By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
AAK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë në Kuvend
May 12, 2025
Radev bën thirrje për referendum të paligjshëm mbi euron dhe feston Ditën e Fitores Ruse
May 12, 2025
Turqi: PKK shpall shpërbërjen dhe fundin e luftës së armatosur
May 12, 2025
Putini dëshiron të adresojë ‘shkaqet rrënjësore’ të pushtimit të tij
May 12, 2025
Trump dërgon Rubion në Turqi për bisedime joformale të NATO-s mbi Ukrainën dhe ndarjen e barrës
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maloku thote se ky draft Statut, është vdekjeprurës për sovranitetin e Kosovës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Maloku thote se ky draft Statut, është vdekjeprurës për sovranitetin e Kosovës!
Opinion

Maloku thote se ky draft Statut, është vdekjeprurës për sovranitetin e Kosovës!

Kosova Times
Last updated: 2023/11/12 at 10:19 PM
Kosova Times Published November 12, 2023
Share
SHARE

Sociologu Fadil Maloku duke iu referuar draft statutit te Asociacionit te komunave serbe, qe ka 45 nene dhe ndahet në 7 kapituj, konsideron se ne to ka elemente vdekjeprurëse. Ne nje postim ai paraqiti disa nene te ketij dokumenti ne te cilat sheh rrezik per sovranitetin e vendit te cilat po i publikojme ne teresi.

Neni 7; Komunitetet e tjera (jo serbe) duhet të përfaqësohen në të gjitha organet e Asociacionit duke reflektuar diversitetin etnik të komunave anëtare. ( Mungon “siguresa” juridike, e cila do e krijonte mekanizmin obligativ!?)

Neni 12; Asociacioni mund të krijojë marrëdhënie dhe të hyjë në marrëveshje bashkëpunimi me asociacione të tjera vendore dhe ndërkombëtare të komunave, autoriteteve lokale, rajoneve dhe njësive të tjera të vetëqeverisjes lokale në shtetet tjera. (Fakti dhe akti që ky Asociacion, do të mund të hyjë në marrëveshje bashkëpunimi… nënkupton cenim të pariparueshëm (në të ardhmen!) të sovranitetit, i cili edhe ashtu me Planin e Ahtisarit është i lëndueshëm dhe tejet diskriminues për shqiptarët e veriut të Kosovës).

Neni 13; Asociacioni do të angazhohet në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb të Kosovës.(Ky nen është aq absurd dhe i panevojshëm kur kihet parasysh super diskriminimi pozitiv që ushtrohet aktualisht, ku Kushtetuta si organi më i lartë i vendit nuk mund ta ndryshoj as edhe një germë të veten pa pëlqimin e serbeve?!. Fatkeqësisht, ky nen, në vend që të propozoj alternativa të qytetarisë (ashtu, siç ka shumë shembuj në botën demokratike) po bë dyfishim dhe betonim afatgjatë të një (grusht qytetarësh serb) komuniteti në baza etnike!?);

Neni 14; Për të lehtësuar ushtrimin e këtyre kompetencave, organet e Asociacionit kanë të drejtë të miratojnë sa vijon:

a) Rregullore.
b) Vendime. (Çfarë vendimesh!; politike, juridike…nuk është e precizuar fare! Me këto, Vendime (që fare nuk i di askush!) Z. KM nesër brezave të tërë do u vihet “laku në fyt .Sepse, termi e nocioni VENDIM (në gjuhën juridike e sidomos sociologjike) mund të interpretohet e perceptohet madje edhe si e drejtë legjitime për shkëputje! Synim dhe shpresë që e ka ushqye Serbia me dekada të tëra…);

Neni 15; Asociacioni do të menaxhojë institucionet arsimore dhe shëndetësore, të cilat janë financuar drejtpërdrejt nga Serbia, në përputhje me procedurat specifike të përcaktuara në këtë Statut dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. (Ky nen, në mënyrë brilante e krijon predispozitën e “distancës etnike”, e jo bashkëjetesën dhe “standardin” e multietnicitetit dhe multikulturalizmit që në botën perëndimore konsiderohet alfa dhe omega e vlerave sublime demokratike!; p

