By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dugin dërgoi një mesazh misterioz
January 11, 2026
Sa i detyrohet Serbia Kinës?
January 11, 2026
Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar
January 11, 2026
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri
January 11, 2026
Kurti: Rexha e Nuhiu, simbol i rezistencës kombëtare për lirinë e Kosovës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ballkani mposht Dukagjinin për t’u forcuar në krye të tabelës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Ballkani mposht Dukagjinin për t’u forcuar në krye të tabelës
Sport

Ballkani mposht Dukagjinin për t’u forcuar në krye të tabelës

Kosova Times
Last updated: 2023/11/13 at 6:09 PM
Kosova Times Published November 13, 2023
Share
SHARE

Skuadra e Ballkanit ka mposhtur Dukagjinin në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll, të luajtur në Suharekë.

Të hënën, Ballkani triumfoi me rezultatin 3:1 për t’u forcuar në krye të tabelës me 32 pikë, 7 më shumë se Drita, ekip që ka edhe dy ndeshje më shumë të zhvilluara. Ballkani kaloi herët në epërsi, duke e zhbllokuar rezultatin pas vetëm 15-të minutave lojë. Ishte mesfushori Nazmi Gripshi, ai që shënoi për 1:0.

Megjithatë, Dukagjini nuk u dorëzua dhe u kundërpërgjigj në fund të pjesës së parë. Në minutën e 44-të, mesfushori Vitor Hugo barazoi me një gjuajtje të fortë prej rreth 20 metrave, duke përfituar nga një top i kthyer. Në pjesën e dytë, Ballkani shënoi edhe dy gola të tjerë për t’i dhënë fund dilemës së fituesit.

Fillimisht, Almir Kryeziu e riktheu epërsinë e Ballkanit me golin e shënuar nga distanca në minutën 49-të, përpara se fitoren ta vulos Bleart Tolaj. Tolaj realizoi në minutën e 90-të me kokë, me ndihmën e njërit prej mbrojtësve të Dukagjinit. Për Dukagjinin, kjo është disfata e tretë këtë edicion dhe e para pas një serie prej 11 ndeshjeve pa humbje. Në fakt, për Ballkanin kjo ishte fitorja e parë ndaj Dukagjinit pas katër barazimeve rresht me rezultatin 1:1. Dukagjini mbetet i gjashti në tabelë me 17 pikë të mbledhura.

You Might Also Like

Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë

Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës

Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve

FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi

Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll

Kosova Times November 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Leverkusen fiton Kupën me golin e Xhakës

Kosova Times Kosova Times May 25, 2024
Një person vdes në vendpunishte në Qirez të Skenderajt
Sulmohet një autobus në Ukrainë, nëntë të vdekur. Ukrainas: Rusët përdorën Lancet-in
Axhenda ndërkombëtare
Shpenzimet e luftës së Rusisë në vitin 2025 do të jenë më shumë se dyfishi i shpenzimeve sociale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?