur në këtë jetë. Kur jemi të ndarë edhe e mundura na bëhet e pamundur, kurse kur jemi të bashkuar e pamundura nuk ekziston!

Për të arritur qëllimet e përbashkëta, nuk mjafton vetëm dashuria dhe vullneti, përkushtimi dhe vendosmëria, kërkohet guxim dhe unitet i çeliktë i të gjithë themeltarëve dhe veprimtarëve, aktivistëve dhe anëtarëve të LDK-së pa ambicie pushteti për ta rikthyer elektoratin e shkapërderdhur nëpër të gjitha subjektet politike.

Pa heqjen e ambicieve karrieriste dhe eliminimin e nepotizmit do të jetë i pamundur rikthimi i elektoratit rugovian në shtëpinë e vjetër. Pa largimin e karrieristëve dhe heqjen e inateve personale do të jetë i pamundur rikthimi i filozofisë politike rugoviane në LDK.

Unë jam i gatshëm që pa asnjë ambicie pushteti dhe pa asnjë kompensim material ta ndihmojë shtëpinë e vjetër që të restaurohet dhe ristrukturohet ashtu siq e dëshiron elektorati, që t’i kthehemi ADN-së politike të viteve të ’90-ta.

You Might Also Like

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Kosova Times November 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Festivali i Këngës në RTK – zbulohet lista e këngëve të edicionit të dytë

Kosova Times Kosova Times September 16, 2024
Mijëra qytetarë marshojnë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
Kurti bashkëbisedoi me sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër
Rreth 64 milionë shtetas me të drejtë vote në zgjedhjet e Turqisë
Ushtari i Koresë së Veriut dezertoi në Korenë e Jugut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?