Neni 16;  “Rrjeti Arsimor Serb i Kosovës” dhe “Rrjeti Shëndetësor Serb i Kosovës” do të themelohen si ofrues privatë të arsimit dhe shëndetësisë nën përgjegjësinë e Asociacionit (Kjo nënkupton, që në Programet

mësimore të minoritetit serb edhe më tej do “ushqehet” historia dhe “miti mbi Kosovën, si djep i serbizimit”!? Po ashtu, me (këtë nen) miratimin Tuaj do instalohet ndarja (në vend të bashkimit) dhe do rritet urrejtja midis brezave të serbeve dhe shqiptarëve!) duke theksuar Serbinë si kontribuuesi financiar, si dhe zyrat kryesore të këtyre ofruesve të vendosur aktualisht në Serbi;

Neni 21; “Rrjeti arsimor serb i Kosovës” do të lëshojë diploma të dyfishta (Pse të dyfishta? S’ka asnjë arsyetim, as juridik as politik, e madje as sociologjik për këtë nen! Nëse është kështu, pse në këtë nen kjo rregull nuk mund të vlej edhe për shqiptarët e Luginës!?) Dizajni i diplomës (diploma e dhënë nga Kosova) e dhënë nga “Rrjeti arsimor serb i Kosovës”, në pajtim me ligjin në fuqi, do të rregullohet me një marrëveshje të veçantë ndërmjet ofruesit dhe autoriteteve kompetente..

(Rekomandim; Zotëri KM i Kosovës, Draftit aktual, për ti ikur keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve eventuale, do i duhej ta kishte një “siguresë” (ekskluzivisht; juridike) shtesë edhe për pakicën shqiptare, që jeton dhe vepron ende në pjesën veriore të vendit. Një “siguresë” e atillë e cila përveç ikjes nga keqkuptimet, do të mund t’u garantonte qytetarëve (shumicë) shqiptare se ky tip Asociacioni, kurrë s’do mund të bëhej një “Republika Serpska” kosovare). Andaj, të lus që “barrën” dhe përgjegjësinë e Asociacionit (qē dikur ishe i pa kompromis ndaj saj), ta ndash (në Kuvend) me; opozitën, shoqërinë civile, botën akademike. Por, nëse mendon se Vuçiqi do ta refuzoj ,Ti rishikoje edhe një herë qëndrimin Tuaj. Sepse, Ai në momentin e fundit mund t’i thotë PO këtij versioni! Dhe faji sërish në histori do u adresohet Juve (që pikërisht falë Asociacionit u bëtë edhe KM i Kosovës), e jo Vuçiqit, as opozitës së sotme (që u mashtrua me privilegjet e pushtetit dhe nënshkroi me 2011 dhe 2015), e as deputetëve që e me vetëdije e votuan në Parlamentin e Kosovës, këtë “kancer politik” për shtetësinë, sovranitetin dhe demokracinë kosovare…

 

You Might Also Like

Putini dëshiron të adresojë ‘shkaqet rrënjësore’ të pushtimit të tij

Gërxhaliu: 50% e Fitimit Neto të Bankave Komerciale të investohet në Kosovë

A është i mundur rikthimi i filozofisë politike rugoviane në LDK?!

Kuvendarët e zgjedhur nga populli që po duken e sillen si kamp paramilitarësh

Dështimi i 14-të, turpi i partive parlamentare!

Kosova Times November 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Çfarë do të ndodhë pas dy-tre ditësh në Ukrainë dhe çfarë ndryshimesh do të sjellë siç pretendon Vuçiq?

Kosova Times Kosova Times February 22, 2023
Trump fiton çështjen në Gjykatën Supreme të Miçiganit për pjesëmarrje në zgjedhje
Gruaja izraelite e liruar nga Hamasi: E përjetova ferrin
Kurti e Çeku mirëpresin antropologen që po organizon ‘Kosova Ethno-Tour`
Dyshohet se sot u arratis një i burgosur, ShKK nesër mban konferencë për media
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?