By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë
June 6, 2025
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
June 6, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
June 6, 2025
Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun
June 6, 2025
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dëbime, tarifa e largime nga puna: Planet e Trumpit nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dëbime, tarifa e largime nga puna: Planet e Trumpit nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë
Rajon / Botë

Dëbime, tarifa e largime nga puna: Planet e Trumpit nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/13 at 5:59 PM
Kosova Times Published November 13, 2023
Share
SHARE

AP

Një operacion i dëbimit në masë. Një ndalesë e re për myslimanët. Tarifa për të gjitha mallrat e importuara dhe “qytete të lira” të ndërtuara në tokë federale.

Pjesa më e madhe e fushatës presidenciale të vitit 2024 është mbizotëruar nga hetimet e panumërta ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, dhe akuzat pasuese kundër tij. Por, me më pak se një vit deri në ditën e zgjedhjeve, Trump po dominon garën për nominimin e republikanëve dhe tashmë ka paraqitur një grup gjithëpërfshirës të synimeve të tij politike nëse fiton një mandat të dytë.

Idetë e tij, madje edhe çështjet në të cilat ai përqendrohet më së shumti, janë jashtëzakonisht të ndryshme nga propozimet e paraqitura nga presidenti Joe Biden. Nëse zbatohen, planet e Trumpit do të paraqisnin një ndryshim dramatik të Qeverisë, ndoshta me më shumë pasoja sesa mandati i tij i parë.

Presidenca e tij, veçanërisht në ditët e para, u përshkrua me kaos, grindje të brendshme dhe me një sërë urdhrash ekzekutivë të hartuar me nxitim, që shpejt u rrëzuan nga gjykatat.

Disa nga idetë e tij aktuale me gjasë do të përfundonin në gjykata apo do të hidheshin poshtë nga Kongresi. Por, fushata e Trumpit dhe grupet aleate po mbledhin politika dhe plane të detajuara.

Më poshtë mund të mësoni më shumë për agjendën e Trumpit:

Shkatërrimi i “kontrolluesve të shtetit”

Trump planifikon që dhjetëra mijëra shërbyesve civilë t’ua heqë mbrojtjet civile. Në këtë mënyrë, ata do të mund të largoheshin nga puna, përderisa Trump tenton që të “shkatërrojë plotësisht kontrolluesit e shtetit”.

Ai, po ashtu, synon të arrijë këtu duke lëshuar sërish urdhrin ekzekutiv të vitit 2020 të njohur si “Schedule F”. Kjo do t’i lejonte atij të riklasifikonte masat e punonjësve, me një fokus të veçantë, siç ka thënë ai, ndaj “burokratëve të korruptuar që e kanë shndërruar në armë sistemin tonë të drejtësisë” dhe “aktorët e korruptuar të aparatit tonë të sigurisë kombëtare dhe të inteligjencës”.

Duke pasur parasysh zemërimin e tij ndaj Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe prokurorëve federalë që po udhëheqin çështjet penale ndaj tij, Trump me gjasë do të shënjestronte njerëz të lidhur me këto raste, si shenjë hakmarrjeje.

Përtej largimeve nga puna, ai dëshiron që t’i shtypë zyrtarët e Qeverisë, prej nga rrjedhin informacionet deri te gazetarët. Ai, gjithashtu, dëshiron që ta bëjë të obligueshme që zyrtarët federalë t’i nënshtrohen një testi të ri për shërbim civil.

Kufiri ShBA-Meksikë

Trump u zotua që të ndalë “menjëherë pushtimin në kufirin tonë jugor” dhe t’i japë fund imigrimit të paligjshëm.

Si pjesë e këtij plani, ai tha se menjëherë do të udhëzonte departamentin e Imigrimit dhe të Doganave të ShBA-së të ndërmerrnin operacionin më të madh të dëbimit në historinë amerikane. Ai operacion do të shënjestronte personat që jetojnë ilegalisht në ShBA, por shprehin “mbështetje për xhihadistët” dhe do të hiqte vizat për studentët, të cilët kanë qëndrime antiamerikane dhe antisemitiste.

