Një shtesat i Shqipërisë është arrestuar të mërkurën në Fushë-Kosovë, pasi gjatë një kontrolli tek ai janë gjetur 30.5 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për arsye se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar 30.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje.