By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bisedimet midis SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës mbi planin e paqes të Trump kanë filluar në Abu Dhabi
November 25, 2025
Dogana e Kosovës ndalon mallra të padeklaruara me vlerë mbi 10,000 euro
November 25, 2025
Macron: Duam paqe në Ukrainë, por jo një paqe që do të ishte kapitullim
November 25, 2025
S`ka autobusë, qytetarët e Prishtinës përballen me mungesën e transportit
November 25, 2025
Sulm masiv me dron ndaj Rusisë, ka të vdekur dhe të plagosur
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Uta Ibrahimi: Parqet Kombëtare, thesare të natyrës që meritojnë mbrojtjen dhe admirimin tonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Uta Ibrahimi: Parqet Kombëtare, thesare të natyrës që meritojnë mbrojtjen dhe admirimin tonë
Turizëm

Uta Ibrahimi: Parqet Kombëtare, thesare të natyrës që meritojnë mbrojtjen dhe admirimin tonë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/13 at 3:55 PM
Kosova Times Published November 13, 2023
Share
SHARE

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ju njofton se në kuadër të fushatës për Parqet Kombëtare, e cila ka për qëllim të ngritjes së vetëdijen për vlerat natyrore të zonave të mbrojtura të Kosovës, ka marrë mbështetje të çmuar nga partnerë dhe individë të ndryshëm.

Video reklama me pjesëmarrjen e alpinistes Uta Ibrahimit, një dashamirëse e mbrojtjes së natyrës, prezanton bukurinë dhe rëndësinë e parqeve kombëtare të Kosovës dhe shënon një moment të rëndësishëm në fushatën për mbrojtjen dhe promovimin e parqeve kombëtare. Uta Ibrahimi, në rolin e saj si një entuziaste e natyrës, sjell porosi motivues për vlerësimin dhe menaxhimin e vlerave tona natyrore.

Afrim Berisha, Zëvendësues i Drejtorit Ekzekutiv të AMMK, shprehë falënderimin e tij për bashkëpunimin, duke vlerësuar se: “Fushata jonë për të mbrojtur parqet kombëtare të Kosovës është një përpjekje kolektive. Pjesëmarrja e Uta Ibrahimit nënvizon rëndësinë e ruajtjes së këtyre zonave unike për brezat që vijnë. Jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e saj për këtë qëllim”.

Uta Ibrahimi, me rastin e lansimit të videos, shpërndau porosinë e saj duke specifikuar se: “Parqet kombëtare të Kosovës janë thesare që meritojnë admirimin dhe mbrojtjen tonë. Përmes kësaj videoje, shpresojmë të frymëzojmë njerëzit që të eksplorojnë dhe respektojnë këto zona. Së bashku, mund t’i ruajmë ato për shumë vjet që vijnë”.

Ambasada e Suedisë në Kosovë ka luajtur një rol thelbësor në mbështetjen e kësaj fushate, së bashku me Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë e cila ka një bashkëpunim drejtpërdrejt me AMMK-në. Përkushtimi i tyre ndaj qëndrueshmërisë mjedisore përputhet plotësisht me objektivat e fushatës. Ambasada beson se mbrojtja e këtyre thesareve natyrore kontribuon në një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për Kosovën.

Me këtë rast, ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen në misionin tonë për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë natyrore e veçanërisht parqet kombëtare dhe zonat e tjera të mbrojtura. Rruga nuk mbaron këtu, kjo është vetëm një nga përpjekjet tona për të bërë më shumë në mbrojtjen e natyrës. Andaj, ju këshillojmë të gjithëve të shohin dhe të ndajnë videon në platformat e rrjeteve sociale për të na ndihmuar që të shpërndajmë porosinë e mbrojtjes dhe vlerësimit për parqet kombëtare të Kosovës.

You Might Also Like

Një fermë peshku dhe karkalecash deti është bërë një hit turistik në Kinë, dhe ja pse

Kosova nderohet me Çmimin e Ekselencës `Rising Star` për turizëm

E ardhmja e pijeve freskuese në hotele – makinat shitëse inteligjente si standardi i ri

Një vend misterioz ku uji “ngjitet” në vend që të rrjedhë poshtë një mali

Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris

Kosova Times November 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Disa rrugë në BeH janë plotësisht të mbyllura për shkak të stuhive, nuk rekomandohet të dilni në rrugë

Kosova Times Kosova Times November 22, 2024
Borxhet e komunës ndaj KRM ‘Pastrimi’ ende të papaguara
Macronin nuk do ta shohe: Milorad Dodik ka udhëtuar në Francë, po takohet me…
Djegia e shtëpisë në Llaushë, Nura: Komuna do ta ndihmojë familjen Shatri
Alarmi nga Uashingtoni: “Rusia po shtyn narrativën “RSexit”, duke inkurajuar Dodik për shkëputje”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?