Në përpjekje për të siguruar kufirin ShBA-Meksikë, Trump tha se ai do të dislokonte mijëra trupa, që aktualisht janë të stacionuara jashtë vendit, dhe agjentë federalë, përfshirë edhe të FBI-së dhe të Administratës kundër Drogës (DEA) të cilët do të punonin si zyrtarë të imigrimit.

Ai deklaroi se dëshiron të ndërtojë më shumë në murin përgjatë kufirit.

Trump dëshiron të rivendosë ndalesën për udhëtime, që fillimisht shënjestronte shtatë shtete me shumicë myslimane. Por, ish-presidenti dëshiron që kjo ndalesë të zgjerohet në mënyrë që “të mbahen jashtë shtetit terroristët radikalë islamikë”.

Në dritë të sulmit të Hamasit – organizatë e shpallur terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit, ai është zotuar se do të vendosë “kontrollet për ideologjitë” ndaj imigrantëve. Qëllimi i tij: ndalimi “i të çmendurve të rrezikshëm, fanatikëve, maniakëve dhe urrejtësve”, por edhe i atyre që mbështesin “terroristët radikalë islamikë dhe ekstremistët”.

Për të penguar emigrantët ai tha se duhet t’i jepet fund praktikës së marrjes së shtetësisë për shkak të lindjes së tyre në ShBA dhe kjo, sipas tij, do të bëhej përmes një urdhri ekzekutiv që do të bazohej në një interpretim – të patestuar në gjykatat amerikane – të Amendamentit të 14-të të Kushtetutës amerikane.

Urdhri do të pengonte agjencitë federale që në mënyrë automatike të jepnin shtetësi për fëmijët e personave që qëndrojnë ilegalisht në ShBA. Një gjë e tillë do të kërkonte që të paktën një prind të ishte shtetas amerikan ose banor i ligjshëm në ShBA në mënyrë që fëmija e tij të mund të merrte pasaportën amerikane, numrin e sigurimit social dhe përfitime të tjera.

Tregtia

Trumpi deklaroi se do të vendosë një sistem të ri të tarifave, ndoshta 100 për qind, ndaj shumicës së mallrave të huaja. Ndëshkimet do të rriteshin nëse partnerët tregtarë do të manipulonin me çmimet e tyre ose në rast të praktikave të padrejta tregtare.

Ai dëshiron që Kongresi të miratojë “Aktin Trump të Tregtisë Reciproke”, që parasheh t’i japë presidentit autoritetin që të vendosë një tarifë reciproke ndaj çdo vendi që vendos një të tillë ndaj ShBA-së.

Shumica e agjendës së tij në fushën e tregtisë përqendrohet në Kinë. Trump ka propozuar një plan katërvjeçar për të hequr gradualisht importet kineze të mallrave bazike, përfshirë ato elektronike, çelikun dhe produktet farmaceutike. Ai dëshiron të ndalojë që kompanitë kineze të marrin në pronësi infrastrukturën jetike amerikane në sektorë të tillë sikurse energjia, teknologjia dhe bujqësia. Trump tha se do t’i detyrojë pronarët kinezë që të shesin çdo pronë “që rrezikon sigurinë kombëtare të Amerikës”.

Politika e Jashtme

Trump pretendon se edhe para se të inaugurohet, ai do të zgjidhë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Kjo përfshin, sipas tij, dhënien fund të “dërgesës së pafundme të thesarit amerikan në Ukrainë” dhe do t’u kërkojë aleatëve evropianë t’ia rimbursojnë ShBA-së koston e rindërtimit të stoqeve.

Është e paqartë nëse ai do të insistonte që Rusia të tërhiqet nga territori që ka pushtuar në Ukrainë në luftën që Moska nisi në shkurt të vitit 2022.
Trump ka thënë se ai do të mbështesë Izraelin në luftën kundër Hamasit dhe do të mbështesë Izraelin në përpjekjet për të “shkatërruar” këtë grup terrorist. Ai ka deklaruar se do të vazhdojë të “rivlerësojë rrënjësisht” qëllimin dhe misionin e NATO-s.

Të drejtat e trasgjinorëve

Trump tha se do t’i kërkojë Kongresit që të kalojë një ligj ku do të thuhej se janë vetëm “dy gjini”, siç përcaktohet në lindje dhe që njihen në ShBA.

