By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UGSh ndan çmimet vjetore – Prezenca e Presidentit Begaj nderon veprimtarinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > UGSh ndan çmimet vjetore – Prezenca e Presidentit Begaj nderon veprimtarinë
Lajme

UGSh ndan çmimet vjetore – Prezenca e Presidentit Begaj nderon veprimtarinë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/12 at 1:29 PM
Kosova Times Published November 10, 2023
Share
SHARE

Presidenti Bajram Begaj inkurajoi komunitetin e gazetarëve në kryerjen e këtij misioni, duke iu garantuar mbështetjen e tij. “Kjo kauzë kërkon njerëz profesionistë dhe idealistë, që besojnë te idealet e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësisë publike. Ndaj ju inkurajoj të mos dorëzoheni para vështirësive, sepse përkushtimi dhe guximi juaj për të përcjellë te publiku informacion të saktë dhe objektiv është kontribut për mirëqenien e shoqërisë”. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarët nga ana e Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSh).

Kjo veprimtari është mbajtur në mjediset e Hotel “Tirana International”, në të cilën morën pjesë gazetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.Ky aktivitet i përkrahur nga “JTI” që shënoi edicionin e 15 të ndarjes së çmimeve të konkursit “Vangjush Gambeta” për gazetarinë ekonomike.

Drejtori i “JTI” për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, Sazan Alija, vlerësoi lart punën dhe angazhimin e gazetarisë ekonomike dhe theksoi ”se puna juaj është thelbësore në rritjen e transparencës së institucioneve shtetërore si dhe në krijimin e një konkurrence të ndershme për bizneset, në veçanti lidhur me “fiskalizimin” ose përpjekjet që bën shteti kundër evazionit fiskal në ekonomi”.

Alija theksoi se përveç përkrahjes së çmimeve “Vangjush Gambeta”, JTI ka mbështetur veçanërisht gazetarinë ekonomike duke përkrahur dhe mundësuar pjesëmarrjen e tyre në Kongresin e Gazetarisë në Vjenë, samiti i ministrave të financave, guvernatorëve të bankave qendrore dhe administratave tatimore në Malin e Zi dhe ngjarjet tjera, me një qëllim qartë – të rriten praktikat rajonale për mirë qeverisje, sundim të ligjit dhe ekonomi tregu të lirë.

Me këtë rast kryetari i UGSh Aleksander Çipa i ndau mirënjohje “JTI” partnerit tradicional i cili për 15 vite ka mundësuar konkursin për çmimet “Vangjush Gambeta”. “Përmes bashkëpunimit dhe partneritetit të “JTI” me UGSh është bërë i mundur inkurajimi për raportim cilësor dhe të thelluar në hapësirën mediatike shqiptare për çështje të ekonomisë”, thuhet në mirënjohjen e UGSh për “JTI””.

Kryetari i UGSh, Aleksander Çipa, theksoi se duke i falënderuar “JTI” për të 15 herë janë duke u ndarë çmimet “Vangjush Gambeta” dhe se gjatë viteve në konkursin për çmime marrin pjesë edhe gazetarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriu.

Drejtuesi i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bruce Berton, theksoi se gazetarët shqiptarë punojnë nën kërcënime dhe klimë të tensionuar përballë sfidash të shumta.

Krahas kërcënimit të gazetarëve, u tha në tubim, liria e medias vuan nga kufizime, që vijnë prej lidhjeve të politikës me biznesin, nga transparenca e pakët, përqendrimi i pronësisë së tyre.

Çmimet e konkursit “Vangjush Gambeta “2023 i kanë fituar: Entela Bajramaj- Televizion-Shqipëri, Julian Hoxhaj, shtypin e shkruar/online, Zenel Miftari, Maqedoni e Veriut dhe Sanije Jusufi nga Grupi Koha.

Çmimi “Reporter i Vitit” i është ndarë për gazetarin Osman Stafa, çmimi “Raportimi më i mirë i Vitit” për gazetarin Thimi Samarxhiu dhe çmimi “Ismet Bellova” për gazetarinë sportive post mortum iu nda gazetarit të Radio Kosovës Milaim Krasniqi.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka ndarë dy çmimet e rëndësishme “Karriera” të cilat i kanë fituar: Elez Biberaj, drejtues i VOA dhe ish drejtues i programit shqip të Zërit të Amerikës dhe Augustin Palokaj, korrespondent i Grupit Koha nga Brukseli.

Mesazh mjaft emocional drejtuar GSh percolli Dr. Elez Biberaj me rastin e vlerësimit të tij me çmimin “Karriera”. Ai përmes një letre falënderoi përzemërsisht dhe me mirënjohje të thellë Unionin e Gazetarëve Shqiptare për akordimin e çmimit “Karriera” Nderimi nga një shoqatë që përfaqëson gazetarë nga të gjitha trevat shqiptare është një privilegj i jashtëzakonshëm për mua. Falënderime të posaçme edhe kolegut Armand Mero, i cili më përfaqësoi në ceremoninë ë u zhvillua në Tiranë, me 10 nëntor. Urime te gjithë kolegeve fitues te çmimeve vjetore te akorduara nga Unioni i Gazetareve Shqiptare’, ka thënë Biberaj.

Ndërsa Palokaj me rastin e marrjes së çmimit të karrierës theksoi përgjegjshmërinë e vet gazetarëve në detyrë.

“Edhe ne gazetarët, kur kërkojmë lirinë e shprehjes, duhet të ndjejmë përgjegjësinë tonë kur raportojmë. Është një thënie se kur gabojnë mjekët, gabimin e tyre e mbulon disi dheu, por kur gabon gazetari ajo mbetet dhe mund të ketë pasoja. Gabimi i qëllimshëm i gazetarit, lajmi I rrejshëm, mund të jetë edhe një lloj helmi”, tha zoti Palokaj.

Ndërsa drejtuesi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, pohoi se organizata përpiqet të mbështesë meritokracinë dhe gazetarinë profesionale, edhe pse tregu i mediave është në çrregullim dhe anarki.

“Ne përpiqemi të adresojmë ndihmesën e kolegëve, e cila bazohet më së pari në sakrificën për të realizuar një raportim kurajoz dhe të thelluar, në ambicien për një kualifikim dhe përmirësim të cilësisë së punës në gazetari dhe mbi të gjitha për të respektuar shtyllat e fuqishme morale dhe të besueshmërisë publike”, tha zoti Çipa.

Ceremonia u moderua nga gazetarja Alketa Gashi Fazlliu e RTK, Prishtinë dhe Sebastian Zonja i MCN, Tiranë. /Kosovtimes/

You Might Also Like

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Kosova Times November 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Peja fiton derbin me Golden Eagle Yllin

Kosova Times Kosova Times January 20, 2024
Rrethime, plaçkitje dhe masakra në radhët e bukës… Putin përdor taktika barbare të stilit Hitler për të terrorizuar Ukrainën
Putin i zhgënjyer në Prigozhin: Wagner dërgohetn në Afrikë pas fiaskos në Ukrainë
Shpërthim në qendër të Këlnit
Krasniqi: PDK-ja ka të bëjë me atë që mund të ndërtojmë kur bashkohemi, drejt një ëndrre për një Kosovë më të mirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?