By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si ta heshtësh dikë që të fyen vazhdimisht brenda sekondash? Thjesht thuaji këto tre fjalë
November 4, 2025
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
November 4, 2025
Axhenda ndërkombëtare
November 4, 2025
Horoskopi ditor për 4 nëntor
November 4, 2025
Ditë sot e vranët me riga shiu dhe diell të pjesshëm
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Buxheti i vitit 2024 përplasë ministrin Murati me opozitën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Buxheti i vitit 2024 përplasë ministrin Murati me opozitën
Lajme

Buxheti i vitit 2024 përplasë ministrin Murati me opozitën

Kosova Times
Last updated: 2023/11/08 at 4:58 PM
Kosova Times Published November 8, 2023
Share
SHARE

Me tone të larta të zërit është shqyrtuar në parim projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm në Komisionin Parlamentar për Buxhet.Deputetë të partive opozitare kanë ngritur kritika ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati për ndarjet buxhetore.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala derisa kritikoi ministrin Murati për ndarjen e një miliard eurove për subvencione, ngriti dyshime se ku mund të destinohen të njëjtat, raporton RTKlive.

“Në buxhet ke 26 për qind investime kapitale ndërsa 32 për qind subvencione. Unë se kuptoj qysh ka mundësi një shtet të ndajë një miliard euro subvencione në një situatë paqeje, ato dihet ku shkojnë. Që në start një miliard euro janë në dorën tuaj dhe nivelit politik për të bërë çfarë të doni. Ndërsa janë më pak se 200 milionë euro investime kapitale që do të përmirësonin mirëqenien e qytetarëve. Çfarë doni me bo me një miliard euro vitin e ardhëm, doni me i ble zgjedhjet. Është marre”, tha ai.

Ndërkaq deputeti Shala u përplas verbalisht me ministrin Murati, në lidhje me investimet në komunën e Mitrovicës.

Deputeti Shala kritikoi ministrin që nuk janë ndarë mjete mjaftueshëm për këtë qytet, derisa ministri Murati i quajti dezinformata deklarimet e deputetit.

Kritika pati edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti. “Në një situatë normale ne si deputet të opozitës do të duhej të prezantonim projekte shtesë për të bërë një shpërndarje më të barabartë. Por ky nuk është rasti. Ka probleme fondamentale në strukturë të buxhetit. Me këtë buxhet nuk mund të ndërtohen as për së afërmi çerdhet e premtuara. Për banim social, nuk figuron kjo fare. Sigurimet shëndetësore, nuk shihen as tek pjesa përshkruese. Për Fondin Sovran i keni paraparë 30 milionë euro”, tha ai.

S`ka kourum për ratifikimin e marrëveshjes në Komisionin për Buxhet

Në Komisionin Parlamentar për Buxhet po shqyrtohet projektligjit nr.08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”.

Me këtë rast, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se projekti kap vlerën e 18.5 milionë eurove dhe ka të bëjë me investime në strukturën digjitale.

“Ky projekt ka vlerën e 18.5 milionë eurove dhe parasheh një sërë masash dhe investimesh në infrastrukturën digjitale. Është e nevojshme të ofrohen shërbime në formë digjitale. Marrëveshja është kredi e butë”, shtoi ministri Murati.

Lulëzon Jugaxhiu nga zyra e kryeministrit tha se përmes këtij projekti do të rritet cilësia e shërbimeve elektronike.

“Projekti paraqet një reformë të thellë që qëllim e ka rritjen e cilësisë dhe sasisë të shërbimeve elektronike për qytetarët.  Pjesa më e madhe e mjeteve do të jenë për pajisje. 80 për qind e vlerës së projektit ka të bëjë me investime direkte në sisteme. Natyrisht ideja ka qenë që të bëhet kombinim, jo vetëm në teknologji por edhe në aspektin e përgatitjeve”, shtoi ai.

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Buxhet, nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti kërkoi të di nëse këto miliona euro do të shpenzohen në kontraktimin  e kompanive vendore apo ekspertëve nga jashtë.

“Unë dua të dijë këto 18 milionë euro nga kjo marrëveshje ku do të shkojnë. A do të blini pajisje të reja apo do t’i trajnoni njerëzit. A do të kontraktoni ndonjë kompani vendore të ofrojë shërbime. Ky vend nuk është shkatërruar qysh po pretendohet vazhdimisht”, theksoi ai.

Për shkak të mungesës së kuorumit,  projektligji nuk u hodh në votim.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu

Ditë sot e vranët me riga shiu dhe diell të pjesshëm

Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit

Abdixhiku premton investime infrastrukturore në Suharekë

Kosova Times November 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti priti një delegacion të këshillave rajonale kombëtare boshnjake

Kosova Times Kosova Times March 8, 2024
Zëvendësministri rus: Ka hapësirë ​​për negociata me Trump, edhe pse të vogla
Kongresmenët në SHBA paraqitën një ligj në lidhje me Daytonin: “Është thelbësore të ndalohen veprimet destabilizuese të Dodikut”
Forcat speciale izraelite pushtuan Libanin. Udhëheqësi i Hezbollahut: Do t’i çmendim izraelitët
Presidenti Macron per shkrimtarin Kadare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?