Sa pjesë e goditjes ndaj institucioneve shëndetësore që afirmojnë ndryshimin e gjinisë, ai do të vendosë që spitalet dhe institucionet shëndetësore që ofrojnë marrjen e hormoneve apo ndërhyrjet kirurgjikale nuk përmbushin më standardet federale të shëndetit dhe këto institucione nuk do të merrnin më fonde federale përfshirë edhe paratë nga Medicaid dhe Medicare.

Trump, po ashtu, synon që të bindë Kongresin që të ndalë ndërhyrjet kirurgjikale dhe hormonale për transgjinorët e mitur në të 50 shtetet.

Mjekët zakonisht udhëzojnë fëmijët t’i nënshtrohen një terapie para ndërhyrjes mjekësore për të ndryshuar gjininë. Rëndom trajtimet hormonale janë më të zakonshme se operacionet. Këto trajtime për dekada kanë qenë të qasshme në ShBA dhe kryhen sipas trajtimeve standarde të mbështetura nga organizatat kryesore të mjekëve, përfshirë edhe Shoqatën Mjekësore Amerikane.

Çështje të tjera të brendshme

Qëllimi i Trumpit, siç tha ai, është që ShBA-ja të ketë koston më të ulët të energjisë dhe rrymës se çdo shtet tjetër në botë, përfshirë Kinën.

Ai theksoi se do të intensifikojë shpimet në tokat publike për naftë dhe do të ofrojë lehtësira tatimore për prodhuesit e naftës, gazit dhe qymyrit. Trump shprehu planin që të hiqet dorë nga përpjekjet e administratës Biden për inkurajimin e përdorimit të makinave elektrike dhe të politikës për kufizimet e ndotjes që kërkojnë që në ShBA 53 për qind e makinave të reja që shihen të jenë elektrike deri në vitin 2030.

Sërish, ai tha se do të largohej nga Marrëveshja për Klimën e Parisit dhe do të hiqte dorë nga politikat e Bidenit për energji të pastër.

Trump u zotua se nëse zgjidhet president do të shuajë Departamentin e Edukimit, sepse ai dëshiron të ketë ndikim të madh në shkollat lokale dhe kolegjet.

Ai, po ashtu, tha se dëshiron të ketë ndikim edhe në kurrikulat shkollore, duke u zotuar se do të luftojë për “edukim patriotik”. Nën administratën e tij, tha Trump, shkollat do t’iu mësonin “nxënësve që të duan shtetin e tyre, të mos e urrejnë shtetin e tyre” dhe të promovojnë “familjen bërthamë”, përfshirë “rolet e nënave dhe baballarëve” dhe “gjërat që i dallojnë gratë nga burrat”.

Për t’i mbrojtur nxënësit, ai theksoi se do të mbështesë idenë që shkollat lokale të lejohen që t’i trajnojnë mësuesit për përdorimin e armëve të zjarrit dhe që ata të lejohen të mbajnë armë. Po ashtu, ai premtoi financimin e shkollave për të punësuar veteranë, policë në pension dhe persona të tjerë të trajnuar për përdorimin e armëve në rolin e rojeve të shkollave.

Sa u përket të pastrehëve, Trump tha se do t’i detyrojë qytetet që t’i largojnë të pastrehët dhe të ndërtohen qytete me tenda në parcela të tokave të lira.

Ndërkaq, sa i përket sigurisë së publikut, Trump edhe një herë do të tentojë të dërgojë Gardën Kombëtare në qytetet sikurse Çikago që po përballen me dhunë. Ai tha se do të përdorë fondet e Qeverisë dhe autoritetet gjyqësore për të forcuar njësitë lokale të zbatimit të ligjit.

You Might Also Like

‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë

Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”

Lufta e hapur midis Musk dhe Trump

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

Kosova Times November 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqiptoi 2003 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times October 6, 2024
Ilir Daja i kënaqur me barazimin e Ballkanit ndaj Prishtinës
Si të harmonizohet, ‘lidershipi kosovar’ përball politikëbërjes Trump
“Pse kreu politik i Serbisë u frikësua nga e vërteta dhe historia globale për gjenocidin në Srebrenicë”: Klix shkruan se Vuçiq “fshihet pas popullit”
Horoskopi ditor për 9 gusht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?