By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçak: Është e nevojshme vazhdimi i dialogut dhe respektimi i marrëveshjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lajçak: Është e nevojshme vazhdimi i dialogut dhe respektimi i marrëveshjes
Rajon / Botë

Lajçak: Është e nevojshme vazhdimi i dialogut dhe respektimi i marrëveshjes

Kosova Times
Last updated: 2023/11/14 at 9:27 PM
Kosova Times Published November 14, 2023
Share
SHARE

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas qëndrimit në Beograd ka theksuar të domosdoshme vazhdimin e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. Lajçak në Serbi ka takuar presidentin Aleksandër Vuçiq dhe udhëheqësin serb të negociatave, Petar Petkoviq.

“Pas vizitës sime në Kosovë, kam udhëtuar edhe në Beograd për t’u përgatitur për takimin e kryenegociatorëve të kësaj jave. Me presidentin Vuçiq dhe kryenegociatorin Petkoviq diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e nevojshëm të ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar në platformën X, Lajçak.

Në një njoftim për media të lëshuar nga Presidenca serbe thuhet se Vuçiq ka ripërsëritur se Serbia dëshiron shtensionim, paqe dhe stabilitet.

Ndërsa pas takimit, Petar Petkoviq tha se Beogradi zyrtar do të marrë pjesë në takim në kuadër të vazhdimit të dialogut në Bruksel.

“Beogradi nuk i është shmangur asnjëherë dialogut, për këtë arsye e pranuam ftesën e zotit Lajçak që pas dy ditësh të takohemi në Bruksel, ku do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pala jonë po shkon me një ekip ekspertësh ku do të diskutojmë tekstin e statutit të Asociacionit që është hapi i parë konkret drejt formimit të saj”, tha Petkoviq.

Sa i përket palës serbe, diskutimet për statutin duhet të japin përgjigje se si të zgjidhen një sërë çështjesh të rëndësishme, si rregullimi i shëndetësisë, arsimit dhe planifikimit hapësinor. Sipas Petkoviqit, Beogradi ka të drejtë të financojë të gjitha këto institucione.

Kujtojmë se më 16 nëntor, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, do të takohen në Bruksel. Ky takim vjen pas vizitës që Lajçak i bëri Prishtinës më 7 nëntor, ku diskutoi me përfaqësuesit e qeverisë dhe të opozitës për draftstatutin e ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

You Might Also Like

Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare

Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

Kosova Times November 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Deputeti rus kritikoi ashpër Beogradin për shitjen e armëve Ukrainës

Kosova Times Kosova Times June 27, 2024
Policia shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në Ferizaj
Aeroplanë të Forcave Ajrore Rumune në qiell mbi BiH
Autoritetet serbe deklarojnë se Jankoviq është në paraburgim
Forbes: 15 miliarderë të rinj u shfaqën në Rusi gjatë vitit të kaluar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?