By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mospajtime në KE për propozimin e nisjes së negociatave me Bosnjë e Hercegovinën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mospajtime në KE për propozimin e nisjes së negociatave me Bosnjë e Hercegovinën
Rajon / Botë

Mospajtime në KE për propozimin e nisjes së negociatave me Bosnjë e Hercegovinën

Kosova Times
Last updated: 2023/11/08 at 12:39 PM
Kosova Times Published November 8, 2023
Share
SHARE

Gjatë diskutimeve për miratimin e paketës së zgjerimit për këtë vit dhe raporteve të progresit, brenda Komisionit Evropian (KE) është shfaqur mospajtim i thellë rreth idesë që KE-ja të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjë e Hercegovinën.Në takimet e shefave të kabineteve të komisionarëve të hënën dhe të martën nuk është arritur pajtim, prandaj kjo çështje është lënë për t’u vendosur personalisht nga komisionarët në takimin e kolegjit, të mërkurën.

Komisionarët nga Kroacia, Sllovenia, Austria, Italia dhe disa vende tjera kanë insistuar se Komisioni duhet të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjë e Hercegovinën, sepse me këtë hap do të ndihmohej procesi i reformave dhe stabiliteti i këtij vendi. Posaçërisht ky insistim është i lidhur me faktin se Komisioni propozon nisjen e negociatave për Ukrainën dhe Moldavinë, të cilat në procesin e zgjerimit kanë hyrë 20 vjet pas Bosnjë e Hercegovinës.

Kohëzgjatja e procesit nga aplikimi në BE deri te statusi “kandidat”

Shqipërisë iu deshën pesë vjet për marrjen e statusit si kandidate, nga dita kur aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërsa, Ukrainës e Moldavisë iu deshën vetëm katër muaj.

Table with 3 columns and 10 rows. Currently displaying rows 1 to 10.
AplikimiStatusi “kandidat”
 Shqipëria28 prill 200924 qershor 2014
 Bosnja dhe Hercegovina15 shkurt 201613 dhjetor 2022
 Gjeorgjia03 mars 2022–
 Kosova15 dhjetor 2022–
 Moldavia03 mars 202223 qershor 2022
 Mali i Zi15 dhjetor 200817 dhjetor 2010
 Maqedonia e Veriut22 mars 200417 dhjetor 2005
 Serbia22 dhjetor 200901 mars 2012
 Turqia14 prill 198711 dhjetor 1999
 Ukraina28 shkurt 202217 qershor 2022
Tabela: Doruntina Baftiu  Burimi: Bashkimi Evropian
Mirëpo, ka pasur shumë kundërshtime brenda Komisionit, duke argumentuar se vetë raporti i progresit për Bosnje e Hercegovinën konstaton se ky vend ka ngecur shumë në procesin e reformave dhe nuk i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian kur kishte rekomanduar statusin e vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën.

Burime brenda Komisionit Evropian thonë se si kompromis, mund të jetë një gjuhë pozitive në raport përmes së cilës do të dërgohet sinjali se Komisioni do të mund të rekomandojë nisjen e negociatave kur Bosnja e Hercegovina të dëshmojë se ka bërë përparim të duhur në përmbushjen e kushteve.

Në procesin e zgjerimit, Komisioni Evropian bën rekomandime për nisjen e negociatave të anëtarësimit, ndërsa vendimin e marrin liderët e shteteve anëtare në Këshillin Evropian.

Bosnjë e Hercegovina ka marrë statusin e kandidatit vitin e kaluar kur ky status u është dhënë edhe Ukrainës dhe Moldavisë.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times November 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në sulmin rus në Dnieper, tre persona u vranë dhe 28 u plagosën

Kosova Times Kosova Times April 17, 2025
Rritet numri i ndërmarrjeve të regjistruara krahasuar me vitin paraprak
Fury dhe Usyk përballen sonte në meçin historik
Takohet grupi punues i Kosovës dhe Këshillit të Evropës
Zelensky zëvendësoi sërish komandantin e forcave ukrainase në frontin lindor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?