By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët kritikojnë projektbuxhetin 2024, kërkojnë më shumë investime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ekspertët kritikojnë projektbuxhetin 2024, kërkojnë më shumë investime
Lajme

Ekspertët kritikojnë projektbuxhetin 2024, kërkojnë më shumë investime

Kosova Times
Last updated: 2023/11/12 at 6:26 PM
Kosova Times Published November 12, 2023
Share
SHARE

Projektbuxheti për vitin 2024 në vlerë prej 3.3 miliardë euro po kritikohet nga ekonomistët. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se deri në lexim të dytë, ky projekt duhet të ndryshohet e pasurohet. Kryesisht, kritikat për buxhet janë tek investimet kapitale sipas tyre.

Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 po kritikohet nga ekonomistët  e vendit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i tha Radio Kosovës se kërkesë e Odës është që të ketë më shumë  projekte konkrete kapitale. Rafuna tha se Projektbuxheti i vitit 2024 ka disa të meta, ndërsa, siç thekson ai, i njëjti duhet të pasurohet para se të kalojë në lexim të dytë.

“Nëse e sheh te shpenzimet kapitale, shohim një shumë më të madhe se sa viti paraprak mirëpo, çështja dhe pikëpyetja që po vije duke parë praktiken e këtyre dy viteve të fundit është se sa po shpenzohen ato mjete të parapara për investime kapitale. Në këtë rast, nëse e marrim këtë vit, jemi në nëntor dhe ende nuk e ka arritur 50% e shpenzimeve të cilat kanë qenë të parapara. Kështu që kërkesa jonë është që ajo shumë që është e paraparë në buxhet të shtetit të shpenzohet e të fillohet me procedura sa më herët që është e mundur se edhe procedurat e prokurimit marrin kohë. Kërkesa jonë është që të ketë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e brutoproduktit vendor”, tha Rafuna.

Ai tutje theksoi se në projektbuxhet shihet se rritja ekonomike planifikohet të vije nga konsumi publik e privat,  remitenca dhe rimëkëmbja ekonomike. Por sipas tij,  këto planifikime, nuk mund të jenë të sigurta.

Ndërsa Besart Dreshaj nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës, kërkoi që në vitin 2024, të ketë më shumë mbështetje për bizneset. Ai i tha Radio Kosovës se në vitet e kaluara realizimi i ulët i investimeve kapitale, ka lënë pa punë shumë kompani.

”Nëse e shohim buxhetin janë vetëm 5.5 milionë euro të ndara për KIESA për përkrahje të ndërmarrjeve. Për neve si lidhje e bizneseve është shqetësuese realizimi i  investimeve kapitale nga viti i kaluar por edhe këtë vit ku nga vlera 899 milionë euro të destinuara për investime kapitale janë shpenzuar vetëm 263 milionë euro. Ky realizim i ulët ka lënë pa punë shumë kompani dhe vendore që punojnë në organizata buxhetore”, tha ai.

Eksperti i fushës së ekonomisë, Safet Gerxhaliu, tha për Radio Kosovën se projektbuxheti i vitit 2024 nuk mund të quhet zhvillimor duke e pasur parasysh inflacionin dhe shumë dukuri që e kanë karakterizuar vitin 2023.

“Ky buxhet nuk mund të quhet projekt zhvillimor kur shihet se pjesa dërmuese e orientimeve buxhetore do të jetë në politikë sociale dhe në anën tjetër në projektbuxhet ka ndarje për investime kapitale, mirëpo të njëjta viteve të fundit janë duke munguar. Nëse do të kemi mungesë të investimeve kapitale atëherë lind pyetja se si do të mbështetet sektori privat dhe si do të kemi vende të reja të punës e të tjera”, tha ai.

Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2024 në vlerë prej 3.3 miliardë euro, me një rritje të vogël krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar. Ky projektbuxhet po kritikohet edhe nga opozita të cilët kanë deklaruar se është buxhet i subvencionimeve dhe jo i investimeve.

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

Kosova Times November 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Pikë-kalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak sot nuk janë të bllokuara

Kosova Times Kosova Times June 21, 2023
Vdes një grua në Prishtinë pasi ra nga një ndërtesë
Në Bullgari, mësuesin homoseksual e shqetëson një ligj kundër homoseksualëve
“Putini do të bjerë brenda tre ditësh, pa paralajmërim”: parashikon këtë i mbijetuari rus i dy helmimeve dhe gulag siberian
Kosova në NATO, përgjigjja më e mirë për sigurinë rajonale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?